Hebrenjve 3
1 Prandaj, vllazën të shenjtë, ju që keni pjesë në thirrjen qiellore, mendoni mirë për apostullin edhe Kryepriftin që e pranojmë publikisht: Jezusin. 2 Aj ishte besnik ndaj Atij që e caktoi, qysh ishte edhe Moisiu në krejt shpinë e Zotit. 3 Aj mbahet i denjë për lavdi ma të madhe se Moisiu, sepse ai që e ndërton nji shpi merr ma shumë nder se vetë shpija. 4 Natyrisht, çdo shpi ndërtohet pi dikush, po Ai që i ka bo krejt senet asht Zoti. 5 Moisiu ishte besnik si shërbëtor në krejt shpinë e Zotit, si dëshmi për ato që kishin me u folë ma vonë. 6 Po Krishti ishte besnik si Bir mbi shpinë e Zotit. Na jemi shpija e Zotit, nëse e mbajmë fort deri në fund guximin tonë për me folë hapur edhe shpresën me të cilën mburremi.
7 Prandaj fryma e shenjtë thotë: „Sot, nëse e ngoni zanin e tij, 8 mos e forconi zemrën qysh atëherë kur u shkaktu hidhërim, si në ditën e sprovës në shkretinë, 9 ku të parët tuej më sfiduan edhe më vunë në provë, edhe pse i kishin pa veprat e mia për 40 vjet. 10 Për qata m’u neverit ky brez edhe thashë: ‘Ata vazhdimisht largohen pi udha në zemrat e tyne, edhe nuk i kanë njoftë udhët e mia.’ 11 Prandaj u betova në zemërimin tem: ‘Ata s’kanë me hy në pushimin tem.’“
12 Kini kujdes, vllazën, që mos të zhvillohet kurrë te najkush pi jush nji zemër e keqe e pa besim, duke u largu pi Zoti i gjallë. 13 Përkundrazi, vazhdoni me i dhanë zemër njani-tjetrit çdo ditë, për sa kohë që zgjat kjo „Sot“, që mos të forcohet asnjoni pi jush për shkak të fuqisë mashtruese të gjynahit. 14 Sepse kemi pjesë me Krishtin veç nëse e mbajmë fort deri në fund sigurinë që e patëm në fillim. 15 Sepse thuhet: „Sot, nëse e ngoni zanin e tij, mos e forconi zemrën qysh atëherë kur u shkaktu hidhërim.“
16 Sepse kush ngoi e prapë shkaktoi hidhërim? A nuk ishin krejt ata që dolën pi Egjipti nën Moisiun? 17 Ose kush e neveriti Zotin për 40 vjet? A nuk ishin ata që banë gjynah, kufomat e të cilëve u shkapërderdhën në shkretinë? 18 Edhe kujt ju betua që s’kanë me hy në pushimin e tij? A nuk ishin ata që vepruan me mosbindje? 19 Pra po e shohim që ata nuk mujten me hy për shkak të mosbesimit të tyne.