Fjalët të urta 3

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:54 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Proverbat 3 nach Fjalët të urta 3, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Biri jem, mos e harro mësimin tem edhe mbaju urdhnave t'mia me krejt zemrën.

2 Se ato kanë me t'i shtu ditët e jetës, kanë me t'dhanë shumë vjet jetë edhe paqe.

3 Mos lejo me t'u largu dashnia besnike edhe besniknia. Lidhi për qafe. Shkruji n'dërrasën e zemrës tane.

4 Atëherë ke me pasë pëlqim te Zoti edhe te njerëzit, e kanë me t'njoft si njeri që merr vesh.

5 Ki besim te Jehovai me krejt zemrën tane edhe mos u mbështet n'mendjen tane.

6 Ki parasysh atë n'krejt rrugët e tua, e aj ka me t'i rrafshu rrugët.

7 Mos e merr veten për t'mençëm. Ki respekt t'madh për Jehovain edhe largohu pi t'keqes.

8 Kjo ka me ta shëru trupin edhe ka me t'i gjallnu gjymtyrët.

9 Nderoje Jehovain me senet ma t'çmueshme që i ki, me frytet e para pi krejt asaj që ta jep toka.

10 Atëherë depot e tua kanë me u mbushë përplot, e vendet ku shtrydhet rrushi kanë me u mbushë e me u derdhë pi vera e re.

11 Biri jem, mos e refuzo kur Jehovai t'edukon edhe mos e urre kur aj t'qorton,

12 se Jehovai e qorton atë që e don, qysh nji babë e qorton djalin që e ka për zemër.

13 Lum aj njeri që gjen mençuni, që fiton aftësi me i dallu mirë senet.

14 Me e fitu mençuninë asht ma mirë se me fitu argjend,
e fitimi pi saj asht ma i mirë se ari.

15 Ajo asht ma e çmueshme se koralet.
Kurgjo që e dëshiron ti s'mundet me u krahasu me të.

16 N'dorën e djathtë ajo e mban jetën e
gjatë, e n'dorën e majtë pasuninë edhe lavdinë.

17 Rrugët e saj janë t'këndshme, e krejt
shtigjet e saj janë me paqe.

18 Për ata që mbahen fort për të, ajo asht si nji
pemë e jetës, e ata që s'e lëshojnë janë t'lumtun.

19 Jehovai e ka vendosë themelin e tokës me mençuni.
Me aftësinë e tij me i dallu mirë senet, e ka bo qiellin me qëndru fort.

20 Me dijen e tij janë nda ujërat e thella,
e pi retë e qiellit ka pikë vesa.

21 Biri jem, mos i hiq këto pi syve.
Ruje mençuninë që t'vyn n'jetë edhe aftësinë me mendu mirë.

22 Ato kanë me t'dhanë jetë edhe
kanë me ta zbukuru qafën.

23 Atëherë ke me ecë i sigurt n'rrugën tane,
e kamba jote s'ka me u pengu kërkund.

24 Kur shtrihesh me fjetë, s'ke me pasë frikë.
Ke me u shtri edhe ke me fjetë mirë.

25 S'ke me pasë frikë pi kurgjoje që munet me t'tmerru
papritmas, as pi stuhisë që ka me ardhë mbi t'këqijtë.

26 Se Jehovai ka me qenë aj që ta jep sigurinë.
Aj ka me ta rujtë kambën mos me ra n'kurth.

27 Mos ua nal t'mirën atyne që u takon,
kur e ki mundësinë me u ndihmu.

28 Mos i thuj tjetrit: „Shko, hajde ma vonë! Nesër
ta jap“, kur munesh me ia dhanë qitash.

29 Mos bo plane t'këqija kundër tjetrit, kur
aj ndihet i sigurt afër teje.

30 Mos u kap pa arsye me dikon,
kur aj s'ta ka bo kurgjo t'keqe.

31 Mos ia ki lakmi njeriut që përdor dhunë
edhe mos e zgjedh asnji pi rrugëve t'tij.

32 Se Jehovai e ka neveri njeriun që punon me hile,
po me ata që janë t'drejtë ka shoqni t'ngushtë.

33 Mallkimi i Jehovait asht mbi shpinë e njeriut t'keq,
po shpinë e njeriut t'drejtë aj e bekon.

34 Se aj tallet me ata që tallen me tjerët, po
atyne që janë t'butë ua jep pëlqimin e vet.

35 T'mençmit kanë me trashëgu nder,
po budallët krenohen me turp.