Marku 14

Aus bibla-popullore.org
Version vom 3. Dezember 2025, 15:36 Uhr von Teddybär (Diskussion | Beiträge) (Update Quver. Mar. 14 1-72)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️


1 Dy ditë para Pashkës edhe festës së bukës pa maja, kryepriftat edhe mësusit e ligjit po lypnin rast me e kap Jezusin me hile edhe me e myt, 2 se po thojshin: “Jo n’festë, se mos po çohet populli n’trazira.”

3 Kur Jezusi ish n’Betani, n’shpinë e Simonit t’lebrosun, tu hangër, erdh nji grue me veti me nji shishe allabastër me vaj nardi shum t’vërtetë edhe shum t’shtrenjët. E theu shishen edhe nisi me ja qit vajin n’kry. 4 Disa aty u nervozun mes veti e po thojshin: “Pse u hup kshtu ky vaj i rand? 5 Mu kon shit ky vaj n’ma shum se treqind denarë, paret mujshin me ju dhanë t’varfunve.” Edhe u inatun keq me at gru. 6 Po Jezusi tha: “Lene rahat. Mos ia bani ma keq. Ajo bani nji punë t’mir për mu. 7 T’varfrit i keni gjithmonë me veti, edhe muneni me ju bo mirë kur t’doni, po mu s’ka me m’pas gjithmonë. 8 Ajo bani qat sen qe mujti: ma lyente trupin me vaj për varrin tem qysh ma herët. 9 Po ju thom t’vertetën: kahdo n’dynja ku ka me u prediku lajmi i mirë, ka me u kallxu edhe çka bani kjo grue, për me u përmend ajo.”

10 Atëherë Juda Iskarioti, njoni prej dymdhetve, shkoi te kryepriftat me ju tradhtu Jezusin. 11 Kur e ndëgjuan, u gëzuen edhe u premtun me i dhanë pare t’argjendit. Prej asaj dite ai po lypte rast me ja dorëzu Jezusin.

12 Ditën e parë t’bukës pa maja, kur zakonisht therrshin qengjin e Pashkës, nxonsat e vet e pyetën: “Ku po don me shku me ta përgatit darkën e Pashkës?” 13 Ai çoi dy prej nxonsave edhe ju tha: “Shkoni n’qytet, edhe ka me ju dalë përpara nji burrë me nji shtambë t’argjilës me ujë. Shkojini mrapa. 14 Ku t’hyn ai, i thuni t’zotit t’shpis: ‘Mësusi po thot: Ku osht dhoma e mysafirve ku muj me hangër Pashkën me nxonsat e mi?’ 15 Ai ka me ju kallxu nalt n’kat nji dhomë t’madhe të rregullueme gati. Qaty pergatitni për neve.” 16 Nxonsat shkun, hynën n’qytet, e gjetën qysh u kish kallxu ai, edhe e përgatitën darkën e Pashkës.

17 Kur ra mramja, Jezusi erdh bashkë me dymdhetë. 18 Kur ishin shtri rreth sofrës e po hanin, Jezusi tha: “Po ju thom t’vertetën: njo prej jush ka me m’tradhtu, njo qe po han bashkë me mu.” 19 Ata u trishtun edhe fillun, njoni mas tjetrit, me i thanë: “Mos jam unë, a?” 20 Ai ju tha: “Osht njo prej dymdhetve, ai qe po e zhy t’dorën n’pjatë bashkë me mu. 21 Se Biri i njeriut po shkon ashtu qysh osht shkrun për te, po mjerë ai njeri qe po e tradhton Birin e njeriut! Ma mirë kish pas kon kurr mos me u lind.”

22 Tu hangër, Jezusi e mori bukën, ja fali Zotit, e theu, edhe ja dha, tue ju thanë: “Merrni, kjo e përfaqëson trupin tem.” 23 Masanej e mori kupën, ja fali Zotit, ja dha atyne, edhe krejt pinë prej saj. 24 Ai ju tha: “Kjo osht gjaku jem i besëlidhjes, qe po derdhet për shumkënd. 25 Po ju thom t’vertetën: prej tash s’kam me pi ma prej frytit t’vreshtit, deri ditën kur kam me pi t’ri n’Mretninë e Zotit.” 26 Mas i këndun kangët e lavdis, dolën kah Mali i Ullinjve.

27 Jezusi ju tha: “Krejt ju sonte keni me u lëkund n’besim për shkak temin, se osht shkrun: ‘Kam me e rreh barinë, edhe delet kan me u shpërnda.’ 28 Po masi t’çohem prej t’vdekunve, kam me ju prit përpara n’Galile.” 29 Po Pjetri i tha: “Edhe nese krejt tjerët lëkunden, une jo.” 30 Jezusi i tha: “Po t’them t’vertetën: sot, n’kët natë, para se me këndu gjeli dy herë, ti tri herë ka me thanë se s’më njeh.” 31 Po ai ma shum po kembëngulke: “Edhe nese duhet me dek bashkë me ty, kurr s’ka me t’mohu.” Kshtu thojshin edhe krejt tjerët.

