Zanafilla 5
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Kjo osht libri ku tregohet historia e Adamit. Atë ditë kur Zoti e ka kriju Adamin, e ka bo me i ngja vetes së vet. 2 I krijoi mashkull edhe femën. Ditën kur i krijoi, i bekoi edhe ju vnoi emnin Njeri.
3 Adami i pati 130 vjet, pastaj i lindi nji djal që i ngjante atij, sikur kopje e tij. Atij djalit i vnoi emnin Set. 4 Mas lindjes së Setit, Adami ka jetu edhe 800 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 5 N’krejt bashkë, Adami jetoj 930 vjet, edhe pastaj dek.
6 Kur Seti i kish 105 vjet, i lindi i biri Enoshi. 7 Mas lindjes së Enoshit, Seti ka jetu edhe 807 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 8 N’krejt bashkë, Seti jetoj 912 vjet, edhe pastaj dek.
9 Kur Enoshi i kish 90 vjet, i lindi i biri Kenani. 10 Mas lindjes së Kenanit, Enoshi ka jetu edhe 815 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 11 N’krejt bashkë, Enoshi jetoj 905 vjet, edhe pastaj dek.
12 Kur Kenani i kish 70 vjet, i lindi i biri Mahalaleli. 13 Mas lindjes së Mahalalelit, Kenani ka jetu edhe 840 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 14 N’krejt bashkë, Kenani jetoj 910 vjet, edhe pastaj dek.
15 Kur Mahalaleli i kish 65 vjet, i lindi i biri Jaredi. 16 Mas lindjes së Jaredit, Mahalaleli ka jetu edhe 830 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 17 N’krejt bashkë, Mahalaleli jetoj 895 vjet, edhe pastaj dek.
18 Kur Jaredi i kish 162 vjet, i lindi i biri Henoku. 19 Mas lindjes së Henokut, Jaredi ka jetu edhe 800 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 20 N’krejt bashkë, Jaredi jetoj 962 vjet, edhe pastaj dek.
21 Kur Henoku i kish 65 vjet, i lindi i biri Metushalahi. 22 Mas lindjes së Metushalahit, Henoku ka ec rrugës me Zotin edhe 300 vjet tjerë, edhe i pati djem e çika. 23 N’krejt bashkë, Henoku jetoj 365 vjet. 24 Henoku ec rrugës me Zotin, pastaj nuk u pa ma, se Zoti e mori.
25 Kur Metushalahi i kish 187 vjet, i lindi i biri Lameku. 26 Mas lindjes së Lamekut, Metushalahi ka jetu edhe 782 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 27 N’krejt bashkë, Metushalahi jetoj 969 vjet, edhe pastaj dek.
28 Kur Lameku i kish 182 vjet, i lindi i biri. 29 Ai i vnoi emnin Noe edhe tha: „Ky ka me na sjell rahat prej punës s’randë t’duerve tona në ket tokë që Jehovaj e ka mallku.“ 30 Mas lindjes së Noes, Lameku ka jetu edhe 595 vjet tjerë edhe i pati djem e çika. 31 N’krejt bashkë, Lameku jetoj 777 vjet, edhe pastaj dek.
32 Masi Noe i mbushi 500 vjet, i pati tre djem: Semin, Hamin edhe Jafetin.