Kolosianëve 4
1 Ju zotni, trajtoni robërit tuej me drejtësi edhe me ndershmëri. Sepse e dini që edhe ju e keni nji Zotni në qiell.
2 Mos u nalni së lutuni, rrini zgjuet në lutje edhe jepni falënderime. 3 Në të njejtën kohë, lutuni edhe për neve, që Zoti me na e çelë nji derë për mesazhin, që ta bojmë të njohun sekretin e shenjtë për Krishtin, për të cilin jom në pranga, 4 edhe që ta shpalli qartë, qysh e kam detyrim.
5 Vazhdoni me u sjellë me mençuri me ata që janë jashtë, edhe shfrytëzojeni sa ma mirë kohën tuej. 6 Fjalët tueja le të jenë gjithmonë të mira, të kriposuna me kripë. Atëherë keni me ditë qysh me ju përgjigjë secilit.
7 Tihiku, vllau jem i dashtun, shërbëtor besnik edhe bashkërob në Zotninë, ka me jau kallxu krejt lajmet për mu. 8 Po e dërgoj te ju që ta merrni vesh qysh jemi, edhe që aj t’jua ngushëllojë zemrat. 9 Aj po vjen bashkë me Onesimin, vllaun tem besnik e të dashtun, që asht pi mesi juej. Ata kanë me jau kallxu krejt qka po ndodhë këtu.
10 Aristarku, që asht në burg me mu, ju çon të fala, po ashtu edhe Marku, kushërini i Barnabës, për të cilin veç keni marrë udhëzime që me e pranu mirë nëse vjen te ju, 11 edhe Jezusi, që quhet Just. Këta janë pi të rrethpremëve. Vetëm këta janë bashkëpunëtorët e mi për mbretninë e Zotit, edhe përmes tyne kam marrë shumë ngushëllim. 12 Epafra, rob i Krishtit Jezus, që asht pi mesi juej, ju çon të fala. Aj gjithmonë lufton për ju në lutjet e tij, që në fund të qëndroni të plotë edhe me bindje të fortë në krejt vullnetin e Zotit. 13 Unë dëshmoj për të që aj po mundohet shumë për ju, edhe për ata në Laodice e në Hierapol.
14 Luka, mjeku i dashtun, ju çon të fala, po ashtu edhe Dema. 15 Përshëndetni vllaznit në Laodice, si edhe Nimfën edhe kongregacionin në shpinë e saj. 16 Edhe kur kjo letër të lexohet te ju, sigurohuni që të lexohet edhe në kongregacionin e Laodicasve, edhe që ju ta lexoni letrën pi Laodiceja. 17 Edhe thojini Arkipit: „Kujdesu që ta përmbushësh shërbimin që e ke pranu në Zotninë.“
18 Unë, Pavli, po ju shkruj këtu nji përshëndetje me dorën teme. Vazhdoni me i kujtu prangat e mia. Mirësia e pameritume qoftë me ju.