Letra i parë te Tesaloniqsve 1
1 Pavli, Silvani edhe Timoteu, kongregacionit të Selanikasve që asht i lidhun me Zotin, Atin, edhe me Zotninë Jezu Krisht:
Ju urojmë mirësi të pameritume edhe paqe.
2 E falënderojmë Zotin vazhdimisht kur ju përmendim krejtve në lutjet tona, 3 sepse gjithmonë i kujtojmë veprat tueja të besimit, punën tuej të randë që vjen pi dashnia, edhe qëndrueshmërinë tuej për shkak të shpresës në Zotninë tonë Jezu Krisht, para Zotit edhe Atit tonë. 4 Sepse e dimë, vllazën të dashtun pi Zoti, që aj ju ka zgjedhë, 5 sepse lajmi i mirë që e predikuam nuk mbërri te ju veç me fjalë, po edhe me fuqi, me frymë të shenjtë edhe me bindje të fortë. Ju e dini qysh ishim mes jush për të mirën tuej. 6 Ju morët shembull pi neve edhe pi Zotnia, sepse e pranuat mesazhin mes shumë vështirësive, me gëzimin që e jep fryma e shenjtë. 7 Kështu u botë shembull për krejt besimtarët në Maqedoni edhe në Akai.
8 Në fakt, përmes jush fjala e Jehovajt u dëgjua jo veç në Maqedoni edhe në Akai, po besimi juej në Zotin asht përhapë gjithkah, kështu që na s’kemi nevojë me thanë kurgjo. 9 Sepse ata vetë vazhdimisht tregojnë për kontaktin tonë të parë me ju, edhe qysh ju u kthyet pi idhujt kah Zoti, për me i shërby si robër nji Zoti të gjallë edhe të vërtetë, 10 edhe për me e pritë pi qielli Birin e tij, që aj e ringjalli pi të dekuneve — Jezusin, që na shpëton pi zemërimi që po vjen.