Mateu 16

Aus bibla-popullore.org
Version vom 28. Juni 2025, 18:10 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Mateu 16)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Aty do farisenj e do saducenj, [donmethon njerzt e dy grupve fetare], ju afruan ngat Jezusit për me provu. Përqata e luteshin me ju kallxu nji qudi prej havajës. 2 Ai i tha atynve: “Kur bohet akshom, ju thoni: ‘Ka mu konë moti i mirë se u kuq havaja.’ 3 Në saba herët thoni: ‘Sot ka me pasë frym të madhe edhe ka me rra shi, se havaja osht e kuqe, por e vrant.’ Kshtu, ju dini mi kallxu shenjat e motit po nuk jeni të zot mi kuptu qfarë kuptimi e kanë shenjat e koheve! 4 Kjo Gjeneratë e keqe edhe e pabesë gjith lyp shenja me pa, por s’ka me pa asnji shenj tjetër, veq shenjës së Jonës.” Tani ai i la ata qaty edhe shkoi.
5 Kur shkun nxonsat e tina me kapercy në anën tjetër të detit, haruan me marrë bukë me veti. 6 Jezusi i tha: “Qilni syt dhe runu prej brumit të tharptë të farisenjve e të saducenjve!” 7 Ata nisën me fol me njonin-tjetrin: "Na s'kena marrë bukë me veti." 8 Jezusi ka marrë vesh qka folshin dhe ju tha: "Sa pak besim keni! Pse po thoni qe s'keni bukë me veti? 9 A hala s'po kuptoni, a? A nuk po ju kujtohen pesë bukët për pesë mij njerz dhe sa kosha bukë kini mledh? 10 Edhe shtat bukët për katër mij veta dhe sa kosha i keni mledh? 11 Qysh nuk kuptoni se nuk u konë muhabeti per bukë kur ju kallxova qe mu rujt prej brumit të tharptë të farisenjve e të saducenjve!“ 12 Qaty ata e morën vesh se nuk i tha mu rujt prej brumit të tharptë të bukës, po prej mesimeve të farisenjve e të saducenjve.
13 Kur Jezusi ka mrri në venin e Cezaresë të Filipit, i véti nxonsat e vet: “Shka thojnë njerzit kush osht Djali i Njerit?” 14 Ata thanë: “Do thojnë se osht Gjon Pagëzusi; do tjer Elia; do tjer Jeremia ose naj pejgamber tjetër.” 15 Tani ai i véti: "Po ju? Qka menoni kush jam une?” 16 Simon Pjetri tha: “Ti je Mesia, Djali i Zotit të gjall." 17 Qaty Jezusi i tha: “I lumi ti, o Simon, djali i Jonës, se qëtæ nuk e din pi mishit edhe gjakut, por prej Babës tem qe osht në Hava. 18 Edhe une po të kallxoj ty: Ti je Pjetri Guri edhe përmi qet gurë une kam me maru Kuvendin tem dhe dyert e vorrit s'kanë me fitu kundra qësaj. 19 Ty kam me t'i dhonë qelsat e Mbretnisë së Havajës. Krejt qka osht e lidhne në tokë, ma përpara ka me konë e lidhne në Hava. Edhe krejt qka osht e zgidhne në tokë, ma përpara ka me konë e zgidhne në Hava." 20 Masanej ai ju tha nxonsave, mos mi kallxu kërkujt qe ai osht Mesia.
21 Prej qesaj kohe Jezusi ka fillu me spjegu se ai duhet me shku në Jerusalem, me hek shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të skribëve, [donmethon prej anës e njerzve të respektum]. Qe ata kanë me myt, por ai ka mu kthy apet në jetë ditën e tretë. 22 Masanej Pjetri e mori Jezusin me nji anë edhe nisi me korrigju dhe i tha: "Ruje mirë vetën, Zotni! As nji sen i keq s'ka met ndodh ty kshtu.” 23 Jezusi ja kthej shpinën e i tha Pjetrit: "Ik përmas meje, Shejtan! Ti je për mua si nji gur qe muj mu rrzu, sepse nuk menon si menon Zoti, po menon si njerzit!"
24 Tani ai i tha nxonsave: "Nëse najkush don me ardh mas meje, nuk duhet mi kqyr interesat e veta por me marrë shtyllën e torturës. Mos u nalni me njek shembullin tem. 25 Sepse kush don me rujt jetën e vet, ka me hup, kurse ai qe e hup jetën e vet për mu, ka me gjet. 26 Qfarë fitimi ka nji njeri qe e fiton krejt botën, por e hup jetën e vet? E qka munet me dhonë njeri për jetën e vet? 27 Ka me ardh Djali i Njerit në lavdin e Babës së vet bashkë me Melaqet e veta edhe ka mi pagu krejt qka ju takon secilit qysh u sjell. 28 Përnime po ju thom: Do prej atynve qe janë këtu me neve bashkë, nuk kanë me dek derisa ta shohin Djalin e Njerit tu ardh në Mretëninë e vet.”