Gjoni 17

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. November 2025, 22:47 Uhr von Teddybär (Diskussion | Beiträge) (Update Quver. Joh. 17 1-26)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Mas krejt ktyne fjalve, Jezusi i çoj syt n’qiell edhe u lut: „O Atë, koha ka ardhë. Madhëroje djalin tand, që edhe djali yt me t’madhru ty. 2 Se ti ia ke dhon pushtetin mbi krejt njerzt, që me ju dhon jetë të përjetshme krejt atyne që ja ke dhon ti. 3 E jeta e përjetshme osht kjo: me t’njof ty, Zotin e vetem të vërtetë, edhe me e njoft edhe atë që e ke çu ti, Jezu Krishtin. 4 Unë t’kom madhru ty n’tokë, e kom kry punën që ma ke dhon me bo. 5 Tashti, o Atë, madhëroma edhe mu lavdinë te ti, me at lavdi që e kisha me ty, para se me u bo bota.

6 Emnin tand u a kom kallxu atyne njerzve që mi ke dhon prej botës. Ata ishin të tutët, e ti mi ke dhon mu, edhe ata e kanë majt fjalën tande. 7 Tash e din që krejt qka ma ke dhon ti, vjen prej teje, 8 se fjalët që mi ke dhon ti, unë ua kom kallxu atyne. Ata i pranuen fjalët, e tash me siguri e din që unë kam dal prej teje, edhe besojnë që ti m’ke çu. 9 Unë po lutna për ta. Nuk po lutna për botën, po për ata që mi ke dhon, se ata jon të tutët. 10 Krejt çka osht e jemja osht e jotja, e çka osht e jotja osht e jeme, edhe unë jom madhru te ta.

11 Unë ma s’jom n’botë, po ata jon hala n’botë, edhe unë po vi te ti. O Atë i shenjtë, ruj për emnin tand ata që mi ke dhon, që me kon nji, si na. 12 Sa isha me ta, i kom rujt për emnin tand që mi ke dhon. I kom mbrojt edhe asnji prej tyne s’u hup, veç ai i humbunit, që me u kry shkrimi i shenjtë. 13 Tash po vi te ti, e krejt kto po i thom sa jam hala n’botë, që gëzimi jem me kon i plotë te ata. 14 Unë ua kom kallxu fjalën tande, po bota i ka urrye, se nuk jon pjesë e botës, sikur as unë s’jam pjesë e botës.

15 Unë s’po lutna me i marrë prej botës, po me i rujt prej t’keqit. 16 Ata s’jon pjesë e botës, sikur as unë s’jam pjesë e botës. 17 Shenjtnoji me të vërtetën. Fjala jote osht e vërtetë. 18 Sikur ti më ke çu mu n’botë, edhe unë i kom çu ata n’botë. 19 Edhe unë po e kushtoj veten për ta, që edhe ata me u shenjtëru përmes të vërtetës.

20 Unë nuk po lutna veç për ta, po edhe për ata që kanë me besu te unë përmes fjalës së tyne, 21 që krejt me kon nji. Sikur ti, o Atë, je në mu edhe unë n’ty, ashtu edhe ata le të jenë bashkë në na, që bota me besu që ti më ke çu. 22 Lavdinë që ma ke dhon ti, unë ua kom dhon atyne, që me kon nji, si na jemi nji. 23 Unë jam n’ta, ti je n’mu, që ata me u ba krejt nji. Qashtu bota ka me e dit që ti më ke çu edhe që i ke dasht ata sikur m’ke dasht mu. 24 O Atë, du që ata që mi ke dhon me kon me mu atje ku jam unë, e me pa lavdinë teme që ma ke dhon ti, pse më ke dasht para se me u vu themelet e botës. 25 O Atë i drejtë, bota s’tka njoft, po unë t’njof ty, edhe kta e kanë kuptu që ti më ke çu. 26 Unë ua kom kallxu emnin tand edhe ka me ja kallxu edhe ma tutje, që dashnija me të cilën më ke dasht ti me kon mrena tyne, edhe unë me kon mrena tyne.“