Kangë t'shejta 61
1 O Zot, ngoma thirrjen teme për ndihmë.
Kushtoji vëmendje lutjes teme.
2 Pi skajeve të tokës kom me t'thirrë me za,
kur zemra jem asht e dëshprume. M'prij deri te
nji shkamb që asht ma i naltë se unë.
3 Se ti je streha jeme, nji kullë
e fortë që m'ruan pi armikut.
4 Unë kom me nejtë përgjithmonë si mysafir n'çadrën tane. Nën
mbrojtjen e fletëve tua kom me kërku strehë. Sela
5 Se ti, o Zot, i ke ni premtimet e mia.
Ti ma ke dhanë trashëgiminë e atyne që kanë frikë e respekt për emnin tand.
6 Ti ki me ia shtu ditët jetës së mbretit, edhe
vitet e tij kanë me zgjatë brez mas brezi.
7 Aj ka me nejtë n'fron para Zotit përgjithmonë.
Jepja dashninë besnike edhe besnikërinë që me e rujtë.
8 Atëherë kom me këndu kangë për nder të emnit tand
përgjithmonë, tu i mbajtë premtimet e mia ditë për ditë.