Libri i parë i Musës 28

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë Isaku e ka thirrë Jakobin, e ka beku edhe i ka thanë: "S'bon me marrë grue pi çikave t'Kananit.

2 Shko n'Padan-Aram, te shpija e Bethuelit, babës t'nanës tande, edhe atje merre për grue njanën pi çikave t'Labanit, vllaut t'nanës tande.

3 Zoti i Gjithfuqishëm ka me t'beku, ka me t'bo me u shtu edhe ka me t'dhanë shumë pasardhës. Pi teje ka me dalë nji numër i madh popujsh.

4 Aj ka me ta dhanë ty edhe pasardhësve tu bekimin e Abrahamit, që me mujt me e marrë n'pronësi vendin që Zoti ia ka dhanë Abrahamit, ku ti tash po jeton si i huj."

5 Kështu Isaku e ka çu Jakobin, edhe Jakobi u nis për Padan-Aram, te Labani. Labani u konë djali i Bethuelit, që u konë arameas, edhe vllau i Rebekës, nanës së Jakobit edhe Esaut.

6 Esau e ka marrë vesh që Isaku e ka beku Jakobin edhe e ka çu n'Padan-Aram me marrë nji grue atje. E ka ditë edhe që Isaku, kur e ka beku Jakobin, i ka thanë: "Mos merr grue pi çikave t'Kananit",

7 edhe që Jakobi i ka ngu babën edhe nanën e vet edhe u nis për Padan-Aram.

8 Atëherë Esau e ka kuptu që çikat e Kananit s'i pëlqejshin babës t'vet Isakut.

9 Prandaj Esau ka shku te Ismaeli edhe, përveç grave që i ka pasë, e ka marrë edhe nji grue tjetër, Mahalathën, çikën e Ismaelit, djalit t'Abrahamit, që u konë motra e Nebajotit.

10 Jakobi u nis pi Beersheba për n'Haran.

11 Mas nji kohe ka mbërri n'nji vend edhe ka vendosë me e kalu natën aty, se dielli veç kish perëndu. E ka marrë njanin pi gurëve që jonë konë aty, e ka vnu nën krye edhe u shtri.

12 Papritmas, n'andërr e ka pa nji shkallë që shkonte pi toka deri n'qiell. Engjëjt e Zotit hypnin edhe zhdrypshin nëpër të.

13 E mbi shkallë u konë Jehovai, që i ka thanë: "Unë jom Jehovai, Zoti i babës tand
Abrahamit edhe Zoti i Isakut. Tokën ku je shtri, kam me ta dhanë ty edhe pasardhësve tu.

14 Pasardhësit e tu kanë me u bo pa tjetër aq shumë sa kokrrat e pluhnit n' tokë. Ti ke me u përhapë kah perëndimi, lindja, veriu edhe jugu, edhe përmes teje edhe pasardhësit tand kanë me u beku pa tjetër krejt familjet e tokës.

15 Unë jom me ty edhe kam me t'rujtë kudo që shkon, edhe kam me t'kthy n'këtë vend. S'kam me t'lanë deri sa ta boj krejt qka t'kam premtu."

16 Kur Jakobi u zgju, ka thanë: "Përnjëmend, Jehovai asht n'këtë vend, e unë s'e paskam ditë."

17 Aj u tut edhe ka vazhdu: "Sa vend që t'fut frikë e respekt! Kjo s'munet me konë tjetër veç shpija e Zotit, edhe kjo asht porta e qiellit."

18 Jakobi u çu herët n'mëngjes, e ka marrë gurin që e ka pasë nën krye, e ka vnu drejt si gur për kujtim edhe ka derdhë vaj mbi të.

19 Atij vendi ia ka lonë emnin Bethel. Po ma herët qyteti e ka pasë emnin Luz.

20 Masanej Jakobi ka bo nji zotim: "Nëse Zoti vazhdon me konë me mu edhe me m'rujtë gjatë rrugës që po shkoj, nëse m'jep bukë me hanger edhe tesha me veshë,

21 edhe nëse kthehna n'paqe n'shpinë e babës tem, atëherë kjo ka me konë dëshmi e sigurt që Jehovai asht Zoti jem.

22 Edhe ky gur që e kam vnu si gur për kujtim ka me u bo shpija e Zotit, edhe unë kam me ta dhanë pa tjetër nji t'dhjetën pi krejt qka m'jep ti."