Kangë t'shejta 72

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:44 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 72 nach Kangë t'shejta 72, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Zot, mësoja mbretit vendimet e tua të
drejta, edhe djalit të mbretit jepja drejtësinë tande.

2 Aj le t'i gjykojë me drejtësi punët e popullit tand edhe
le t'ua mbrojë të drejtat atyne që u bahet padrejtësi.

3 Malet le t'i sjellin paqe popullit
edhe kodrat le t'i sjellin drejtësi.

4 Aj le t'i mbrojë ata të popullit që
u bahet padrejtësi, le t'i shpëtojë djemtë
e të varfnit edhe le ta shkelë mashtrusin.

5 Njerëzit kanë me pasë frikë e
respekt për ty sa t'ketë diell edhe
sa t'ketë hanë, brez mas brezi.

6 Aj ka me konë si shiu që bjen përmbi barin
e kositun, si rrebeshet e shiut që e ujisin tokën.

7 Në ditët e tij, të drejtit kanë me lulëzu, edhe ka
me pasë paqe me bollëk, derisa t'mos ketë ma hanë.

8 Pi nji deti deri te tjetri aj ka me pasë njerëz
nën sundimin e vet, pi Eufrati deri në skajet e tokës.

9 Ata që banojnë në shkretinë kanë me u përkul para
tij edhe armiqtë e tij kanë me lëpi pluhnin.

10 Mbretat e Tarshishit edhe të ishujve kanë me pagu haraç.
Mbretat e Shebës edhe të Sebës kanë me i pru dhurata.

11 Krejt mbretat kanë me u përkul para tij
edhe krejt popujt kanë me i shërby.

12 Se aj ka me i shpëtu të varfnit që thërrasin për ndihmë, edhe
ata që u bahet padrejtësi e secilin që s'ka kush me i ndihmu.

13 Aj ka me pasë dhimt për ata që u bahet padrejtësi edhe
për të varfnit edhe ka me ua shpëtu jetën të varfnive.

14 Pi shtypja edhe dhuna aj ka me i shpëtu edhe gjaku i
tyne ka me konë shumë i çmushëm në sytë e tij.

15 Le të jetojë aj edhe le t'ia japin arin e Shebës.
Le të luten pa nalë për të.
Le ta bekojnë tanë ditën.

16 Në tokë ka me pasë drithë me bollëk, edhe në
maje të maleve ka me pasë drithë sa të dush. Frytet
e mbretit le të rriten mirë si në Liban, edhe
nëpër qytete njerëzit kanë me lulëzu si bimët e tokës.

17 Emni i tij le të mbetet përgjithmonë
edhe le të zgjasë sa dilli.
Përmes tij njerëzit le të bekohen. Krejt
popujt le ta qujnë të lumtun.

18 Qoftë i lavdum Jehova Zot, Zoti i
Izraelit, se veç aj vetë bon mrekulli.

19 Emni i tij i lavdishëm qoftë i
lavdum përgjithmonë edhe lavdia e tij le
ta mbushë krejt tokën. Amin e amin.

20 Këtu përfundojnë lutjet e Davidit, djalit të Isait.