Mateu 5

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2023, 10:21 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Korrektur Matthäus Kapitel 5)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Kur e ka pa kallablakin e njerzve, Jezui u shku në mal edhe masi u hungj, kan ardh nxënsat [dishepujt] te aj edhe 2 aj ja ka nis me fol edhe me msu:
3 „Lum ata që e din që kan nevoj për zotin, sepse mretnia e havajes [qiellit] i takon atynve.
4 Lum ata që kajn sepse kan mu pajtu [ngushellu].
5 Lum ata që jan të urt edhe të butë sepse kan me marr tokën si amanet.
6 Lum ata që jan esht edhe unt për drejtesi sepse kan mu ngi.
7 Lum ata që kan dhimt sepse edhe atynve ka mu tregu dhimt.
8 Lum ata që e kan një zemër të paqt [pastër] sepse kan me pa zotin.
9 Lum ata që kan qef me bo paqe me tjert sepse kan mu thirr „thmia [bijt] e zotit“.
10 Lum ata që jan të përnjekun për shkak se e bojn të drejtën sepse atynve u takon mretnia e havajes [qiellit]).
11 Lum ju që për shkak temin njerzit ju qesin posht edhe ju përnjekin edhe rrejn edhe folin keq për juve. 12 Gzonu edhe jeni shumë të gzushem sepse bakshishi [shpërblimi] juv në havaj [qiell] osht i madh. Fundi fundit edhe profetet para juve i kan përnjek.
13 Ju jeni krypa e tokës. Po mu kon krypa me hup shijën e vet qysh munet tani krypa mu bo apet gjelpt. Mo nuk munet mo për kurrgjo me perrdor po me gjujt ashtu që ta shkelin njerz.
14 Ju jeni drita e botës [e dynjajës]. Ni qytet që osht në mal nuk munet mu mshef. 15 Kur ta kall ni dritë [llamb] nuk e qet perfuni që mos mu pa, po e qet dritën [llambën] aty ku e man që me bo drit n’krejt shpijën. 16 Po ju, leni që drita juve me bo drit që njerzit mi pa sene t’mira [veprat t’mira] pi juve edhe mi jap lavdi zotit n’havaj [qiell].
17 Mos menoni që une kom ardh me hek ligjin ose shkrimet e profëtve. S‘kom ardh me hek po kom ardh me plotsu. 18 Po ju siguroj juve, ma shpejt heket havaji [qielli] edhe toka që sa mu hek ni shkronj [gërm] e vogël ose ni pjes e një shkronjës prej ligjit para se mu bo qysh u shkru. 19 Përqata: Qofse njoni e then ni ligj t’vogël edhe i mson tjert me bo të njejten sen aj ka me pas emnin „ma i vogli“ në mretënin e havajit [qiellit]. Ama aj që i man ligjet edhe i mson tjert, aj ka me pas emnin „ma i madhi“ në mretënin e havajit [qiellit]. 20 Une ju thom: Qofse drejtesia juve nuk osht ma e madhe si atynve njerzt që e studiojne shkrimet e shenjta [origjinal: skribëve] edhe e farisenjve [grupi i judeve] nuk vini kurrqysh në mretënin e havajit [qiellit].
21 Ju keni ni që koh t’vjetra u osht thon: „Mos myt. Secili që e myt dikon ka me jap llogari para gjyqit [duhet me jap përgjigje]“ 22 Po une po ju thom që kush vazhdon mu kon idhnushem me vllavin e vet ka me jap llogari para gjyqit. Secili që e rrenon vllavin e vet me fjalt t’rrona ka me jap llogari para gjyqit mat madh. Por secili që thot „ti je njeri ma e poshtër“ e ka rrezik që munet mu denu me gehennën e zjarrit [xhenem]. 23 Qofse ti shkon e bon ni kurban [flijim] edhe atje e kujton vllavin tan që ka diçka kundra teje edhe osht i idhnushem me ty, 24 leje kurbanin edhe ik. Shko, pajtohu niher me vllavin tan, tani hajde edhe vazhdoje kurbanin.
