Isaia 65
1 I kam lan mem lyp ata që kurr s’kanë vet për mu.
I kam lan mem gjetë ata që kurr nuk me kanë lypë.
Nje komb qe nuk i lutet emnit tem i thash: “Qe ku jam, qe ku jam!” nji popull që s’e thirri kurr emnin tem.
2 Tanë ditën i kom zgat durt drejt nji populli kryjefortë, te ata që shkojnë n’rrugë që nuk asht e mirë, i ndjekin veç mendt e veta.
3 Nji popull që pa marru me perkesh, që ban kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.
4 Rrin mėrenda vorreve dhe e kalojnë natën neper vend te msheftë, hajn mishin e derrit dhe e mbajnë supën e papaster*jo te paqte neper enë.
5 Ata thojnë: “Rri aty ku je, mos m’u afro ose avyt, se une jam ma i shenjt se ti.” Kta janë tym ne hunën teme, nji zjarm që s’nalet tanë ditën e gat.
6 Kqyre, kjo osht e shkrume para meje. S’kom me nejt i qet, po kom me jau kthy, kom me jau kthy deri ne fund
7 për fajet e tyne e të t’parve te tyne, thotë Zoti. Se përmi bjeshkë kanë qit tym kurbani e ne kodra më kan marrë neper gojë. Perqata shpërblimin e parë ka me e marrë secili qysh i ka taku.
8 Zoti thotë: Qysh s’e hupin troshkën kur ka lëng t’ri mrena e dikush thotë: “Mos e prish, se ka t’mirë n’të!”, ashtu unë, për hatër të shërbtorëve të mi, s’kom me i zhduk krejt.
9 Prej Jakovit kom me nxjerrë farë, prej Judës trashëgimtarët e bjeshkëve të mia. T’zgjedhunit e mi kanë me i marrë tokat e shërbtorët e mi kanë me banu aty.
10 Per popullin tem qe me lyp Sharoni ka me u ba livadh për dele, lugina e Akorit vend pushimi për bagëti.
11 Po ju që e latë Zotin, që e harrut malin tem t’shenjt, që i shtroni sofër zotit t’fatit e i mbushni kupa me ver për zotin e shortit,
12 unë ju kom caktu për shpate, krejt kini me u ul për me u pre, se thirra e ju s’u përgjegjtë, fola e ju s’keni desht me ni. Keni ba çka s’ishte e mirë para meje e zgedh bash qat sen që s’e du hiq.
13 Prerqata, thotë Zotnia Sovran Zoti: Shërbtorët e mi kanë me hangër, ju keni keni me pas uri. Shërbtorët e mi kanë me pi, ju keni me kan etë. Ata kanë me u gëzu,e ju keni me mbetë n’turp ose marre.
14 Shërbtorët e mi kanë me brohoritë prej gëzimit n’zemer, ju keni me bërtitë prej dhimbjes n’zemer e keni me kja për shpirtin e thyer.
15 Emnin tuj ka me e lanë populli jem për mallkim, e Zotnia Zoti ka me ju hjekë juve, po shërbtorët e vet ka me i thirrë me nji emën tjetër.
16 Kështu, kush lyp bekim n’tokë, ka me u beku prej Zotit t’vërtetës, e kush betohet n’tokë, ka me u betu me Zotin e vërtetë. Se të kalumat kanë me u harru, s’kanë me dalë mo para syve të mi.
17 Se kqyre, po baj qiell t’ri e tokë t’re. Për t’kaluemen s’ka me pasë ma kujtesë, as nuk ka me ju ardhë ndër mend.
18 Gëzohuni e gzohuni përherë për qato që po i baj! Se Jerusalemin po e baj gëzim e popullin e tij hare.
19 Unë kom me u gëzu për Jerusalemin e kom me u gëzu për popullin tem. N’at ven s’ka me u ndi ma as vaj as ulërimë.
20 S’ka me pas fëmi që vdes n’pak ditë, as plak që s’e mbush moshën. Ai që vdes në 100 vjet ka me u qujt djal i ri, e ai që ban mëkat edhe me i mbush 100 vjet ka me u mallku.
21 Kanë me ndërtu shpija e kanë me banu n’to, kanë me mbjellë vneshta e kanë me hangër frytin e tyne.
22 S’kanë me ndërtu për tjerët me banu, as me mbjellë për tjerët me hangër. Se populli jem ka me e pasë jetën e gjatë si pema, e t’zgjedhunit e mi kanë me u gëzu n’punën e dorës së vet.
23 S’kanë me u lodh kot, as me lind fëmi për me pa zi, se janë fara e bekume e Zotit bashkë me pasardhësit e vet.
24 Para se me thirrë, unë jau përgjigjna. Sa t’nisin me folë, unë veç po i ndi.
25 Ujku e qingji kanë me kullosë bashkë, luani ka me hangër kashtë si demi, e gjarpni ka me hanger dhé. N’krejt malin tem t’shenjt s’ka me pasë as dëm as të keqe, thotë Zoti.