Mateu 3

Aus bibla-popullore.org
Version vom 9. Mai 2024, 17:41 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Die Seite wurde neu angelegt: „<sup>1</sup> Me kalimin e kohës Gjon Pagëzori i ka msu tjert në venin e shkret të Judesë edhe tha: <sup>2</sup> „Bini pishmon sepse mretnia e havajes osht ngat.“ <sup>3</sup> Gjoni osht qaj për të cilin ka fol pejgamberi Isaja që ka thonë: „Ngoni kush po thirr në venin e shkret: ‚Boni gati rrugën e Jehovajit. Edhe boni të drejta rrugët e tij.‘“ <sup>4</sup> Gjoni ka pasë vesh teshat me lesh deve edhe nji rryp lekurës rreth…“)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Me kalimin e kohës Gjon Pagëzori i ka msu tjert në venin e shkret të Judesë edhe tha: 2 „Bini pishmon sepse mretnia e havajes osht ngat.“ 3 Gjoni osht qaj për të cilin ka fol pejgamberi Isaja që ka thonë: „Ngoni kush po thirr në venin e shkret: ‚Boni gati rrugën e Jehovajit. Edhe boni të drejta rrugët e tij.‘“ 4 Gjoni ka pasë vesh teshat me lesh deve edhe nji rryp lekurës rreth midisit. Aj ka hongër karkaleca edhe mjaltë të egra. 5 Njerzt e Jerusalemit, prej krejt Judesë edhe krejt rrethin e Jordanit, kanë shku te aj 6 edhe e kanë lon vetin prej tij mu zhyt në uj, mu pagzu, në lumin Jordan. Edhe kallxojshin shlirë gabimet e veta.
7 Kur Gjoni i ka pa shumë farisenj edhe saducenj që kanë ardh te aj mu zhyt në uje, mu pagzu, aj i tha: „Pjellt e gjarpnit, kush ju ka thonë juve qe ju muni mu hek prej idhnimit të zotit që ka me ardh? 8 Mas pari jepni frytet e pishmonit. 9 Mos gaboni me thonë përveti: „Na e kena Ibrahimin bab!“ Sepse une po ju thom juve qe zoti pi ktynve gurve ktu thmijt e Ibrahmit munet mi pru. 10 Sakica osht veq e ngjitne në rrojt e pemve. Qeshtu qe secila pem qe nuk jep frytet të mira ka mu preh edhe ka mu gjujt në zjarr. 11 Une ju zhyti me uj, sepse ju kini rra pishmon. Por aj qe vjen mas meje osht ma i fortë se unë. Edhe une nuk jam qaj qe më takon as mi ja hek sanadalët se aj ju zhyt me frymën e shenjt edhe me zjarr. 12 Aj e ka n’dorë grabujën edhe e qon grunin te aj veni ku pastrohet mirë. Grunin e mledh edhe e qet në pudrum, ama kashtën e qet në zjarr me kall, aty ku zjarri nuk munet mu shkym.“
13 Në atë kohë Jezusi u kon tuj shku prej Galilesë në Jordan, te Gjoni, qe ky me zhyt edhe atá në uj. 14 Por Gjoni u munu me nal Jezusin edhe i tha: „ Ti po vjen te une? Normal une duhet pi teje mu zhyt në ujë.“ 15 Jezusi i ka jap pergjigje: „Leje, qeshtu duhet mu kon, qofse dojna me bo krejt qka osht e drejt.“ Tani Gjoni nuk e ka nal mo. 16 Mas zhytjës në ujë u qu Jezusi prej ujit edhe papritë u qel havaja. Aj e ka pa frymën e shenjt si nji pllum qe ka fluturu te aj. 17 Edhe qe: Nji zo pi havajes qe tha: „Ky osht djali jem, i dashtni djal, qe më pelqen.“