Luka 10

Aus bibla-popullore.org
Version vom 8. Juni 2026, 14:04 Uhr von Nexhat (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Masanej Zotnia i ka caktu edhe 70 tjerë, edhe i ka qu dy e dy përpara n’krejt qytetet e vendet ku aj vet ka pas me shku. 2 Aj u ka thanë: „Po, korrja asht e madhe, po punëtorë ka pak. Lutuni pra Zotinis të korrjes me i çu ma shumë punëtorë për korrjen e vet. 3 Shkoni! Po kqyrni, se po ju çoj si kingja midis ujqve. 4 Mos merrni as kese as pare, as torbë ushqimi, as oponga(sandalle), edhe mos e përshëndetni kërkon rrugës. 5 Ku do që hyni në nji shpi, thoni së pari: ‘Paqja koftë me këtë shpi.’ 6 Nëse aty asht nji njeri që e don paqen, paqja juej ka me nejt te aj. Po nëse jo, ka me ju u kthy apet mëramas. 7 Rrini n’at shpi, hani e pini qka ju japin, se punëtori e meriton rrogën e vet. Mos kaloni pa u nal prej një shpie në nji tjetër.
8 Edhe kur shkoni në një qytet e ju pranojn, hani qka ju qesin përpara. 9 Shnoshi të smutet që jon aty, edhe thuju: ‘Mbretnia e Zotit asht ngat te ju.’ 10 Po kur vini në një qytet e s’ju pranojnë, dilni në udhët e mdhaja e thoni: 11 ‘Si paralajmërim për ju, na po e fshijmë edhe pluhnin e qytetit tuaj që na ka ngjit në kamë. Po dijeni këtë: Mbretnia e Zotit asht ngat.’ 12 Po ju thom: Sọdomes në at ditë s’ka me i shku aq keq sa ktij qyteti.
13 Mjerë ti o Korazin! Mjerë ti, o Betsaida! Se po me u bo në Tir dhe në Sịdon krejt kto vepra të forta si te ju, ata moti kishin nejt në thes e në hi e kishin kallxu pendim. 14 Përqata në gjykim Tiri e Sịdonit s’ka me ju shku aq keq sa juve. 15 E ti, o Kapẹrnaum, a po menon që ka me të qu nalt hava? Jo, ti ki me zhdryp në vorr!
16 Kush ju ngon juve, më ngon edhe mu. Kush s’ju çmon juve, as mu nuk më çmon. E kush nuk më çmon mu, s’e çmon as Atë që m’ka (qu) dergu .
17 Masanej shtadhet nxansat u kthyn të gëzum e thanë: „Zotni, edhe frymat e këqija po na binden kur e përdorim emnin tand.“ 18 Aj u tha: „Unë po e shoh Satanin tu ra si vetëtim prej havas. 19 Kqyrni, unë ju kom dhan fuqi me shkel gjarpërinj e akrepa, edhe me e fitu ose mujt (shkel) krejt fuqinë e armikut, e s’ka kurgjo që ka me ju bo dëm. 20 Veç mos u gzoni pse frymat e këqija po ju binden, po gzoni se emnat e juve jan të shkrum në hava.“ 21 Në at dakit(kohë,moment) fryma e shenjtë e ka mush me gëzim, e aj ka thanë: „Po të lavdoj, o At, Zotni i havas dhe i tokës, se kto sene i ke mshef prej të meçmeve dhe prej të dijshmëve, e ua ke zbulu thfëmijve të vogël. Po, At, se kshtu ty tëka pëlqy. 22 Krejt m’u ka dhan prej Babës tem. Askush s’e din kush asht Biri veç Baba, edhe askush s’e din kush asht Baba veç Biri, edhe ai që Biri don me ia zbulu.“
23 Masanej aj u ka fol nxansave veçmas: „Të lum jon sytë që po e shohin qka po e shihni ju. 24 Se po ju thom: shumë profetë e mbretën kanë dasht me pa qka po e shihni ju, po s’e kanë pa, edhe kanë dasht me ni qka po ngoni ju, po s’e kanë nij.“
25 Nji njeri që e ka njoft ligjin mirë u çu në kom edhe deshti me provu Jezusin. Aj e veti: „Msus, qka duhet me bo une për me jetu përher.“ 26 Jezusi i tha: „Qka thot ligji? Edhe qka lexon aty?“ 27 Aj njeri u përgjigj: „‚Duje Jehovajin, Zotin tan, me krejt zemrën, me krejt shpirtin, me krejt takatin që ki edhe me krejt menen tane“ edhe ‚të afërmin tënd si vetën duhet me dasht.‘“ 28 Jezusi i tha: „Ke thon mirë. Shko, bon qeshtu edhe ki me jetu përher.“
29 Ama ky njeri ka dasht m’u kallxu i drejt edhe e veti Jezusin: „Kush asht i afërmi jem?“ 30 Jezusi tha: „Nji njeri u zhdryp pi Jerusamelit me shku në Jeriko. Rrugës tuj shku, ai rra në durt e hajdukave. Krejt qka ka pasë me veti, ata ja kanë marrë. E kanë rre me dru edhe e kanë lan desh. Tani jon iki dhe e kanë lon at njerin as dek as gjall. 31 Ma vonë nji prift ka kalu qat rrug. Kur e ka pa at njerin e lendum, aj e ka marrë nji rrug tjetër. 32 Njesoj erdhi edhe nji levit qat rrug. Edhe aj e ka pa të lëndumin, por edhe aj e ka ndru rrugën. 33 Tani ka kalu nji samaritan. Aj e ka pa njerin e lendum edhe atij i vike gjynah, i ka dhimt. 34 U afru ngat njerit e lendum edhe ja ka kqyr varën. Ja ka ly me njefarë ilaqi edhe ja ka lidh varën me një shami. Tani e ka hyp at njerin e lendum në kafshën e vet edhe e ka çu te nji punëtor që kujdeset për atë. 35 Të nesrit aj i dha dy denar punëtorës edhe i ka thon: 'Kqyre edhe shnoshe, qofse bohet ma tepër se dy denar, ti japi parët kur kthena.'" 36 Tash Jezusi e veti at njerin që ka dasht m’u kallxu i drejt: „Cili prej ktynve treve pot doket ty ma i afër.“ 37 Ky i tha: „Aj që ka kallxu dhimt me atë.“ Masanej Jezusi i tha: „Shko edhe bo sikur ky.“
38 Tu vazhdu rrugën, aj ka hy n’ni katun, e nji grue me emnin Martha e ka ftu n’shpi të vet. 39 Ajo e ka pas edhe nji motër, Maria. Maria u ka ul te kambët e Zotit e ka nejt tu e ndigju gjithë kohën. 40 Po Martha u ka marrë me shumë punë, e u ka shpërqendru. Në fund ka ardh te Jezusi e ka thanë: „Zot, a s’po t’pengon që motra jem po ma len krejt punën mu? Thuji me ardh me m’ndihmu.“ 41 Zoti i ka thanë: „Martha, Martha, ti po mendon e po brengosesh për shumë sene. 42 Po veç pak duhen, në fakt veç nji. Maria e ka zgjedh pjesën e mirë, e s’ka me ia marrë kush.“