25 Qofse dikush ka diçka kundër teje edhe të çon te gjykati, ndreqi shpejt punt me atë që t‘ka bo padi para se ka fillu procesi që mos me ardh puna për met shtin gjykati n’burg. 26 Pot thom që nuk ki me dal pi ksaj pune deri sa ta pagush dinarin e fundit.
27 Ju kini ni që i thojn: „Mos tradhtoni burrin ose grujën“. 28 Por une po ju thom që secili që vazhdon me kqyr ni gru edhe ka qef me pas edhe me flejt me atë, në zemrën e vet ka bo tradhti. 29 Qofse syni yt të çon me bo diçka keq, heke edhe gjuje. Ma mirë osht me hup ni pjes e trupit se me shku krejt trupi në gehennën e zjarrit [xhenem]. 30 Edhe qofse dora jote të çon me bo diçka keq, heke edhe gjuje. Ma mirë osht me hup ni pjes e trupit se me shku krejt trupi në gehennën e zjarrit [xhenem].
31 Veq ksaj u osht thon kush ndahet prej grujes vet duhet mi jap ni dokument që u nda. 32 Por une po ju thom që secili që ndahet prej grujes vet – vetem qofse ajo ka bo kurveri – e qet atë në rrezik që ajo munet me bo kuroreshkelje edhe kushdo që martohet me një gru që u nda kryn kurorshkelje.
33 Apet kini ni pi kohes të vjetërve që u thon: „Mos boni be badihava por maji fjalt që i kini premtu Jehovajit.“ 34 Por une po ju thom: Mos boni hiq be – as me bo be për havajën [qiellin] sepse osht karrika [origjinal: froni] i zotit, 35 as mos boni be për tokën sepse osht karrika e vogël e komve të zotit edhe as për Jerusalemin mos boni be sepse osht qyteti i mretit të madh. 36 Edhe mos bo be për kryt e tu sepse nuk munesh me bo as bardh as zez fijën e flokit. 37 Por boni kshtu: Qofse thujsh „po“ mu kon „po“ edhe kur thujsh „jo“ mu kon „jo“ sepse thujsh ma shum fjalt vjen prej atij t’keqit.
38 Ju kini ni që u osht thon: „Sy për sy, dhom për dhom.“ 39 Ama po ju thom juve: Mos bo diçka kundra t’keqit por aj që ta jep ni shuplak në faqën e djatht ktheja edhe tjetrën. 40 Edhe qofse dikush të qet në gjyq edhe don me ta marr kmishën [veshjën e poshtme] jepja edhe jelekin ose xhamadanin [veshjën e sipërme]. 41 Qofse dikush me respekt [autoritet] të detyron te ecesh me atë ni kilometër, shko me atë dy kilometra. 42 Jepi atijna që t’lyp diçka edhe mos ja kthej shpinën atijna që lyp hua.
43 Ju kini ni që u osht thon: Duje të afërmin [familjën, mikun ose shokun] tan edhe urreje hasmin [armikun] tan. 44 Ama une po ju thom: Mos u nalni me dasht hasmin tan edhe mu lut për ata që ju përnjekin [qe dojn me ju nal me dhun]. 45 Kështut ju kallxoni që jeni thmit e bobës juv në havaj [bijt e atit juaj në qiell] sepse aj e len diellin me nxe permi njerzt t‘kqij edhe njerzt e mirë edhe e bon që me ra shi permi njerzt të drejt edhe njerzt padrejt. 46 Ose qka don me thon kur i doni ata qe ju dojn? Qfar bakshishin [shpërblimin] jeni tuj e prit? A nuk e bojn kshtu edhe taksablersat? [që i marrën parët njerzve për shtetin]. 47 Edhe qofse ju i përshendetni vllaznit e juve qka osht diçka interesant [veçant] ket pun që e boni? A nuk i bojn edhe njerzt e tjetrës popullsij [nga kombet e tjera]? 48 Përqata jeni pa gabime [përsosur] ashtu qysh boba [ati] juv në havaj [qiell] asht pa gabime.