Letra e parë e Mbreterve 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ahabi i ka kallxu Izebelës krejt qka ka bo Elia edhe qysh i ka vra krejt profetët me shpatë.

2 Atëherë Izebela ia ka çu Elisë nji lajmëtar me i thanë: «Zotat le t’ma kthejnë dyfish, nëse deri nesër n’këtë kohë s’ta boj edhe ty qashtu qysh u ka ndodh atyne!»

3 Elia u tut edhe ka ik me vrap me e shpëtu jetën. Ka shku n’Beershebë, që i përket Judës, edhe e ka lanë shërbëtorin e vet aty.

4 Aj vet ka ecë nji ditë rrugë n’shkretinë. Kur ka mbërri te nji shkurre gjineshtre, asht ulë nën to edhe veç ka dashtë me vdekë. Ka thanë: «S’po muj ma! O Jehova, le me vdekë! S’jom ma i mirë se t’parët e mi.»

5 Pastaj asht shtri edhe e ka zanë gjumi nën atë shkurre. Përniherë nji engjëll e ka prekë edhe i ka thanë: «Çohu e ha diçka.»

6 Afër kryt e ka pa nji bukë të hollë mbi gurë të nxehtë edhe nji shtambë me ujë. Ka hangër, ka pi edhe asht shtri prapë.

7 Ma vonë engjëlli i Jehovait ka ardh edhe nji herë, e ka prekë edhe i ka thanë: «Çohu e ha diçka, se përndryshe s’ke me mujt me e përballu rrugën.»

8 Atëherë aj asht çu, ka hangër edhe ka pi. Ai ushqim i ka dhanë aq shumë fuqi, sa ka ecë 40 ditë e 40 net, derisa ka mbërri n’Horeb, te mali i Zotit t’vërtetë.

9 Kur e ka kalu natën aty n’nji shpellë, Jehova përniherë e ka vetë: «Qka po bon këtu, Elia?»

10 Aj i ka thanë: «Jom përkushtu me krejt zemër për Jehovain, Zotin e ushtrive. Se populli i Izraelit e ka shkelë besëlidhjen me ty. Ata i kanë rrëzu altarët e tu edhe i kanë vra profetët e tu me shpatë. Veç unë kam mbetë, e tash po dojnë me ma marrë edhe mu jetën.»

11 Zoti i ka thanë: «Dil jashtë edhe qëndro n’mal, përpara Jehovait.» Atëherë Jehova ka kalu andej, edhe nji stuhi shumë e fortë i ka ça malet e i ka thy shkëmbijtë përpara Jehovait, po Jehova s’u konë n’atë stuhi. Mbas stuhisë, toka asht dridhë fort, po Jehova s’u konë n’atë tërmet.

12 Mbas tërmetit ka ardh nji zjarr, po Jehova s’u konë n’zjarr. E mbas zjarrit asht ni nji za i qetë e i butë.

13 Sapo Elia e ka ni atë za, e ka mbulu fytyrën me mantelin e vet t’profetit, ka dalë jashtë edhe ka qëndru te hyrja e shpellës. Atëherë nji za e ka vetë: «Qka po bon këtu, Elia?»

14 Aj i ka thanë: «Jom përkushtu me krejt zemër për Jehovain, Zotin e ushtrive. Se populli i Izraelit e ka shkelë besëlidhjen me ty. Ata i kanë rrëzu altarët e tu edhe i kanë vra profetët e tu me shpatë. Veç unë kam mbetë, e tash po dojnë me ma marrë edhe mu jetën.»

15 Jehova i ka thanë: «Kthehu rrugës pi ke ardh edhe shko n’shkretinën e Damaskut. Kur t’mbërrish atje, lyeje Hazaelin me vaj për me u bo mbret i Sirisë.

16 Edhe Jehun, nipin e Nimshit, lyeje me vaj për me u bo mbret i Izraelit. E Elisën, djalin e Shafatit pi Abel-Mehola, lyeje me vaj për me u bo profet edhe me ta zanë vendin.

17 Kush i shpëton shpatës t’Hazaelit, Jehui ka me e vra, e kush i shpëton shpatës t’Jehuit, Elisa ka me e vra.

18 Përveç kësaj, n’Izrael kanë mbetë edhe 7.000 veta. Asnjani pi tyne s’ka ra n’gjunjë përpara Baalit e as s’e ka puthë.»

19 Elia ka shku pi aty edhe e ka gjetë Elisën, djalin e Shafatit, tuj lavru tokën me 12 palë qe. Elisa u konë krejt n’fund, te pala e dymbëdhjetë. Elia i ka shku afër edhe ia ka qitë sipër mantelin e vet t’profetit.

20 Elisa i ka lanë qetë, ka vrapu mas Elisë edhe e ka vetë: «A muj, t’lutna, me shku edhe me i puthë babën e nanën për lamtumirë? Pastaj vij me ty.» Elia i ka thanë: «Shko, kthehu! Qka t’kam bo unë që me t’ndalë?»

21 Kështu Elisa asht kthy, e ka marrë nji palë qe edhe i ka therë. Me zgjedhën edhe pjesët e drunit t’parmendës ka ndezë zjarr, e ka zi mishin mbi të edhe ua ka dhanë njerëzve me hangër. Mandej asht nisë, ka shku mas Elisë edhe asht bo shërbëtori i tij.