Mateu 17
1 Mas gjasht ditëve, Jezusi i mori me veti Pjetrin, Jakobin e Gjonin, vllavin e tij, dhe i mori në nji mal te nalt, ku jonë konë vet.
2 Aty pamja e Jezusit u ndrru para tynve. Ftyra i vizlloj si dilli, e teshat jonë bo të vizllushme si drita.
3 E qe, paprit pe shohin Musën dhe Elijën tu fol me tæ.
4 Tani Pjetri i tha Jezusit: "Zotni, osht mirë qe jena ktu me ty. Qe ki qef, i qes ktu tri qadra, njo për ty, njo për Musën e njo për Elijën."
5 Hala tu fol Jezusi me ta, ra nji re e vizllushme, i mbloji si nji hije përmi ta dhe u ni nji zo nga reja qe tha: «Ky osht djali jem, i dashuni, me cilin jam i kënaqun. Ngojeni!"
6 Kur nxonsat e nitin qetæ, jonë tut shumë edhe jonë shtri me ftyr përtoke.
7 Ama Jezusi ju afru atynve ngat, i preku e i tha: "Quni e mos u tutni."
8 Kur i qun syt të nalt, nuk panë kërkon, veq Jezusin vet.
9 Tu zhdryp prej malit, Jezusi i tha atynve: "Mos i kallxoni kërkujna qka kini pa, deri kur Djali i Njerit vjen apet ne jetë prej të vdekunve."
10 Nxonsat e veten: "Pse ata skribët, [qe i msojnë shkrimet e shenjta], thojnë se ma perpara duhet me ardh Elija?"
11 Ai i tha: «Po pernime, ashtu osht. Elija vjen e ka mi ndreq krejt senet apet qysh jonë konë.
12 Ama po ju kallxoj se Elija veq ka ardh edhe nuk e kanë diktu, por kanë bo me tæ qka kanë dasht. Qeshtu ka me hek edhe Djali i Njerit pi tynve."
13 Tani nxonsat e morrën vesh se ai i foli për Gjon Pagëzusin.
14 Kur ju afruan ngat kallabllakit të njerzve, nji njeri u afru ngat, u ra në gujë para Jezusit e i tha:
15 "Zotni, ki dhimt për djalin tem se po vunë nga epilepsia edhe po hek shumë. Rrzohet shpesh në zjarm e shpesh në uj.
16 E qova te nxonsat e tu, po nuk mujten me shnosh."
17 Tani Jezusi tha: «O gjeneratë pa besim edhe i shtremt! Deri kur kam me nejt me juve? Deri kur duhet me ju duru? Bjere këtu!"
18 Tani Jezusi i bertiti sehirës edhe ai doli prej djalit. E thmia u shnosh menjiherë.
19 Kur Jezusi u konë vet, erdhën nxonsat te ai edhe e véten: "Pse na s'kena mujt me hjek?"
20 Ai i tha atynve: "Sepse keni pak besim. Nime po ju kallxoj: Mu konë besimi juv si nji kokrriz shumë e vogël, mi thonë ktij malit: 'Shtyju prej ktuhit e shko anej!', ai ka mu shty. Kurrgjo nuk ka mu konë e pamundshme për juve."
21 --
22 Kur u mledhen në Galile, Jezusi i kallxoj: "Djali i Njerit ka me rra në durt e njerzve
23 edhe kanë me myt, ama në ditën e tretë ka me ardh apet në jetë." Tani nxonsat fortë u merzitën.
24 Kur kanë mrri në Kapernaum, erdhen burrat, qe i mledhëshin dy pare "drahma" e haraqit, edhe ju afruan ngat Pjetrit e i thanë: «A nuk i pagun msusi i juve dy paret "drahma?"
25 Ai i tha: "Po." Kur Pjetri erdhe në shpi, Jezusi i foli i pari: "Qysh menon, Simon? Mretnit e dhéut, prej kujt e marrin haraqin? Prej djemve të tynve, apo prej të tjereve?"
26 Ai tha: "Pi tjerve." Jezusi ja ktheu:" E pra, tani djemt janë të lirë prej haraqit.
27 Ama qe mos be bo fjal, shko te deti edhe gjuje grepin. Peshkun e parë, qe e nze, merre. Qelja gojen e aty ki me gjet nji pare të sermit. Qato merre! E jepja atynve për mu edhe per veti."