Psalmi 6
1 O Jehova, mos m'qorto kur je i
hidhnum, mos m'ndreq kur je i zemrum.
2 Ki dhimt për mu, o Jehova, se forca po m'len.
Shërom, o Jehova, se m'ka kap frika n'krejt trupin.
3 Jom shumë i shqetësum e po t'pyes:
Edhe sa gjatë, o Jehova?
4 Kthehu, o Jehova, e lirom.
Shpëtom, se ti je plot dashni besnike.
5 Se n'vdekje kurrkush s'të përmend.
Kush ka me t'lavdru n'vorr?
6 Jom lodh tu psherëti pa nalë, krejt
natën e lagi shtratin tem me lot,
divani jem asht përmbyt pi t'kajtunit tem.
7 Sytë m'jonë dobësu krejt pi mërzisë, m'jonë turbullu,
se shumë veta ma kanë bo jetën t'vështirë.
8 Largohuni pi meje, ju që boni keq!
Se Jehovai ka me e ni vajin tem.
9 Jehovai ka me e ni lutjen teme kur i lypi me pas dhimt për mu.
Jehovai ka me ma pranu lutjen.
10 Krejt armiqtë e mi kanë me u turpnu e me
u trondit, krejt papritmas kanë me u tërhjek t'turpnum.