Letra e dytë e Samuelit 11

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në fillim të vitit, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Davidi e ka çu Joabin me burrat e tij edhe me krejt ushtrinë e Izraelit, për me i shkatërru amonitët. Ata e kanë rrethu Rabën, kurse Davidi ka metë në Jerusalem.

2 Nji mramje Davidi u çu pi shtratit, ka ecë nëpër kulmin e rrafshët të pallatit të vet, edhe pi aty e ka pa nji gru tu u la. Ajo u konë shumë e bukur.

3 Davidi e ka çu dikon me vetë për atë gru, edhe i kanë thanë: “Ajo asht Bathshebа, çika e Eliamit. Ajo asht e martume me Urinë, hititin.”

4 Davidi ka çu lajmëtarë me e marrë. Ajo ka ardhë te aj edhe aj ka pasë marrëdhënie me të. (Kjo ka ndodhë në kohën kur ajo po pastrohej.) Masanej ajo u kthy në shpinë e vet.

5 Gruja ka metë shtatzanë edhe i ka çu fjalë Davidit: “Jom shtatzanë.”

6 Atëherë Davidi i ka çu fjalë Joabit: “Ma ço Urinë, hititin.” Edhe Joabi e ka çu Urinë te Davidi.

7 Kur Uria ka ardhë, Davidi e ka vetë qysh asht Joabi, qysh janë ushtarët edhe qysh po shkon lufta.

8 Masanej Davidi i ka thanë: “Shko në shpi edhe pusho.” Kur Uria ka dalë pi pallatit, mbreti ia ka çu edhe nji dhuratë për respekt.

9 Po Uria s’ka shku në shpinë e vet. Aj ka flejtë te hyrja e pallatit, bashkë me krejt shërbëtorët tjerë të mbretit.

10 Davidit i kanë kallxu: “Uria s’ka shku në shpi.” Atëherë Davidi e ka vetë Urinë: “Ti sapo je kthy pi rrugës. Pse s’ke shku në shpi?”

11 Uria i ka thanë Davidit: “Arka e besëlidhjes edhe burrat e Izraelit e të Judës po rrijnë nëpër çadra. Edhe zotnia jem Joabi me burrat e vet po rrijnë në fushë të hapët. E unë me shku në shpi, me hangër e me pi, edhe me flejtë me grunë teme? Pasha jetën tane edhe frymën që merr, unë s’kom me e bo këtë!”

12 Atëherë Davidi i ka thanë Urinës: “Rri edhe sot këtu, e nesër kom me të çu.” Kshtu Uria ka nejtë në Jerusalem atë ditë edhe ditën tjetër.

13 Masanej Davidi e ka thirrë me hangër e me pi bashkë me të, edhe e ka dehë. Po kur ka ardhë mramja, Uria s’ka shku në shpi. Aj ka shku me flejtë te shërbëtorët e mbretit.

14 Në mëngjes Davidi ia ka shkru nji letër Joabit edhe ia ka dhanë Urinës me ia çu.

15 Në letër ka shkru: “Vnone Urinë në rreshtin e parë, aty ku lufta asht ma e ashpër. Masanej tërhiquni e lane vetëm, që me e goditë për vdekje.”

16 Joabi e ka kqyrë qytetin me kujdes edhe e ka vendos Urinë në nji vend ku e ka ditë që ka luftëtarë të fortë.

17 Kur burrat e qytetit kanë dalë me luftu kundër Joabit, disa pi burrave të Davidit janë vra. Edhe Uria, hititi, u konë ndër të vramit.

18 Masanej Joabi i ka çu fjalë Davidit për krejt qka ka ndodhë në luftë.

19 Lajmëtarit i ka thanë: “Kur t’ia kallxosh mbretit krejt qka ka ndodhë në luftë,

20 ka mundësi që aj ka me u nervozu edhe ka me thanë: ‘Pse u afrut aq ngat qytetit me luftu? A s’e ditët që ata kanë me gjujtë pi murit?

21 Kush e ka vra Abimelekun, djalin e Jerubeshetit? A s’u konë nji gru që në Tebez ia ka gjujtë pi murit gurin e sipërm të mullinit, edhe aj ka vdekë? Pse u afrut kaq ngat murit?’ Atëherë thuji: ‘Edhe shërbëtori yt Uria, hititi, ka vdekë.’”

22 Lajmëtari u nis edhe ia ka kallxu Davidit krejt qka i ka thanë Joabi.

23 Masanej i ka thanë Davidit: “Burrat e tyne u konë ma të fortë se na edhe na kanë sulmu në fushë të hapët. Po na i kemi shty mbrapa deri te hyrja e portës së qytetit.

24 Atëherë ata që gjujshin me shigjeta kanë gjujtë pi murit, edhe disa pi burrave të mbretit janë vra. Edhe shërbëtori yt Uria, hititi, ka vdekë.”

25 Atëherë Davidi i ka thanë lajmëtarit: “Thuji Joabit: ‘Mos e merr shumë ngat zemrës këtë punë, se shpata herë e vret njonin, herë tjetrin. Sulmoje qytetin edhe ma fort edhe pushtoje.’ Edhe jepi zemër!”

26 Kur gruja e Urinës ka marrë vesh që burri i saj ka vdekë, ka mbajtë zi për të.

27 Kur u kry koha e zisë, Davidi menjiherë ka çu njerëz me e marrë në shpinë e vet. Ajo u bo gruja e tij edhe ia ka lindë nji djalë. Po qka ka bo Davidi s’i ka pëlqy hiq Jehovait.