Marku 1
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Ktu ja nis lajmi i mirë për Jezus Krishtin, djalin e Zotit. 2 Se qeshtu osht, siç shkruhet në librin e pejgamberit Isaja: “Une po ta qoj përpara lajmëtarin tem. Aj ka me ta bo gati udhën.” 3 “Nji zo po thirr në venin e shkret: ‘Bani gati udhën e Jehovajit. Boni gati udhen për ta.’” 4 Gjoni Pagëzori qe rrinte në venin e shkret në shkretin. Aj i lajmeronte njerzt me u zhyt në ujë mu pagzu, me pranu e me kuptu që jon pishmon, për gabimet që Zoti me ja fal. 5 Prej krejt Judesë edhe krejt populli i Jerusalemit shkojshin te aj. Ata u zhytshin në ujë prej tij në lumin Jordan edhe ata i kallxojshin gjynahet e veta. 6 Gjoni ka pasë teshat prej leshit të devës edhe nji rryp lëkure në bel. Aj ka hongër karkaleca dhe mjaltë të egër. 7 Aj thirrke: “Mas meje po vjen dikush ma i fortë se une. Une nuk jam i denjë ose drejtë as me u përkul me ja zgidh lidhset e sandalleve. 8 Une ju kom zhyt në ujë, po aj ka me ju zhyt me Frymën e Shenjtë.”
9 Atë kohë Jezusi erdh prej Nazaretit të Galilesë dhe shkoi në Jordan, ku Gjoni e ka zhyt në ujë. 10 Veç sa doli prej ujit, aj e pa havan tu çel edhe Fryma zbriti përmi te si nji pllum. 11 Prej havës u ni nji zo: “Ti je djali jem, i dashni jem. Une jom i kënaqun me ty.”
12 Menjiherë mas ksaj, Fryma e qoj në nje vend te shkret Jezuin . 13 Për 40 ditë aj njeti në venin e shkret, edhe Shejtani po e sprovonke. Aj ka nejt aty me kafshet e egra, po melaqet i rrinin gati ati.
14 Masanej, kur Gjonin e kapën edhe e qiten në burg, Jezusi shkoi apet në Galile. Aj po e shpallke lajmin e mirë të Zotit 15 dhe thojke: “U ardh koha. Mretnia e Zotit u afru ngat. Bini pishmon pagzohuni dhe besoni lajmin e mirë.”
16 Kur po ecte Jezusi kah deti i Galilesë, i pa dy vllazni: Simonin, qe e thirrshin Pjetër, edhe vllavin e tij Andrean. Ata po e qitshin mrezhen në det, se jonë kon peshkatarë. 17 Jezusi ju tha: “Hajdeni mas meje, dhe une ju boj peshkatar njerzish.” 18 Ata menjiherë i lanë mrezhat dhe shkun mas tij. 19 Kur eci edhe pak, ai e pa Jakovin, djalin e Zebedeut, dhe vllavin e tij Gjonin. Ata jonë kon në anije tu i ndreq mrezhat e peshkimit. 20 Menjiherë i thirri, dhe ata e lanë babën e vet Zebedeun bashkë me puntort në anije edhe shkun mas Jezusit. 21 Kshtu ata mrrin në Kapernaum.
Si ja nisi dita e sabatit, ai shkoi në shpin e Zotit, në vendin ku mblidheshin judenjt, edhe nisi me i msu. 22 Njerzt u quditën qysh po i msonte, se i msonjke si dikush qe e ka dije te madhe , jo si ata qe i msojn shkrimet e shenjta. 23 Në shpin e zotit u kon nji burrë qe ka pas fryme të keqe sehire. Ky ja nisi me bërtitë: 24 “Qka do ti prej neve, o Jezus Nazareasi? A ke ardh me na hup? Une fort mirë e di kush je ti: i Shenjti i Zotit!” 25 Po Jezusi e urdhnoj: “Mshele gojën dhe dil prej tij!” 26 Fryma e keqe e shtini atë njeri në nji dridhje të fortë dhe ai doli jasht prej tij tu bërtitë fort. 27 Krejt u quditën dhe nisën me fol mes veti: “Qka eshte kjo? duket mu kan nje mesim i ri! ky ka pushtet ai i jep urdhna dhe frymave të kqia, edhe ato po e ngojn.” 28 S’shkoj shum kohe edhe fjala për të u përhap në krejt venin e Galilenë.
29 Masanej ata dolën prej shpis se Zotit dhe, bashkë me Jakovin edhe Gjonin, shkun në shpijën e Simonit dhe Andreasit. 30 Vjehrra e Simonit u kon e shtrit në krevet me ethe e smut.Ata menjiherë i kallxun Jezusit. 31 Ai shkoi te ajo, ja mori dorën dhe e qoj në kam. Ethet e lan dhe ajo menjiherë nisi me ju bo hyzmet atyne.
32 Në aksham, masi praroj dilli, njerzt i prunë te ai krejt të smutit edhe ata qe i kishin kap sehiret. 33 Krejt qyteti u mledh para deres. 34 Ai i shnoshi shumë njerz qe hekshin prej tuliqfar smuje, dhe i largonte shumë sehire përjashta. Po sehireve ose frymave të kqija nuk i la me fol, se ata e dinin qe aj osht Krishti.
35 Herët në sabah, sa u kon hala terr, ai u qu, doli jasht, shkoi në nji ven të vetmum dhe u lut. 36 Shpejt Simoni bashkë me te tjerët shkun me e lyp. 37 Kur e gjetën, i thanë: “Krejt po të lypin ku je.” 38 Po ai ju tha: “Hajde po shkojmë edhe në ne qytetet përreth, që edhe atje me i msu njerzit, se per qet punë kom ardh.” 39 Kshtu aj shkoi e po i msonjke njerzt në krejt Galilenë, në sinagogat e tyne, edhe e i largonte sehiret përjashta.
40 Te ai erdh nji i njeri, dikush qe u kon smut prej lekurës, dhe i ra në guj dhe u lut: “Zotni, veç nese don ti, munesh mem shnosh.” 41 Jezusit i erdhi shum keq për të. E zgati dorën, e preku dhe i tha: “Po dua shnoshu!” 42 Në at moment iu hjek smundja e lekures dhe aj u shnosh krejt. 43 Jezusi i dha urdhna dhe ai menjiherë u nis me shku. 44 Ai tha: “Kqyre, mos i kallxo kurkujna kurgjo, po shko,te prifti, dhe bone për veti kurbanin qysh e ka shkru Musa për pastrimin tan, si dëshmi qe je shnosh.” 45 Po ai njeri veç sa doli, nisi me ju kallxu krejteve dhe krejt qka i kishte ndodh. Qeshtu Jezusi nuk guzonte ma me hy rahat në qytet. Aj rrike jashta në venet e shkreta, po apet se apet njerzt prej krejt aneve vinin te ai me pa.