Mateu 20

Aus bibla-popullore.org
Version vom 18. November 2025, 14:28 Uhr von Teddybär (Diskussion | Beiträge) (Update Quver Mat 20 1-34)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Sepse Mbretnia e Havajës i ngan nji zot të shpijës, i cili doli në saba herët, me marrë puntor mi punsu për vneshtin e rrushit të vet. 2 Kur u marrë vesh me puntort për nji denar në dit, i çoi te rrushi. 3 Kah sahati 9 paradite ai u dalë apet dhe i pa disa tjerë pa punë tu nejtë te pazari, 4 e i tha: 'Shkoni edhe ju te rrushi jem dhe ju paguj nji rrogë të mirë.' 5 E ata shkun. Ai doli edhe ma vonë, kah sahiti 12 në drekë dhe kah sahati 3 pasdite, e boni qashtu njejt edhe me puntorët tjert. 6 Kah sahiti 5 pasdite u dal herën e mramtë, e i gjeti do tjerë tu nejt. Ai i veti: 'Pse po rrini ktu tanë ditën pa punë?' 7 Ata i thanë: 'Se kurkush nuk na ka marrë me punu.' Ai i tha: 'Shkoni, pra, edhe ju te vneshti i rrushit tem.'
8 Kur ra akshami, zotnija i vneshtit i tha kryesorit të puntorve të vet: 'Thirri puntorët e jepi rrogën. Nisu prej të mramtit deri të i pari.' 9 Ata të sahatit 5 pasdite erdhën dhe e morën secili rrogën nga nji denar. 10 Tani puntorët e sabahit menojshin, që kanë me marrë ma shumë, por kur erdhën, edhe ata morën secili rrogën nga nji denar. 11 Tu i marrë paret, ata jonë idhnu me zotin e shpijës, 12 edhe i thanë: 'Kta të mramtit kanë punu veç nji sahat, e ti pi bon njejt me neve, që jemi lodh tân ditën në zhegin e madh!' 13 Por ai ju përgjigj njonit prej tynve e i tha: 'Shok, nuk po ta boj padrejt. A nuk jena marrë vesh në fillim për nji denar me punu? 14 Merri senet e tua dhe shko. Se une kam qef me ja dhonë ktij të mramtit sa ti kom jap edhe ty. 15 A nuk kom drejt me bo me senet e mia, qysh du une? Apo po t'lakmon syni yt, se unë jam i mirë me ta?' 16 Kshtu pra, i mramti ka mu konë i pari, e i pari ka mu konë i mramti."
17 Kur Jezusi e nisi rrugën kah Jerusalemi, ai i mori dymdhet nxonsat me vete edhe i tha: 18 "Qe, po shkojna në Jerusalem e aty Djali i Njerit ka mu dhonë në durt e priftërinjve të nalt edhe msusve të mdhaj. Ata kanë me e dënu me vdekje, 19 edhe ai ka me ra në dorë te njervze të huj, kanë me marrë nepër gojë, kanë me rreh me kamxhik edhe kanë me qit me vdek në dras me ja marrë shpirtin. Ama ditën e tretë ai ka mu çu apet në jetë."
20 Masanej nona i djemve të Zebedeut u afru ngat Jezusit me djemt e vet, u përkul dhe i lypi diçka prej tij. 21 Ai e veti: "Çka po don?" Ajo ja ktheu: "Ma jep besën, që në Mbretninë tâne, kta dy djemt e mi kanë mu ul njoni në të djathtën, e tjetri në të shmajtën tâne." 22 Jezusi ju përgjigj e i tha: "Nuk po dini çka po lypni. A muni me e pi gotën, që une kam me pi?" Ata i thanë: "Po, mujna." 23Ai i tha: "Gotën tem, përnime kini me pi, por kush hunxhët në të djathten teme ose në të shmajten tem, nuk um takon mue me thonë. Ai ven u bo gati për ata, qysh Baba jem menon.
24 Kur dhet nxonsat të tjerët i nitin kto fjaltë, u idhnun me ata dy vllaznit. 25 Por Jezusi i thirri krejt ngat vetit e i tha: "Ju e dini se zotnit e popujve të huj sillen sikur janë ma t'mdhaj edhe bojnë me njerzt qka dojnë. 26 Po ju s'duhet mu konë kshtu. Kush don mu bo i madhi mes juve, net bohet hysmexhari i juve. 27 E kush don mu bo i pari, net bohet skllavi i juve. 28 Se edhe Djali i njerit nuk erdhi, që me i bo hysmet, po ai vet i bon hysmet tjerve edhe ka me dhonë jetën e vet si kurban për shumë njerëz."
29 Tu dal prej venit të Jerikos, mas tij vike nji kallabllak i madh njerzish. 30 Edhe qe, dy qorrat, [donmethon njerzit që s'kanë mujt me pa], jonë konë ul buzë rrugës, e kur e niten se po kalon Jezusi, ja nisën më bertit me zâ të nalt: "Ki dhimt me neve, o Zotni, Djali i Davidit!" 31 Po tuba e njerzve jonë nervozu edhe i thanë atynve dy qorrave mos me fol. Ama ata nisen edhe ma fortë me bertit, tu thonë: "Ki dhimt me neve, o Zotni, Djali i Davidit!" 32 Tani Jezusi u nal, i thirri e i veti: "Çka po doni me ju bo?" 33 Ata e lutën: "Zotni, çelna syt!" 34 Jezusi, tu pasë dhimt me ta, jav preku syt e menjiherë ju kthy shikimi edhe ata mujten me pa. E ata shkun mas tij, tu e njek.