Kanga ma e bukur 6
1 “Kah ka shku i dashuni yt, oj
ma e bukura ndër gra? Kah e ka
marrë rrugën i dashuni yt? Na po
dojmë me e lyp bashkë me ty.”
2 “I dashuni jem ka zhdryp në
kopshtin e vet, te lehat me
erëza, me i kullot delet nëpër
kopshte, edhe me i këput zambakët.
3 Unë jom e t’dashunit tem, edhe
i dashuni jem asht i jemi.
Aj i kullot delet mes zambakëve.”
4 “Ti je e bukur si Tirza, e dashuna
jem, aq e hijshme sa Jerusalemi, aq sa t’len
pa frymë, si ushtritë e mbledhuna rreth flamujve.
5 Largoji sytë pi meje, se ata
po m’bojnë rob. Flokët e tu
jonë si nji tufë dhish,
që po zhdrypin pi shpateve t’Gileadit.
6 Dhambët e tu jonë si nji tufë
delesh, që kanë dalë pi ujit mas
larjes, që krejt pjellin binjakë, e asnjona
s’i ka hupë të vegjlit e vet.
7 Si copa shege, jonë faqet
e tua mas mbulesës.
8 Edhe nëse jonë 60 mbretëresha,
edhe 80 gra anësore,
edhe çika t’reja pa numër,
9 veç nji asht pëllumbesha jem, ajo që s’ka
asnji të metë, e vetmja e nanës së
vet, ma e dashuna për atë që e
ka lindë. Çikat e shohin edhe e qujnë
me fat, mbretëreshat edhe gratë anësore e lavdrojnë.
10 ‘Kush asht kjo që shndrit si agimi, aq
e bukur sa hana e plotë, aq e
pastër sa drita e diellit, aq sa t’len
pa frymë, si ushtritë e mbledhuna rreth flamujve?’”
11 “Kom zhdryp në kopshtin e arrave, me
e pa gjelbërimin e ri në luginë,
me pa a ka nxjerrë hardhia lastarë
t’ri, a kanë çelë lulet e shegëve.
12 Pa e kuptu as
vetë, jom tërhekë kah qerret
e popullit tem fisnik.”
13 “Kthehu, kthehu, oj Sulamite! Kthehu,
kthehu, që me mujt
me t’pa!” “Pse po e
kqyrni Sulamiten?” “Ajo asht
si vallja e dy kampeve!”