Mateu 13
1 Qatë ditë Jezusi doli nga ajo shpi edhe u ul ngat detit.
2 Tani aty u mledh nji grup i madh i njerzve. Përqata Jezusi hypi në nji anij edhe u ul aty në nji ven, kurse njerzt kanë nejt në kom ngat ujit.
3 Masanej ai i kallxoj shumë gjona me anë të shembujve. Ai tha: "Nji njeri ka dal me mbjell.
4 Tuj mjell fara, disa pi tynve kanë rra rrugës edhe zogjtë vishin edhe i hajshin.
5 Tjera fara kanë rra në nji ven ku ka pasë gur. Aty s'ka pasë shumë dhé, përqata farat nuk kanë dal jashtë sepse toka nuk u konë e thellë.
6 Kur dielli ka nxe, bimët u thahen se s'kanë pasë rrojë.
7 Apet tjerat kanë rra nepër therra. Therrat jonë rrit edhe i kanë myt bimat.
8 Edhe disa tjera kanë rra në tokën e mirë edhe kanë fillu me jap fryt - njona 100-fish, tjetra 60-fish, edhe njo tjetër 30-fish.
9 Kush ka vesh për me ngu, le ta nin!"
10 Nxonsat kanë shku te Jezusi edhe e kanë vet: "Pse po fol me njerzt me anë të shembujve?"
11 Aj i ka jap përgjigje: "Ju guxoni mi kuptu sekretet të shenjta të Mbretnis së Havajes. Ama ata jo.
12 Sepse aj qe ka, ka me ju jap edhe ma shumë, po edhe ma tepër. Ama aj qe nuk ka, ka mi ju marr edhe atæ qe e ka.
13 Përqata po foli me ta me anë të shembujve. Sepse po shohin, po apet sikur mos me pa. Ata po nin, po apet sikur mos me ni. Edhe nuk e kuptojnë kuptimin e ktynve shembujve.
14 Ashtu qysh jane kta njerzt, mushet profecija e Isajës: 'Ju kini me ni, po kurrqysh nuk kini me kuptu. Ju kini me pa, po sikur mos me pa.
15 Sepse zemra e ktynve njerzve osht bo sikur gur qe nuk ja nin për kurrgjo. Ata kanë ni me vesh, po s'kanë reagu. Edhe i kanë mshel sytë - qe mos me mujt me pa me sy e mos me ni me vesht e veta edhe mos me kuptu me zemër e mu kthy e une mi shnosh.'
16 Po të lumtur janë sytë e juve qe shohin edhe vesht e juve qe nin.
17 Po ju siguroj: Shumë pejgamber edhe njerzt të drejt kanë dasht me pa qetæ qka shihni ju, po nuk kanë mujt me pa, edhe atæ qka nini ju, po s'kanë mujt me ni.
18 Qetash qka donmethon shembulli i njerit qe mbjell. Ngoni!
19 Kur dikush e ngon lajmin e Mbretnisë po nuk e merr vesh, vjen i Keqi edhe ja hek qatæ qka u mbjell në zemrën e tij. Qeshtut osht edhe me atæ qe ka mjell gjat rrugës.
20 Me atæ qe ka rra në tokën me gur osht kshtu: Ky osht ai qe e ngon fjalën edhe menjeherë e merr me gzim.
21 Po fjala nu ka nxon rroj ne zemrën e tij edhe pse e manë nji kohë të gjatë. Por kur vijnë problemet ose tjert sjellen keq me tæ sebep fjalës, ai ik menjëherë.
22 E sa për atæ qe ka rra mes therrave ky osht ai qe ngon fjalën por gajlet e ksaj bote edhe fuqia mashtruse e pasunis e mytin fjalën edhe ai njeri nuk jep mo fryt.
23 Edhe për atæ qe ka rra në tokë të mirë osht ai qe e ngon fjalën edhe e merr vesh qka donmethon. Ai jep fryta - njona 100-fish, tjetra 60-fish, edhe njo tjetër 30-fish.
24 Masanej e kallxoj nji shmebull tjetër: "Mbretnia e Havajës i ngan nji njeri qe mjelli farën e mirë në arën e vet.
25 Kur krejt kanë flejt, ka ardh hasmi i tij edhe e ka mbjell farën e egër nepër gru edhe iku.
26 Kur gruni ka fillu me dal pak jashtë, atëherë edhe fara e egër u pa.
27 Tani hysmexhartë e Zotit të Shpis shkun edhe i thanë: "Zotni, a nuk e mjelle farën e mirë në arën tone? Qysh dolen pra farët e egra?"
28 Ai i tha: "Ktæ e ka bo nji njeri qe u konë hasem." Tani hysmexharët e kanë vet: "A po don qe na me shku edhe mi mledh krejt bashkë?"
