Kangë t'shejta 52

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pse po lavdrohesh me t'këqijat e tua, o njeri i fuqishëm?
Dashnia besnike e Zotit vazhdon tanë ditën.

2 Gjuha jote, e mprehtë si thikë,
thur plane t'këqija edhe mashtron.

3 Ti i don t'këqijat ma shumë se t'mirat, rrenat ma shumë se me thanë qka asht e drejtë.
Sela

4 Ti e don çdo fjalë që
bon dam, o gjuhë mashtruese!

5 Për qata Zoti ka me t'rrëzu nji herë e përgjithmonë.
Ka me t'kap e me t'nxjerrë me zor pi
tendës tane. Ka me t'shkul pi tokës së t'gjallëve. Sela

6 Njerëzit e drejtë kanë me e pa këtë edhe kanë me u
mbush me tutë e respekt, edhe kanë me qesh me të.

7 “Qe njeriu që s'e ka bo Zotin strehë të
vet, po i ka besu pasunisë së vet
të madhe edhe u mbështet n'planet e veta t'këqija.”

8 Po unë kom me konë si nji dru ulliri i bujshëm n'shpinë e Zotit.
Unë kom me i besu dashnisë besnike t'Zotit përgjithmonë e jetë e mot.

9 Kom me t'lavdu përgjithmonë, se ti ke vepru.
Para atyne që t'jonë besnikë, kom me
shpresu n'emnin tand, se aj asht i mirë.