Mateu 12

Aus bibla-popullore.org
Version vom 13. April 2025, 19:06 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Mateu 12)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Qat koh në sabat [donmethon në ditën e pushimit], Jezusi ka ec nepër arat e grunit. Nxonsat e Jezusit jonë untu edhe kanë fillu tani me kput farën e grunit edhe mi hongër. 2 Farisenjt [nji grupë fetarë shumë të nalt] i kanë pa kta edhe i kanë fol Jezusit: "Kqyri kta nxonsat e tu se po bojnë diqka qka nuk guxojnë me bo në ditën e pushimit." 3 Jezusi i tha atynve: "A nuk keni lexu qka ka bo Davidi kur e ka marrë untja edhe burrat qe jonë kon me tæ? 4 A nuk ka hy aj në Shpijën e Zotit edhe a nuk i kanë hongër bukët e shenjta qe kerrkush nuk ka guxu mi hongër veq priftërinjtë? 5 Ose a nuk keni lexu në ligj se në ditën e pushimit prifterinjtë punojnë në Shpijën e Zotit? 6 Po une po ju thom se ktu osht dikush ma i madh se Shpia e Zotit. 7 Por ta kishit marrë vesh qka donmethon kjo: 'Une du qe me pasë dhimt edhe jo me bo kurban', ju nuk i kishit dënu njerzt e pafajshem. 8 Sepse Djali i njerit osht Zotnija i Sabatit."
9 Masanej Jezusi u largu edhe hyni në nji sinagog [donmethon në kuvendin e besimtarve judenjt]. 10 Aty e ka pa nji burrë më nji dorë sakate. Disa njerzt e kanë vet Jezusin: "A guxon në ditën e pushimit me shnosh dikon?" Se ata kanë dasht me gjet diqka kundra tina. 11 Aj i tha atynve: "Pe marrim: E kini nji dele edhe bjen në grop në ditën e pushimit. Kush pi juve nuk qohet me nxerr pi gropës? 12 Sa ma shumë vlen nji njeri se nji dele! Përqata guxon me bo diqka të mirë në sabat." 13 Tani aj i tha atij burrit: "Shtrije dorën". Aj e ka shtrij dorën edhe u bo dora si tjetra dorë e shnosh. 14 Ama farisenjt kanë dal jasht edhe kanë fillu me bo plane qysh me myt Jezusin. 15 Kur e ka marrë vesh Jezusi, aj apet u largu. Shumë veta kanë ec mas tij edhe i ka shnosh krejt. 16 Por i tha atynve mos mi kallxu tjerve 17 qe me mu mush shkrimi qe u shkrujt nepërmjet pejgamberi Isaja:
18 "Kqyrni! Hysmexhari jem, qe e kom zgell, hysmexhari jem i dashun, qe më pelqën! Une kom mi ja qit frymën tem atijna, edhe aj ka mi msu edhe ka mi ja spjegu njerzve qka osht e drejta. 19 Aj as s'ka mu perla, as s'ka me thirr me zo të nalt. Në rrugët kryesore zoni i tij s'ka mu ni. 20 Nji fije e barit qe osht e thyne aj nuk e le mu thy krejt edhe nji fije e qirrit qe osht zjarri tuj u nal kadale nuk e le qe mu shkym krejt derisa i nihmon qe drejtësia me fitu. 21 Po, njerzt kanë mi lon shpresat në emrin e tij."
22 Atëherë Jezusit ja kanë pru nji njeri qe nuk ka mujt as me fol as me pa sepse ka pasë sehire. Masi Jezusi e ka shnosh, aj njeri ka fillu me fol edhe me pa. 23 Krejt jonë qudit edhe thanë: "Mos osht ky djali i Davidit?" 24 Kur farisenjt [aj grupi fetare shumë i nalt] e nitën njerzt qka folshin për Jezusin, ata thanë: "Ky pi hek sehiret veq me Beelzebubin, princin e dreqnive." 25 Ama Jezusi i ka ditë menimet e tynve edhe i tha: "Qdo mretnije qe osht e ndane, ka mu prish edhe ka mu hup. Edhe qdo qytet edhe qdo shpi qe u nda, nuk ka me met. 26 Qashtu njejt osht sikur shejtani mi hek sehiret. Atëhera edhe aj osht i ndanë. Qysh munet me nejt tani mretnija e tij e fortë? 27 Qofse une i heki sehiret me anën e dreqit, me anën e kujt pi hekin ata djemt e juj? Ata kanë me ju gjyku pra. 28 Ama qofse une pi heki sehiret me anën e Frymes së Zotit, atëherë Mretnia e Zotit ka ardhë edhe ju ka gjet pa e diktu. 29 Ose: Qysh munet dikush me hy në shpinë e nji burrit të fortë e mi ja vjell senet e tij, pa e lidh së pari. Vetem atëherë kur e lidh mirë, munet mi ja vjell senet. 30 Kush nuk osht me mue, osht kundra meje. Kush nuk mledh me mue, shpërndan!
