Letra e dytë e Mbreterve 7
1 Atëherë Elisa ka thanë: „Ngoni fjalët e Jehovait! Qeshtu po thotë Jehova: ‚Nesër n'qit kohë, te porta e Samarisë, nji sea miell i imët ka me kushtu nji shekel, e dy sea elb kanë me kushtu nji shekel.‘“
2 Ndihmësi i mbretit, të cilit mbreti i besojke, i ka thanë njeriut të Zotit të vërtetë: „Edhe nëse Jehova i çel dyert e qiellit, qysh ka me u bo kjo?“ Elisa iu ka përgjigj: „Ti ke me e pa me sytë e tu, po s'ke me hangër kurgjo pi saj.“
3 Te hyrja e portës së qytetit po rrishin katër burra të smutë me lebër. Ata i kanë thanë njani-tjetrit: „Pse po rrimë këtu derisa t'desim?
4 Nëse vendosim me hy n'qytet, aty asht uria e madhe, edhe kemi me dekë. E nëse rrimë këtu, prapë kemi me dekë. Hajde, po shkojmë te kampi i sirianëve. Nëse na lanë gjallë, kemi me jetu. E nëse na vrasin, atëherë kemi me dekë.“
5 Kah mramja, kur u err, ata janë çu edhe kanë shku tinëz te kampi i sirianëve. Kur kanë mbërri te skaji i kampit, s'kish pasë kërkon aty.
6 Se Jehova i kish bo sirianët n'kamp me ni zhurmën e karrocave të luftës edhe të kuajve, si zhurma e nji ushtrie shumë të madhe. Atëherë ata i kanë thanë njani-tjetrit: „Mbreti i Izraelit asht bashku me mbretat e hititëve edhe me mbretat e Egjiptit! Ata po na sulmojnë!“
7 Kah muzgu, ata ia kanë nisë me ikë. E kanë lanë krejt kampin, çadrat, kuajt edhe gomarët, bash qysh jonë konë, edhe kanë ikë me shpëtu jetën e vet.
8 Kur ata burrat e smutë me lebër kanë mbërri te skaji i kampit, kanë hy n'njanën pi çadrave edhe kanë hangër e kanë pi. Kanë marrë pi aty argjend, ari edhe tesha, edhe i kanë mshefë krejt. Pastaj janë kthy apet, kanë marrë sene pi nji çadër tjetër edhe i kanë mshefë edhe ato.
9 Në fund i kanë thanë njani-tjetrit: „Qka po bojmë na s'asht mirë. Sot asht ditë me lajme të mira! Nëse vonohemi edhe presim deri n'mëngjes, kemi me bo gjynah. Hajde tash, po shkojmë me i lajmëru n'shpinë e mbretit!“
10 Kështu kanë shku te qyteti edhe u kanë bërtitë rojeve të portës: „Na kemi shku te kampi i sirianëve, po aty s'kish pasë kërkon. S'kemi ni asnji zo njeriu. Veç kuajt edhe gomarët rrishin të lidhun, e çadrat i kishin lanë ashtu, pa kërkon mrena.“
11 Menjëherë rojet e portës e kanë thirrë lajmin, edhe lajmi ka mbërri n'shpinë e mbretit.
12 Edhe pse u konë natë, mbreti u çu menjiherë edhe u ka thanë njerëzve të vet: „Lëmni, t'lutna, me ju kallxu qka po dojnë me bo sirianët. Ata e dinë që na jemi untë. Për qata e kanë lanë kampin edhe jonë mshefë n'për fusha. Ata po thonë: ‚Kur t'dalin pi qytetit, i kapim të gjallë edhe hymë n'qytet.‘“
13 Atëherë njoni pi njerëzve të tij i ka propozu: „Leni, t'lutna, disa burra me i marrë pesë pi kuajve të fundit që na kanë metë n'qytet. Në fund, edhe ata kanë me pasë fatin e krejt izraelitëve që po rrijnë këtu. Kanë me përfundu njajt si krejt izraelitët që kanë vdekë. Hajde, t'i çojmë me pa qka po ndodh.“
14 Atëherë i kanë marrë dy karroca me kuaj, edhe mbreti i ka çu drejt kampit të sirianëve. U ka urdhnu: „Shkoni edhe kqyrni qka ka ndodhë.“
15 Ata i kanë ndjekë sirianët deri te Jordani. Krejt rrugës kanë pa tesha edhe sene të shpërndame, që sirianët i kishin gjujt pi panikut tu ikë. Burrat janë kthy te mbreti edhe ia kanë kallxu krejt qka kanë pa.
16 Atëherë njerëzit kanë dalë me vrap te kampi i sirianëve edhe e kanë plaçkitë. Kështu nji sea miell i imët ka kushtu nji shekel, e dy sea elb kanë kushtu nji shekel, bash qysh e kish thanë Jehova.
17 Mbreti ia kish lanë ndihmësit të vet, atij që i besojke, me u kujdes për portën. Po njerëzit e kanë shkelë me kambë te porta derisa ka dekë, bash qysh e kish thanë njeriu i Zotit të vërtetë kur mbreti kish ardhë tek aj.
18 Krejt u bo bash qysh njeriu i Zotit të vërtetë i kish thanë mbretit: „Nesër n'qit kohë, te porta e Samarisë, dy sea elb kanë me kushtu nji shekel, e nji sea miell i imët ka me kushtu nji shekel.“
19 Po ndihmësi i mbretit i kish thanë njeriut të Zotit të vërtetë: „Edhe nëse Jehova i çel dyert e qiellit, qysh ka me u bo nji sen i tillë?“ Atëherë Elisa iu kish përgjigj: „Ti ke me e pa me sytë e tu, po s'ke me hangër kurgjo pi saj.“
20 Edhe bash qashtu i ka ndodhë. Njerëzit e kanë shkelë me kambë te porta derisa ka dekë.