Mateu 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Tani Jezusi i tha kallablakit të njerzve edhe nxonsave të vet: 2 "Kta Skribët e farisenjtë, [msusat të nalt], jonë ulë në venin e Musës. 3 Ngoni çka po ju thojnë, e boni qashtu. Veç mos u sillni si ata, se vetë nuk bojnë qysh po folin. 4 Ata ja lidhin senet e rona edhe ja qesin njerzve përmi shpinë, po vetë nuk dojnë me levrit as me nji gisht. 5 Çka do punë, që e bojnë, e bojnë veç mu pa prej tjerve. Përqata i bojnë tepër të mdhaja hajmalitë me shkrime të shenjta edhe skejet e teshave i zgatin me kast. 6 Kanë qef me nejt në venin ma t'mirë në darkë, edhe mu ul në venet e para nepër kuvendet e besimtarve. 7 Ju pëlqejnë kur dikush i përshendet me respekt në pazar edhe i thirr: ‘Msus’. 8 Po ju, mos lypni me ju thirr "msus", se veç njo osht Msusi i juv - e ju krejt jeni vllazni mes veti. 9 E mos i thirrni kërkon ktu në tokë "Bab", se veç njo osht Baba i juv - ai, që osht në Havâ. 10 As mos lypni me ju thirr “drejtues”, se veç njo osht Drejtuesi i juv – e ai osht Krishti. 11 Ma i madhi prej juve duhet mi bo hysmet tjerve. 12 Se kush e bon vetën nalt, ka mu bo i vogël, e kush e bon vetën të vogël, ka mu rrit nalt.
13 Haj medet për juve, ju skriba dhe farisenj, [ju msusat e nalt]. Ju jeni me dy ftyra, se ju po ja mshelni njerzve rrugën për me hy në Mbretninë e Havajës! As vet nuk po hyni, e as ata, që dojnë me shku kah ajo rrugë, nuk i leni me hy.
14 -/-
15 Haj medet për juve, ju msusa të nalt! Ju dyftyrash! Se po shkoni në skajë të botës, kah toka e kah deti, veç me gjet nji njeri për me bo si ju. E kur e boni për veti me besu, e keni bo at njerin dy herë ma keq si ju, që ai me shku para juve drejt në xhenem [Gehenë].
16 Haj medet për ju, ju drejtues që s'po shihni kurgjo! Ju po thuni: 'Nuk ka gajle kur dikush bon be për Shpijën e Zotit, por nëse bon be për dukatin e Shpijës së Zotit, duhet me majt fjalën pa çare.' 17 Marre ju koft, o qorra! Çka osht ma e ron, dukati apo Shpija e Zotit, që e bon dukatin e shenjtë? 18 Edhe po thoni: 'Nëse dikush bon be për tavolinën e shenjtë ku osht kurbani, s'ka gajle, por nëse e jep besën për kurbanin që osht përmi tavolinë, duhet me majt fjalën pa çare.' 19 Ju, o qorra! Çka osht ma e ron: kurbani, apo tavolina e shenjtë që e bon kurbanin e shenjtë? 20 Kush bon be për tavolinën e shenjtë, e jep besën për krejt senet që janë përmi tâ. 21 Edhe kush bon be për Shpijën e Zotit, bon be jo vetem për shpijën, por edhe për Atâ që banon aty. 22 Edhe kush bon be për Havajën, bon be për venin e Zotit e për Atâ që rrin aty.
23 Haj medet për ju, o msusa të nalt! Ju dyftyrash! Se po jepni të dhjetën prej [sheqërit, biberit edhe krypës], po ato senet çka janë ma t'rona në ligjin e Musës – drejtësija, me pasë dhimt për tjert edhe mu konë besnik – krejt i keni lon skejt. Qeta jonë konë kryesore mi bo, edhe ata senet tjera mos mi lon. 24 O ju drejtuesë, që nuk po shihni! Ju pe sitni me kullus mickojën, por e përpini devën.
25 Haj medet ju msusa të nalt me dy ftyra! Ju e lâni përjashta gotën edhe enën, por mrena jeni plot me lakmi edhe s'muni mu ngi. 26 O msus i nalt, që nuk po sheh! Lâje ma s'pari gotën edhe enën prej mrena, e tani edhe jasht kanë mu pastru vet.
27 Haj medet për ju, o msusa të nalt! Ju dyftyrash! Ju i ngani vorrave të zbardhum me qyreq. Ata doken të bukura prej jashtit, por mrena janë plot me eshtna të vdekunve edhe çdo sen të flliqta. 28 Qeshtu jeni edhe ju: Prej jashtit dokeni të drejtë para njerzve, por mrena jeni plot të kqijë e me dy ftyra.
29 Haj medet për ju, o msusa të nalt e me dy ftyra, se i ndreqni vorrët e pejgamberëve dhe i zbukuroni përmendorët e atynve, që jonë konë të drejtë. 30 Edhe po thuni: 'Nëse kishim jetu në kohën e baballarve tonë, nuk kishim marrë pjesë me ta kur i kanë myt pejgamberët.' 31 Po me kto fjalt ju i thuni vetës se jeni djemt e atynve, që i kanë myt pejgamberët. 32 Hajt, pra, qoni deri në fund punën, që kanë nisë baballarët e juve.
33 Ju gjarpna, ju pjellë e gjarpnit! Qysh po menoni me ik prej gjykimit të Xhenemit [të Gehenës]? 34 Përqata, kom me ju çu pejgamberë, njerz të meqëm edhe msusa që dalin para njerzve. Disa prej tynve keni me i myt, edhe keni me i lidh për dras me i lon me dek. Do tjerë keni me i rreh me kamxhik nepër kuvendet e juve të faljes, edhe keni me i nguc e me i njek prej nji qyteti në tjetrin. 35 Kshtu ka me ju ra faji për krejt gjakun e njerzve të drejt, që u derdh përmi tokë - prej gjakut të Abelit të drejtë deri te gjaku i Zakarisë, djalit të Barakiahut, që ju vet e keni myt midis venit të shenjtë dhe ku bohet kurbani në Shpinë e Zotit. 36 Përnime po ju thom: Kjo gjeneratë ka mi pagu për krejt qata të zezat.
37 O Jerusalem, o Jerusalem! Ti i myt pejgamberët, edhe i vranë me gur ata, që Zoti t'i ka çu me ta kallxu fjalën! Sa herë kom pasë qef me i mledh thmit e tu bashkë, qysh pula i mledh zogjt e vet nër krah - po ju s'kini dasht! 38 Tash, shpia juve ka me met e shkretë e pa asnji njeri, dhe u osht lon në dor të juve. 39 Se po ju thom: Prej tashtit, nuk kini mem pa mo kurrë, deri kur kini mem thonë: 'I bekum koftë ai, që vjen në emnin e Zotit!'"