31 Përqata po ju thom: Qdo gabim edhe qdo fjal e keqe munet mu fal, po kush fol keq kundra Frymës së Shenjt nuk ka mu fal. 32 Për shembull, secili qe fol keq kundra Djalit të Njeriut, atijna ka me ju fal. Ama secili qe fol kundra Frymës së Shenjtë, atijna s'ka me ju fal, as në ketë botë, as atë botën që ka me ardh!
33 Qashtu qysh janë frytat, e njeh qfar peme osht. Ose interesoheni qe pema mu bo e mirë qe i jep frytat e mirë ose e leni pemën mu bo e keqe edhe mi jap frytat e kqija. 34 Ju pjella e gjarpnit, qysh munet edhe me ardh diqka e mirë pi gojës juve kur jeni shumë të kqij? Sepse me qka osht zemra e musht qashtu fol edhe goja. 35 Njeri i mirë i nxjerr t'mirat pi thesarit të mirë, ama nji njeri i keq i nxjerr senet të kqijat nga thesari i keq. 36 Une po ju thom: Secili ka me jap përgjigje në ditën e gjykimit për qdo fjalt palidhje. 37 Sepse prej fjalve tua kallxohesh i drejt ose dënohesh.
38 Atëherë disa farisenjt edhe ata qe i kanë njoft shkrimet e shenjta kanë thonë: "Msus, na po dojna me pa nji shej pi teje." 39 Jezusi i tha: "Kjo gjeneratë e keqe edhe e pabesë don gjith me pasë nji shej, por s'ka mi ju jap asnji shej, vetem shenja e profetit Jona. 40 Ashtu qysh Jona u kon në barkun e peshkit të madh tri ditë e tri net, qashtu edhe djali i njerit ka me nejt në zemrën e tokës tri ditë e tri net. 41 Njerzt e Ninevisë kanë mu qu në jet Ditën e Gjykymit bashkë me ketë gjeneratë edhe kanë mi gjyku, sepse aytnve i ka ra pishmoni masi Jona i ka fol. Por kqyrni: Ktu osht dikush qe osht ma i madh se Jona! 42 Mbretnesha e Jugut ka mu qu në jet Ditën e Gjykymit bashkë me ketë gjeneratë edhe ka mi gjyku sepse ajo ka ardh pi skajit tokës për me ngu mencurinë e Solomonit. Po apet: Ktu osht dikush ma i madh se Solomoni!
43 Kur nji sehire del nga trupi e nji njerit, ajo shkon nepër vende të shkreta për me gjet nji ven ku munet me pushu, po nuk gjen asnjo. 44 Tani sehirja thotë: 'Du mu kthy në qat shpijën ku jom dal.' Si ka mrri aty, pe sheh qe kërrkush nuk jeton aty, ama shpia osht e pastër edhe e zbukurune. 45 Masanej sehirja shkon edhe i merr edhe shtat sehiret të ndryshme qe jonë mat kqijat se vetja edhe ata hyjnë edhe jetojnë në qat shpi. Situata e atij njerit qe i ka ndodh kshtu, bohet ma keq se qysh u kon në fillim. Qeshtu ka mi ndodh edhe qesaj gjeneratë të keqe."
46 Tuj fol Jezusi njerzve, nona edhe vllaznit e tij jonë konë jashtë edhe kanë dasht me fol me tæ. 47 Dikush i tha: "Nona jote edhe vllaznit e tu jonë jasht edhe dojnë me fol me ty." 48 Jezusi ja ktheu: "Kush osht nona jeme edhe kush janë vllaznit e mi?" 49 Tani aj e ka shtri dorën drejt nxonsave të ti edhe tha: "Qe, nona jem edhe vllaznit e mi! 50 Met vertet, vllavi jem, motra edhe nona jem osht secili qe bon vullnetin e babës tem qe osht në havaj."