Zbulesa 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Masanej pashë katër melaqet tu nejt në katër qoshet e tokës. Ata i majshin katër ernat e tokës, që mos me fry asnji erë as mbi tokë, as mbi det, as mbi naj dru. 2 Edhe pashë nji melaqe tjetër tu ardh prej lindjes. Ai e kish vulën e Zotit të gjallë edhe i thirri me zo të fortë katër engjëjve që ju ish dhon leje me i bo dam tokës edhe detit: 3 „Mos i boni dam as tokës, as detit, as drujve, deri sa t’ua vnojmë vulën n’ball shërbëtorve të Zotit ton.“

4 Edhe e ndigjova numrin e atyne që u vulosen: 144 000. Ata ishin prej krejt fiseve të bijve t’Izraelit:

5 Prej fisit të Judës dymbëdhjetë mijë të vulosun, prej fisit të Rubenit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Gadit dymbëdhjetë mijë,

6 prej fisit të Asherit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Naftalit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Manasit dymbëdhjetë mijë,

7 prej fisit të Simeonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Levit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Isakarit dymbëdhjetë mijë,

8 prej fisit të Zebulonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Jozefit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Benjaminës dymbëdhjetë mijë të vulosun.

9 Mas ksaj pashë nji turmë shumë të madhe njerzish, që kurrkush s’mujke me i numru. Ata ishin prej krejt kombeve, fiseve, popujve e gjuhëve. Me rrema palme n’dor rrishin para fronit edhe para Qengjit, veshë me rroba t’gjata t’bardha, 10 edhe pa nalë thirrshin me zo t’fortë: „Shpetimi osht prej Zotit ton që rrinë në fron edhe prej Qengjit.“

11 Krejt engjëjt rrishin rreth e rrotull fronit, pleqve edhe katër qenjve t’gjallë. Ata ranë me ftyrë përdhe para fronit edhe e adhurun Zotin, 12 tue thanë: „Amin! Lavdia, ndera, mençuria, falënderimi, nderimi, fuqia edhe forca i takojnë Zotit ton përgjithmonë e përjetë. Amin.“

13 Atëherë njoni prej pleqve m’pyeti: „Kta me rroba t’bardha kush jon edhe prej kah jon ardh?“ 14 Menjiherë i thashë: „Zotni, ti e din ma mirë.“ Ai m’tha: „Kta jon ata që po dalin prej shtrëngimit të madh. Ata i kanë la rrobat e veta edhe i kanë bo t’bardha në gjakun e Qengjit. 15 Për këtë arsye ata rrijnë para fronit të Zotit edhe i shërbejnë atij ditë e natë n’tempullin e tij. Edhe ai që rrinë në fron ka me e shtri çadrën e vet përmbi ta. 16 Ata s’kanë me u unt ma, as etë s’kanë me pasë, as dielli i nxehtë as vapa e madhe s’kanë me ju ra ma përmi. 17 Se Qengji që osht n’mēzi t’fronit ka me i kullosë edhe ka me i çu te burimet e ujit të jetës. Edhe Zoti ka me ja fshi çdo lot prej syve t’tyne.“