Letra i dytë te Korintasve 12
1 Duhet me u lavdru. Edhe pse s’asht e dobishme, tash po foli për pamje të mbinatyrshme edhe zbulime të Zotnisë. 2 E njoh nji njeri të lidhun me Krishtin. Para 14 vjetëve aj u mor deri në qiellin e tretë, a në trup a jashtë trupit, nuk e di; Zoti e din. 3 Po, e njoh nji njeri të tillë, që, a në trup a i ndamë pi trupit, nuk e di; Zoti e din, 4 u mor në Parajsë edhe ka ni fjalë që nuk lejohet me u thanë, fjalë që njeriut nuk i lejohet me i folë. 5 Për nji njeri të tillë kam me folë me krenari, po për veten tem s’kam me u lavdru, veç për dobësitë e mia. 6 Edhe nëse kisha dashtë me u lavdru, nuk kisha qenë i paarsyeshëm, se kisha me e thanë të vërtetën. Ama po përmbahem, që askush mos me m’i llogaritë ma shumë se qka sheh te unë a qka nin pi meje, 7 veç pse kom pasë zbulime kaq të jashtëzakonshme.
Që mos me u bo mendjemadh, më asht dhanë nji gjemb në mish, nji melaqe i Satanit, që me më goditë prapë e prapë, që mos me u bo mendjemadh. 8 Tri herë e kom lutë fort Zotninë që me ma hjekë qita. 9 Po aj më tha: “Mirësia jeme e pameritume të mjafton, se fuqia jeme bohet e plotë në dobësi.” Për qata, ma së shumti kam qef me u lavdru për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit me nejtë përmbi mu si çadër. 10 Pra, po gjej kënaqësi në dobësi, në ofendime, në nevoja, në përndjekje edhe në vështirësi për Krishtin. Se kur jom i dobët, atëherë kom fuqi.
11 Jom bo i paarsyeshëm. Ju më keni detyru. Në fakt, ju ish dashtë me më rekomandu. Se unë s’jom kon aspak ma poshtë se qata apostujt tuaj “super të mirë”, edhe pse s’jom kurgjo. 12 Po, ju keni mujt me i pa te unë shenjat e nji apostulli: krejt durimin, shenjat, mrekullitë edhe veprat e fuqishme. 13 Qfarë mangësie keni pasë ju krahasu me kuvendet tjera, përveç që unë s’ju kom ra barrë? Falmani qet padrejtësi.
14 Kqyrni! Tash jom gati për herën e tretë me ardh te ju, edhe s’kam me ju ra barrë. Se nuk po e kërkoj pasuninë tuaj, po juve. Se nuk duhet fëmijët me lonë diçka për prindërit, po prindërit për fëmijët. 15 Unë për veti me shumë qef kam me shpenzu gjithçka për ju, edhe veten kam me e dhanë krejt për ju. Nëse po ju du kaq shumë, a duhet me u dashtë ma pak? 16 Sido që të jetë, unë s’ju kom ra barrë. Megjithatë, ju po thoni që kom qenë “i mençur” edhe ju kom zanë “me dinakëri”. 17 A mos ju kom shfrytëzu përmes dikujt që e kom çu te ju? 18 Unë e kom nxitë Titin edhe e kom çu vllaun me të. A mos ju ka shfrytëzu Titi në naj mënyrë? A nuk kemi kallxu të njejtën frymë? A nuk kemi ecë në të njejtat gjurmë?
19 A keni mendu krejt qet kohë që na po mbrohemi para juve? Na flasim para Zotit si njerëz të lidhun me Krishtin. Ama krejt i bojmë për me ju ndërtu juve, të dashtunit e mi. 20 Se po tutna që kur të vij, mos ju gjej jo qysh po du unë, edhe unë mos me kon jo qysh doni ju, po përkundrazi me gjetë grindje, xhelozi, shpërthime inati, përçarje, të folme të këqija, llafe, fryrje prej krenarie edhe rrëmujë. 21 Mundet me ndodhë që Zoti jem me më ulë para juve kur të vij prapë, edhe unë me u mërzitë për shumë pi atyne që kanë bo gjynah ma herët, po nuk janë pendu për sjelljen e tyne të pacipë, papastërtinë edhe imoralitetin seksual që e kanë bo.