Psalmi 20
1 Jehova t'u përgjigjtë ditën e hallit,
emni i Zotit t'Jakobit t'mbroftë.
2 Zoti t'çoftë ndihmë pi vendit
t'shejtë edhe t'ndihmoftë pi Sionit.
3 Krejt kurbanet tua mos i harroftë, edhe kurbanin tand që digjet krejt le ta pranojë me qejf.
Sela
4 Le t'i plotësojë krejt dëshirat e zemrës tane edhe
le t'i çojë mbarë krejt planet e tua.
5 Na kemi me bërtitë pi gëzimit për shpëtimet që i
ke bo, n'emën t'Zotit tonë kemi me i çu nalt
flamujt tanë. Jehova le t'i plotësojë krejt kërkesat e tua.
6 Tash e di që Jehova e shpëton t'lyemin e
vet. Aj i përgjigjet pi qiellit t'vet t'shejtë me fitore
t'mdha që i sjell me dorën e vet t'djathtë.
7 Disa u besojnë qerreve, tjerët kuajve, ama na
e thërrasim emnin e Jehovës, Zotit tonë.
8 Ata kanë ra n'gjunjë edhe jonë rrëzu, ama
na jemi çu edhe po rrimë n'kambë.
9 O Jehova, mbroje mbretin!
Ditën që thërrasim për ndihmë, aj ka me na u përgjigjë.