Mateu 15

Aus bibla-popullore.org
Version vom 28. Juni 2025, 17:52 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Mateu 15)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Tani jonë ardh farisenjt, [nji grup fetare shumë i respektum], edhe skribët, [qe kanë msu shkrimet të shenjta]. Jonë ardh nga Jerusalemi te Jezusi edhe i thanë: 2 "Pse nxonsat e tu pi shkelin traditat e burrave nga kohat e vjetra? Për shembull, ata nuk i lajn durt para se me hongër."
3 Ai ja ka kthy përgjigjjen: "E pse ju pi shkelni fjalt e Zotit sepeb traditave tuaja? 4 Për shembull Zoti tha: 'Respektoji Babën edhe Nonën tone' edhe "Ai qe e shan Babën ose Nonën e vet, ka me dënu me vdekje'. 5 E ju po thuni: "Ai qe i thot Babës ose Nonës: 'Krejt qka kam për met nihmu, osht qka i japi Zotit.' 6 tani s'ka nevojë Babën e vet me respektu. Qeshtu e keni hup fjalën e Zotit për shkak traditave tuaja. 7 Ju dyftyrash, mirë e ka patë Isaja qa ka shkru për juve: 8 'Ky popull me respekton me gojë, ama zemra e tynve osht shumë larg prej meje. 9 Ata qysh pom lutën, e kanë badihava, sepse mësimet e tynve janë vetëm mësimet e njerzve.' " 10 Masanej Jezusi e thirri kallablakin e njerzve mu afru ngat tij edhe i tha: "Ngoni edhe kuptoni qka donmethon kjo: 11 Njeriun nuk e flliq qka hyn në gojë, por qka del nga goja."
12 Masanej nxonsat jonë afru ngat Jezusit edhe i thanë: "A e dinë qe farisenjt jonë fjalos kur kanë ni atæ qka ki thonë?" 13 Ai ja ktheu: "Qdo bimë qe nuk e ka mjell Baba jem në Hava ka mu hjek me rroj. 14 Leni ata, sepse janë Drejtusit qe nuk shohin. Qofse dikush qe nuk shen, e drejton atæ qe nuk sheh, kanë me rra të dytë në gropë."
15 Masanej Pjetri i tha: "Na kallxo shembullin e ksaj qe e ki thonë ma herët." 16 Ai i tha: "Hala nuk pe kuptoni edhe ju, a? 17 A nuk pe kuptoni se qka hyn ne gojë shkon në lukth edhe masanej del jashtë. Po qka del nga goja, vjen pi zemrës edhe kta gjona e flliqin njerin. 18 Ama menimet e kqija vijnë pi zemrës. 19 Ata janë për shembull: Me myt dikon, me shkel martesën, me bo kurveri, me vjell, me jap dëshmi për diqka qe nuk osht e vertet edhe me fol fjalt te kqija qe e vrajnë Zotin. 20 Krejt kta gjona e flliqin njerin. Ama me durt pala me hongër ajo nuk të flliq."
21 Si iki Jezusi pi atyshit, shkoj ne venin e Tirit e Sidonit. 22 Aty ke nji grue fenikase prej atij venit edhe e luti me zemër tu thirr: "Ki dhimt për mu, Zotni, Djali Davidit. Qika jeme po hek shumë pi sehireve." 23 Por ai nuk i tha asnji fjal. Përqata nxonsat u afrun ngat Jezusit edhe e lutën: "Thuji net ik, sepse po bërtet mas neve edhe nuk po na hjeket." 24 Ai tha: "Une veq jom qu te delmet qe jonë hup prej shpijës së Izrealit." 25 Ama ajo gruja u ardh, u përkul para tij edhe e luti: "Zotni, nihmom!" 26 Tani ai i tha: "Nuk osht e drejtë mi ja marrë bukën thmijve edhe mi ja gjujt bukën e thmijve qenve t'vogël." 27 "Po, Zotni, ama edhe qent e vogla i hajnë troshat qe binë pi tavolinës", i tha ajo. 28 Ai ju ka përgjigjë tani: "Grua, besimi jot osht shumë i madh. Qka ki qef net bohet." Në qat moment u shnosh qika e saj.
29 Pi qatyshit u shku Jezusi ngat detit të Galilesë. Aj u shku në nji ven të nalt edhe u ul qaty. 30 Tani ka ardh nji kallblak i madhe i njerzve edhe i kanë pru njerzt me veti qe s'kanë mujt me ec, qe jonë konë sakata, qe s'kanë mujt me pa, qe s'kanë mujt me fol edhe shumë tjert qe kanë vujt pi smujeve tjera. Ata ja kanë pru para komve edhe ai i ka shnosh. 31 Njerzt nuk kanë mujt mu nal tu u qudit qka kanë pa edhe kanë nis me lavdu Zotin e Izraelit, sepse ata qe s'kanë mujt me fol, kanë fol, sakatat jonë shnosh, ata qe s'kanë mujt me ec, kanë ec edhe ata qe s'kanë mujt me pa, kanë pa.
32 Masanej Jezusi i thirri nxonsat e tij e tha: "Pom vjen keq për njerzt sepse jonë qe tri ditë ktu me mu edhe s'kanë qka me hongër. Une nuk du mi lon me shku pa hongër se munet mi shlu takati." 33 Por nxonsat i thanë: "E ku me shku në ket ven qe nuk osht e banune edhe me ble bukë për mi ngi kaq shumë veta?" 34 Jezusi i veti: "Sa bukët i keni?" Ata i thanë: "Shtatë edhe disa peshqi të vogël." 35 Tani ai i tha njerzve mu ul në tokë. 36 Ai i morri shtatë bukët edhe peshqit, e boni nji lutje falenderuse te Zoti, i ndau bukët edhe nisi mi ja dhonë nxonsave qe i kanë shpernda njerzve.
37 Krejt kanë hongër e jonë ngi. Me copat e bukës qe kanë met, jonë mush shtatë kosha të mdhaja. 38 Ata qe kanë hongër jonë konë katër mij burrat, pa i njéh gratë edhe thmit. 39 Masi Jezusi e la kallabllakin e njerzve me shku, hypi në nji anijë edhe shkoj ne venin e Magadanit.