Zbulesa 7
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Masanej pashë katër melaqet tu nejt në katër qoshet e tokës. Ata i majshin katër ernat frymat e forta të tokës, që mos me fry asnji erë as mbi tokë, as mbi det, as mbi naj dru. 2 Edhe pashë nji melaqe tjetër tu ardh prej lindjes. Ai e kish vulën e Zotit të gjallë dhe i thirri me zo të fortë katër melaqet që ju ish dhon Zoti leje me i bo dom ose zollum tokës edhe detit: 3 „Mos i boni dam as tokës, as detit, as drujve, deri sa ti ju vnoj vulën në ball shërbëtorve të Zotit tonë.“
4 Dhe e niva ose ngova numrin e atyne që u vulosen: ata ishin 144 000 veta.Ata ishin prej krejt fiseve të bijve të Izraelit:
5 Prej fisit të Judës dymbëdhjetë mijë të vulosun, prej fisit të Rubenit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Gadit dymbëdhjetë mijë,
6 prej fisit të Asherit dymbëdhjet mijë, prej fisit të Neftalit dymbëdhjet mijë, prej fisit të Manaseut dymbëdhjet mijë,
7 prej fisit të Simeonit dymbëdhjet mijë, prej fisit të Levit dymbëdhjet mijë, prej fisit të Isakarit dymbëdhjet mijë,
8 prej fisit të Zebulonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Jozefit dymbëdhjet mijë, prej fisit të Benjaminit dymbëdhjet mijë të vulosun.
9 Mas kësaj pashë nji kallabllak shumë të madh të njerzive që kurrkush nuk mujke me i numru. Ata ishin prej krejt kombeve, fiseve, popujve e gjuhëve të botës.Me rrema palme në dorë rrishin para fronit në hava edhe para Qingjit Krishtit, veshun me tesha të gata e të bardha, 10 edhe pa nalë thirrshin me zo të fortë: „Shpetimi osht prej Zotit ton që rrinë në fron dhe prej Qingjit Krishtit.“
11 Krejt melaqet rrishin rreth e rrotull fronit ose karigës, para pleqve dhe katër krijesave të gjalla. Ata ranë me ftyrë përdhe para fronit edhe e adhurun Zotin, 12 tu thanë: „Amin! Lavdia, nderi, mençunia, falënderimi, nderimi, fuqia edhe forca i takojnë Zotit ton përgjithmonë jetë e mot ose përherë. Amin.“
13 Atëher njoni prej pleqve më veti: „Kta me tesha të bardha kush jon edhe prej kah kanë ardh?“ 14 Menjiherë i thashë: „Zotni, ti e din ma mirë.“ Ai më tha: „Kta jon ata që po dalin prej shtrëngimit ose mjerimit të madh. Ata i kanë la teshat e veta edhe i kanë bo të bardha në gjakun e Qingjit Krishtit. 15 Për qata ata rrijnë para fronit karrigës së Zotit dhe i shërbejnë atij ditë e natë në tempullin e tij. Edhe ai që rrinë në fron karrigë ka me e shtri çadrën e vet përmbi ta. 16 Ata nuk kanë me u untu ma, as etje nuk kanë me pasë ma, as dilli i nxehtë as zhegi i madh nuk kanë me ju ra ma përmi. 17 Se Qingji Krishti që osht mērri në fronin e tij ka me i kullotë edhe ka me i çu te burimet e ujit të jetës. Edhe Zoti ka me ja fshi çdo lot prej syve të tyne.“