29 Ai tha: "Jo, po bona merak se kur ta mjellni farën e egër muni me kput edhe grunin.
30 Leni net rriten bashkë deri kur bohën gati mu korr. Në kohën e korrjës kam mi thonë puntorve: 'Mlidhni ma përpara farën e egër edhe lidhni, boni tub edhe qitni në zjarr. Masanej mledhni grunin edhe qitne në hamarin tem."
31 Masanej ai kallxoj nji shembull tjetër: "Mbretnia e Havajës osht sikur fara shumë e vogel qe nji njeri e mjelli në arën e vet.
32 Edhe pse osht shumë e vogël prej krejt fareve tjera, rritet edhe bohet ma e madhe se krejt pemët tjera. Bohet nji pem ashtu qe zogjt të havajes shkojnë e gjojnë strofëllen në rremat e saj."
33 Nji tjetër shëmbull u kon kjo: "Mbretnia e Havajës i ngan brumit të tharptë qe nji grua e merr edhe e përzin brumin me tri copa miell, derisa brumi vjen."
34 Krejt kto sene Jezusi i ka kallxu njerzve me shembujë. Ju ka fol vet me shembujë,
35 qe me dal pernime fjalët e pejgamberve: "Unë ka me qel gojën teme me shembuj. Unë kam mi kallxu senet të mshefta qe prej fillimit botës."
36 Masi Jezusi i la njerzt me shku, ai u kthy në shpi. Nxonsat e tij u afruan ngat edhe e veten: "Na kallxo shembullin e farës së egër qe rritet në arë."
37 Ai ja kallxoj përgjigjën atynve: "Aj qe e mjell farën e mirë osht Djali i Njeriut.
38 Ara osht dynjaja. Fara e mirë janë Djemt e Mbretnisë. Ama fara e egër janë Djemt e të Keqit.
39 Hasmi qe e ka mjell osht Dreqi. Kurse korrja osht fundi i dynjajës. Edhe puntort janë Melaqet.
40 Ashtu qysh kallet fara e egër në zjarm, ashtu ka mu kon fundi i sistemit të botës.
41 Djali i Njeriut ka mi pru melaqet e veta, ata kanë mi mledh zullumqarët edhe plus ata qe kanë bo senet të kqija
42 edhe kanë mi gjujt në furrën e zjarmit. Atje kanë me kajt edhe mi kersit dhomt.
43 Në atë kohë njerzt të drejt kanë me vizllu si dielli në Mbretnin e Babit të tynve. Kush ka vesh për me ngu, le ta nin!
44 Apet, Mbretnia e Havajës i ngan nji thesar qe u kon e msheft në arë. Nji njeri e ka gjet edhe e ka mshef përveti. Prej gzimit qe e ka gjet thesarin ai i ka shit krejt senet për me ble qat arë.
45 Apet, Mbretnia e Havajës i ngan nji pazargjije prej naj venit të huj qe shkon me lyp rruzën e bukur.
46 Edhe kur e ka gjet rruzën me vler të çmushme, u shku edhe i shiti krejt senet qe ka pasë për me ble qat rruzë.
47 Mbretnia e Havajës i ngan nji mrezhe qe e gjunë në ujë edhe krejt llojët e peshqve i mledh.
48 Kur masanej ajo mushet, peshkatari e qet në breg edhe ulët për mi qit peshqt të mirë në ni enë, ama peshqt të kqij aj i gjun.
49 Qeshtu ka me ndodh me fundin e sistemit të botes. Kanë me ardh melaqet edhe kanë mi nda njerzt e kqij pi t'mireve
50 edhe kanë mi gjujt në furrën e zjarmit. Atje kanë me kajt edhe mi kersit dhomt."
51 Jezusi i veti ata: "A i kuptuat krejt kto sene qe ju kallxova?" Ata thanë:"Po."
52 Masanej ai i tha atynve: "Atëherë dijeni se qdo msus qe ka msu për Mbretnin e Havajës i ngan nji Zotit të Shpijës qe i nxerr nga thesari i vet senet e reja edhe të vjetra."
53 Masi Jezusi i kallxoj kto sene, ai u largu
54 edhe erdhi në venin ku ka le. Atje ai nisi mi msu njerzit në Kuvendet e Besimtarve të tynve. Njerzit jonë qudit edhe thojshin: "Ku i ka marr ky kto fjal të meqme edhe vepra të forta?
55 A nuk osht ky djali i Puntorit qe punon me dru? A nuk osht nona e tij Mejremja? Edhe vllaznit e tij Jakupi, Jozefi edhe Juda?
56 Edhe a nuk jetojnë motrat e tij bashkë me neve? Prej kuhit pra i morri ky kto sene?"
57 Donmethon ata u fjalosen me tæ. Ama Jezusi i tha: "Nji pejgamber respektohet prej krejtve por veq në shpijën e vet jo edhe në venin ku ka le."
58 Përqata aty nuk ka bo shumë qudira, sepse ata nuk kanë kallxu besim te ai.