Luka 12
1 Në at kohë ishin mbledhë mijëra njerz, kaq shumë sa e shkelnin njani-tjetrin në kambë. Atëher aj nisi me ju thanë së pari nxansave të vet: „Ruhi prej tharmit të Farisenjve, domethanë prej dyftyrnisë së tyne. 2 Po s’ka kurgjo të msheftë me kujdes që s’ka me u zbulu, as kurgjo sekret që s’ka me u ditë. 3 Përqata qka thuni në terr, ka me u ni në dritë, edhe qka pëshpëritni në dhoma private, ka me u shpallë prej kulmeve të shpis. 4 Po ju thom edhe juve, miqve të mi: Mos kini tut prej atyne që e mytin trupin, po masanej s’mujnë me bo kurgjo ma shumë. 5 Po unë ka me ju kallxu kuj duhet me ju tutë: Tutjuni Atij që ka pushtet me mbytë edhe masanej me gjujtë në Gehenë. Po, po ju thom: Atij tutjuni. 6 Sa paguhet për pesë harabela? Dy pare që s’vlejnë gati kurgjo. Po Zoti nuk e harron asnjonin prej tyne. 7 Edhe flokët në krytë e juve janë krejt të numrume. Mos kini tut: ju vleni ma shumë se nji tufë e tanë harabelash.
8 Po ju thom: Secili që pranon para njerzve se asht me mu, edhe Biri i njeriut ka me pranu para melaqeve të Zotit se asht me të. 9 Po kush më mohon(nuk u pranon) para njerzve, aj ka me u mohu para melaqeve të Zotit. 10 Edhe secili që thotë diçka kundër Birit të njeriut, ka me ju falë. Po kush shan kundër frymës së shenjtë, atij s’ka me ju falë. 11 Kur të ju çojnë para mbledhjeve publike, para zyrtarëve të qeverisë edhe para autoriteteve të nalta, mos u boni marak qysh keni me u mbrojtë a qka keni me thanë, 12 se fryma e shenjtë ka me ju msu në qat moment qka duhet me thanë.“
13 Atëher dikush prej kallabllakut i tha: „Mësues, thuj vllaut tem me e nda trashëgiminë me mu.“ 14 Aj ju përgjigj: „O njeri, kush më ka caktu mu me kan gjykatës a ndërmjetës mes juve dyve?“ 15 Masanej ju tha: „Qelni sytë edhe ruhuni prej çdo lloj lakmije, se edhe nëse dikush ka shumë, pasunia e tij s’ja jep jetën.“ 16 Përqata ju kallxoj nji krahasim: „Toka e nji pasaniku dha bereqet të mirë. 17 Atëher aj nisi me menu: ‘S’e di ku me e shti krejt bereqetin tem. Qka me bo tash?’ 18 Ma në fund vendosi: ‘Kështu ka me bo: ka me i rrëzu depot e mia, ka me i ndërtu ma të mëdhaja, aty ka me e shti krejt grunin tem edhe krejt senet e mia 19 edhe ka me i thanë vetes: „Ke mbledhë shumë të mira, sa të dalin për shumë vjet. Rri rahat, ha, pi edhe knaqu me jetën.“’ 20 Por Zoti i tha: ‘O i pamençun, qit natë kanë me ta kërku jetën tane. E kuj kanë me i metë krejt ato që i ke mbledhë?’ 21 Kështu i ndodh atij që mbledh dukat(pasuni) për veti, po para Zotit s’asht i pasun.“
22 Atëher aj ju kthye nxansave të vet: „Për qata po ju thom: Mos u boni ma marak për jetën tuj, qka keni me hangër, as për trupin tuj, qka keni me veshë. 23 Se jeta vlen ma shumë se ushqimi, edhe trupi ma shumë se teshat. 24 Mendoni pak për korbat: ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as hambar as depo. Apet se apet Zoti i ushqen. A nuk vleni ju shumë ma shumë se zogjtë? 25 Kush pej juve, tu u bo marak, mundet me ja zgatë jetës së vet qoftë edhe pak? 26 Nëse pra s’muni me bo as nji sen kaq të vogël, pse po boni marak për senet tjera? 27 Kqyrni pak qysh rriten zambakët ose lulet: nuk lodhen e nuk tjerrin penj. Po unë po ju thom: as Solomoni, me krejt madhështinë e tij, s’u kanë i veshun aq bukur sa njoni prej tyne. 28 Nëse Zoti i vesh kështu bimët e fushës, që sot janë e nesër i qesin në furrë, a nuk ka me ju veshë edhe ma shumë juve? Sa pak besim keni! 29 Pra mos u boni ma marak qka keni me hangër e qka keni me pi, edhe mos rrini të tensionum prej pasigurisë. 30 Se krejt kto i lypin me ngut popujt e botës, po Baba juv e din që ju duhen krejt kto. 31 Përkundrazi, boni gjithmon mbretninë e Zotit ma të randësishmen në jetën tuj, dhe krejt kto sene tjera kanë me ju shtu.