32 U çun e shkun n’nji vend qe i thojshin Gjetsemani. Jezusi u tha nxonsave: “Rrini ktu, sa t’shkoj une me u lut.” 33 Me veti i mori Pjetrin, Jakovin edhe Gjonin. E kapi nji mërzi e madhe edhe ankth i fortë. 34 Ju tha: “Shpirti jem osht i idhnuem deri n’vdekje. Rrini ktu edhe roni zgjuar.” 35 Shkoi pak ma tutje, ra përmbys n’tokë, edhe u lute qe nese osht e mundshme, kjo orë e randë me e kalue pa ra mbi te. 36 Edhe tha: “Abba, Babë, ty krejt gjonat t’jon t’mundshme. Largoje këtë kupë prej meje. Po jo qysh du une, po qysh don ti.” 37 Kur u kthy, i gjeti tu fjetë. I tha Pjetrit: “Simon, po flej? S’pate fuqi me nejt zgjuar as nji orë? 38 Rrini zgjuar edhe lutuni që mos me ra n’tundim. Shpirti don, po trupi osht i dobtë.” 39 Shkoi prap e u lut, tue thanë prap ato fjalë. 40 Kur u kthy prap, i gjeti tu fjetë, se ju randonin syt, edhe s’dishin çka me i thanë. 41 Erdhi herën e tretë edhe ju tha: “Hala po flini e po pushoni? Boll ma! Erdhi ora. Biri i njeriut po dorëzohet te duert e mëkatarve. 42 Çohuni, hajde po shkojmë. Shihni, tradhtari jem u afru.”

43 N’qat moment, tu fol ai, u duk Juda, njoni prej dymdhetve, bashkë me nji turmë me shpata e huj n’duer, t’çuem prej kryepriftave, mësusve t’ligjit edhe pleqve. 44 Tradhtari u kish kallxu nji shenj: “Ai qe ka me e puthë une, ai osht. Kapeni, edhe çone t’lidhun.” 45 Juda erdh drejt te Jezusi, i tha: “Rabbi!”, edhe e puthi. 46 Ata e kapën Jezusin edhe e majtën fort. 47 Po nji prej atyne qe ishin aty e nxori shpaten, e goditi shërbëtorin e kryepriftit edhe ja preu veshin. 48 Jezusi ju tha: “A jam hajdut që keni ardhë me shpata e me huj me m’kap si rrugac? 49 Përdit isha me ju n’tempull tu mësu, e s’ma vutët dorën. Po po ndodh kjo që me u kry shkrimet e shenjta.”

50 Atëherë krejt e lanë vetëm edhe ikën. 51 Ni djalë i ri po e percjellte prej s’largu. Kish veç nji pëlhurë t’hollë linot përmas trupit. Kur deshën me e kapë, 52 ai ja lëshoj pëlhurën prej dore edhe iku lakuriq.

53 Jezusin e çuen te kryeprifti, edhe aty u mblodhën krejt kryepriftat, pleqt e popullit edhe mësusit e ligjit. 54 Pjetri e percjelli prej larg deri n’oborr t’kryepriftit, u ul bashkë me sherbtorët edhe po ngrohej te zjarri. 55 Kryepriftat edhe tan Sinhedrini po lypnin dëshmitarë me fol kundër Jezusit për me e myt, po nuk po gjenin. 56 Shum dëshmitarë t’rremë po dilshin kundër tij, po dëshmitë s’po u dilshin bashkë. 57 Disa u çuen e dëshmuen rrejshëm, tue thanë: 58 “Na e kem ndëgju tu thanë: ‘Kom me e rrëzu kët tempull t’ndërtum prej njerzve, edhe n’tre ditë kom me e ngrit nji tjetër, jo t’ndërtum prej njerzve.’” 59 Po as ktu s’po përputheshin dëshmitë.

60 Atëherë u çu kryeprifti n’mes tyne edhe e pyeti Jezusin: “S’po përgjigjesh hiq? Qka po dëshmojnë këta kundër teje?” 61 Po ai heshti, s’u përgjegj kurgjo. Prap e pyeti kryeprifti: “A je ti Krishti, Biri i t’Lartit?” 62 Jezusi tha: “Jam. Edhe ka me ju ra me pa Birin e njeriut tu nejt n’anën e djathtë t’Fuqisë edhe tu ardh me ret e qiellit.” 63 Atëherë kryeprifti i çau rrobat e veta e tha: “Çka na duhen ma dëshmitarët? 64 E ndëgjuet blasfeminë. Qysh po ju duket?” Krejt e dënuen se e meriton me vdekë. 65 Disa fillun me e pështy, ia mbulun fytyrën, e rrahen me grushta e i thojshin: “Profetizo, ani!” Edhe rojet po i rrisnin shuplaka.

66 Pjetri ish poshtë n’oborr. Erdhi nji shërbëtore e kryepriftit. 67 Kur e pa Pjetrin tu u ngrohë, e kqyri mirë edhe i tha: “Edhe ti ke kon me Jezusin e Nazaretit.” 68 Po ai e mohoi: “S’e njoh, as s’di qka po flet.” Edhe doli jasht te hyrja. 69 Shërbëtorja e pa prap edhe u tha atyne qe rrishin aty: “Ky osht njoni prej tyne.” 70 Ai prap e mohoi. Pak ma von, ata qe rrishin aty i thanë Pjetrit: “Me siguri je njoni prej tyne, se je galileas.” 71 Po ai filloj me u sha me be edhe me thanë: “S’e njoh qetin njeri për t’cilin po flitni.” 72 Menjiherë gjeli këndoj për herë t’dytë, edhe Pjetrit i ra n’men fjala qe i kish thanë Jezusi: “Para se me këndu gjeli dy herë, ti tri herë ka me thanë se s’më njeh.” Edhe u shkri n’lot e nisi me kajt.