Libri i dytë i Musës 34
1 Pastaj Jehovai i ka thanë Moisiut: “Gdhend dy pllaka guri si ato t'parat. Unë kom me i shkru n'ato pllaka fjalët që jonë konë n'pllakat e para, që ti i ke thy.
2 Bëhu gati për nesër, se nesër n'mëngjes ki me hyp n'malin Sinai edhe ki me u nalë atje para meje, n'majë t'malit.
3 Po kërkush s'bon me hyp me ty, edhe n'krejt malin s'bon me u pa kërkush tjetër. As tufat e bagëtive s'bon me kullot para këtij mali.”
4 Atëherë Moisiu i ka gdhend dy pllaka guri si ato t'parat. Herët n'mëngjes u nis me dy pllakat n'dorë për me hyp n'malin Sinai, qysh e ka urdhnu Jehovai.
5 Pastaj Jehovai ka zhdryp n're, u nalë aty afër tij edhe e ka shpallë emrin Jehova.
6 Jehovai ka kalu para tij edhe ka thirrë: “Jehova, Jehova, nji Zot që ka dhimt e i vjen gjynah, që s'nxehet shpejt edhe që ka plot dashni besnike e t'vërtetë.
7 Aj tregon dashni besnike ndaj mijëra vetave edhe i fal fajet, shkeljet edhe mëkatet. Po fajtorët kurrsesi s'i len pa i ndëshku, edhe për fajet e baballarëve ka me sjellë dënim mbi djemtë e nipat, deri te brezi i tretë edhe i katërt.”
8 Moisiu u përkul shpejt deri n'Tokë edhe ra përmbys.
9 Pastaj ka thanë: “O Jehova, nëse e kom pëlqimin tand, atëherë t'lutna, rri mes nesh, Jehova, edhe eja me neve, edhe pse jemi popull kryeneç. Na i fal fajet edhe mëkatet tona, edhe na prano si të tutë.”
10 Aj iu ka përgjigj: “Unë po e lidhi nji besëlidhje me ju: Para krejt popullit tand kom me ba gjana t'mrekullueshme, që s'jonë ba kurrë n'krejt tokën e as mes asnji populli. Krejt njerëzit mes t'cilëve jetoni kanë me e pa punën e Jehovait, se unë kom me ba me ju diçka që ka me i mbush njerëzit me frikë e respekt.
11 Mbaju asaj që po t'thom sot. Unë kom me i dëbu para jush amoritët, kananitët, hetitët, perizitët, hivitët edhe jebusitët.
12 Ki kujdes, mos lidh kurrfarë besëlidhje me banorët e asaj toke ku po shkon, se ajo munet me t'u ba kurth.
13 Përkundrazi, rrëzojani altarët, thyejani shtyllat e shenjta edhe prejani hunjtë e shenjtë.
14 Mos u përkul para naj zoti tjetër, se Jehovai njihet si Zot që lyp përkushtim veç për veti. Po, aj asht nji Zot që lyp me iu kushtu veç atij.
15 Mos lidh kurrfarë besëlidhje me banorët e asaj toke, se kur ata u jepen zotave t'vet si prostituta edhe u bajnë kurbane, kanë me t'thirrë edhe ty, e ti ki me hangër pi kurbaneve t'tyne.
16 Atëherë pa tjetër ki me marrë disa pi çikave t'tyne për gra t'djemve tu. Ato kanë me iu dhanë zotave t'vet si prostituta edhe kanë me i shti edhe djemtë e tu me ba qashtu.
17 Mos i ban vetes zota pi metali t'shkrimë.
18 Festo Festën e Bukëve pa Tharm. N'kohën e caktume, n'muajin Abib, shtatë ditë ki me hangër bukë pa tharm, qysh t'kom urdhnu, se n'muajin Abib ke dalë pi Egjiptit.
19 Çdo i parëlindun mashkull m'takon mu, edhe pi krejt bagëtive tuja, qoftë demi i parë a dashi i parë.
20 Nji gomar t'parëlindun ki me e shpengu me nji dele. Nëse s'e shpengon, duhet me ia thy qafën. Edhe secilin djalë tandin t'parëlindun ki me e shpengu. Kërkush s'bon me dalë para meje duarthatë.
21 Gjashtë ditë ki me punu, po ditën e shtatë ki me pushu, edhe kur asht koha me lëru e me korrë.
22 Festo Festën e Javëve me frytet e para t'pjekuna t'korrjes s'grunit, edhe Festën e Mbledhjes s'Fryteve kur ndërron viti.
23 Tri herë n'vit krejt burrat e tu kanë me dalë para Zotnisë së vërtetë, para Jehovait, Zotit t'Izraelit.
24 Se unë kom me i dëbu popujt para teje edhe kom me ta zgjeru vendin, e kërkush s'ka me tentu me ta marrë tokën, derisa ti shkon tri herë n'vit me dalë para Jehovait, Zotit tand.
25 Mos e ofro gjakun e kurbanit tem bashkë me diçka që ka tharm. Pi kurbanit t'Festës së Pashkës s'bon me met kurgjo gjatë natës deri n'mëngjes.
26 Më t'mirat pi fryteve t'para t'pjekuna t'arave tua ki me i pru te shpija e Jehovait, Zotit tand.
Mos e zie nji kec n'qumështin e nanës vet.”
27 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut: “Shkruji këto fjalë, se në bazë t'tyne po e lidhi nji besëlidhje me ty edhe me Izraelin.”
28 Moisiu ka nejt aty te Jehovai 40 ditë e 40 net. S'ka hangër bukë e as s'ka pi ujë. Edhe i ka shkru n'pllaka fjalët e besëlidhjes, Dhjetë Urdhnimet.
29 Pastaj Moisiu ka zhdryp pi malit Sinai me dy pllakat e ligjit n'dorë. Kur ka zhdryp pi malit, ftyra e tij ka shndritë, se ka folë me Zotin, po Moisiu s'e ka ditë këtë.
30 Kur Aroni edhe izraelitët e kanë pa Moisiun edhe e kanë vërejtë që ftyra e tij po shndritke, s'kanë guxu me iu afru.
31 Po Moisiu i ka thirrë me ardh te aj. Atëherë Aroni bashkë me krejt udhëheqësit e popullit kanë ardhë te aj, edhe Moisiu ka folë me ta.
32 Masanej krejt izraelitët kanë ardhë te aj, edhe aj ua ka tregu krejt urdhnimet që Jehovai ia ka dhanë n'malin Sinai.
33 Kur Moisiu e ka kry me folë me ta, e ka mbulu ftyrën me nji mbulesë.
34 Po kur Moisiu ka hy me dalë para Jehovait e me folë me të, e ka hjek mbulesën derisa ka dalë prapë jashtë. Kur ka dalë jashtë, ua ka tregu izraelitëve urdhnimet që i ka marrë.
35 Izraelitët e kanë pa që ftyra e Moisiut po shndritke. Pastaj Moisiu e ka mbulu prapë ftyrën me mbulesë, derisa ka hy me folë me Zotin.