32 Mos ki tut, kope e vogël, se Baba juvr e ka pa të mirë me ju dhanë mbretninë. 33 Shitni pasuninë tuj edhe jepjuni të vorfërve. Bani për veti kuleta që nuk vjetrohen, nji thesar që s’shterret në hava, ku s’afrohet hajni edhe ku tenja (mola) s’e han kurgjo. 34 Se ku asht thesari juve, aty ka mu kan edhe zemra juve.
35 Jini të veshun e gati, edhe leni llampat tuja ndezë. 36 Jini si njerëz që e presin zotninë e vet me u kthy pej dasmës, që kur të vjen e të troket, me ja çelë menjiherë. 37 Lum ata shërbëtor që zotnia i gjan qut kur të vjen! Përnime po ju thom: Aj ka me u bo gati me ju shërby, ka me i ulë në sofër, masanej ka me ardhë e ka me ju shërby. 38 Edhe nëse vjen në rojën e dytë të natës, a nëse vjen në rojën e tret, dhe i gjan gati, sa të lumtun kan me kan ata! 39 Nji sen dihet: nëse i zoti i shpisë e din kur vjen hajni, nuk e len me ja thy shpinë. 40 Edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në nji kohë që ju s’e mendoni.“
41 Atëher Pjetri e veti: „Zotni, a po e kallxon qit krahasim veç për neve a për krejt?“ 42 Zotnia ju përgjigj: „Kush asht përnime kujdestari besnik, e i mençum, që zotnia i tij ka me ja besu përgjegjësinë për shërbëtorët e vet, që me ju dhanë gjithmon racionin (vaktin) e ushqimit në kohën e duhun? 43 Lum aj shërbëtor, kur zotnia i tij vjen edhe e sheh tu bo taman qashtu! 44 Po ju thom të vërtetën: Zotnia i tij ka me ja besu përgjegjësinë për krejt pasuninë e vet. 45 Po nëse aj shërbëtor najherë thotë me veti: ‘Zotnia jem po vonohet’, dhe nis me i rrehë shërbëtorët e shërbëtoret, edhe nis me hangër e me pi, po edhe me u dehë(pijav), 46 zotnia i qatij shërbëtori ka me ardhë nji ditë kur aj s’e pret edhe në nji orë që aj s’e din, ka me e dënu shumë ranë edhe ka me ja dhanë venin me të pabesët. 47 Atëher aj shërbëtor që e kuptoi qka deshi zotnia i vet, po nuk u bo gati as nuk e kryjti detyrën e vet, ka me marrë shumë të rreme ose grushta . 48 Kurse aj që nuk e kuptoi, po bani diçka për të cilën meriton të rreme ose grushta, ka me marrë pak. Secilit që ju ka dhanë shumë, shum ka me ju kërku, edhe kuj ju ka besu shumë, prej tij kanë me kërku ma shumë se në përgjithsi.
49 Unë kam ardhë me dhezë nji zjarm në tokë, edhe qka kisha dashtë ma shumë se me kan veç i dheztë tash! 50 Po kam edhe nji pagëzim përpara meje, edhe sa shumë jom në ngarkum deri sa të kryhet. 51 A menoni që kam ardhë me pru paqe në tokë? Jo, po ju thom, po me nda. 52 Se pej tash e mas pesë veta në nji shpi kanë me kan të ndamë: tre kundër dyve, edhe dy kundra treve. 53 Kanë me kan të ndamë: baba kundër djalit edhe djali kundër babës, nana kundër çikës edhe çika kundër nanës, vjehrra kundër resë edhe reja kundër vjehrrës.“
54 Mas kësaj ju kthye edhe kallabllakut: „Kur e shihni nji re tu u çu në perëndim, menjiherë thuni: ‘Po vjen furtunë’, edhe qashtu bohet. 55Edhe kur e shihni që po fryn era pej jugut, thuni: ‘Ka me pas nxehtsi të madhe’, edhe qashtu del. 56 O dyftyrsha! Dukjen e tokës edhe të havas dini me i vlersu, po pse s’muni me e vlersu qit kohë të veçantë? 57 Edhe pse s’muni vetë me gjyku qka asht e drejtë? 58 Për shembull, kur je tu shku me kundërshtarin tand te nji udhëheqës, bon çmos rrugës me u marrë vesh me të, që aj mos me ju qu (dergu) para gjykatsit, e gjykatsi me ju dorëzu te zyrtari i gjyqit, e zyrtari i gjyqit me të gjujtë në burg. 59 Po të thom: Kurrën e kurrës s’ke me dalë prej aty, deri sa ta pagush edhe paren e fundit ma të vogël.“