Zanafilla 1
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Në fillim Zoti e ka kriju qiellin edhe tokën.
2 Toka u kan e pa formume edhe e zbrazët ose thate, terr ka pasë përmi ujin e thellë, edhe fuqia e Zotit po levizke përmbi ujna.
3 Zoti tha: "Le të bohet dritë." Edhe u bo dritë.
4 Zoti e pa që drita ish e mirë, edhe e ndau dritën prej territ.
5 Zoti dritën e qujti Ditë, terrin e qujti Natë. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e parë.
6 Pastaj Zoti tha: "Le të ketë nji shtresë mes ujnave, që me u nda ujnat prej ujnave."
7 Edhe Zoti e boni qat shtresë, edhe i ndau ujnat poshtë saj prej ujnat përmi saj. Dhe qashtu u bo .
8 Zoti qat shtresë e qujti Qiell. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e dytë.
9 Pastaj Zoti tha: "Ujnt poshtë qiellit le t'mblidhen nji ven, e le të dalë toka e thatë." Dhe qashtu u bo.
10 Toka e thatë Zoti e qujti Tokë, kurse ujnt e mbledhun i qujti Detna. Edhe Zoti e pa që ish mirë.
11 Masanej Zoti tha: "Le të mbijnë në tokë bar, bimë që japin fara, edhe druj që bajn fruta me farë mrena, secili si lloji i vet." Edhe qeshtu u bo.
12 Toka dha bar, bimë që japin fara si lloji i vet, edhe druj që bajn fruta me farë mrena si lloji i vet. Edhe Zoti e pa që ish mirë.
13 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e tretë.
14 Pastaj Zoti tha: "Në shtresën e qiellit le të dalin drita që me e nda ditën prej natës, e me kallxu kohët, ditët edhe vitet."
15 "Ato le të shëndrisin në qiell përmi tokë." Edhe qeshtu u bo.
16 Zoti i boni dy dritat e mëdhaja: dritën ma të madhe për me sundu ditën, edhe dritën ma të vogël për me sundu natën. I boni edhe yjt.
17 Zoti i vnoi në shtresën e qiellit që me shndritë përmi tokë,
18 me sundu ditën edhe natën, edhe me e nda dritën prej territ. Edhe Zoti e pa që ish mirë.
19 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e katërt.
20 Pastaj Zoti tha: "Në ujna le të ketë boll gjallesa, edhe shpezët le të fluturojn përmi tokë, në shtresën e qiellit."
21 Edhe Zoti i krijoi përbindshat e mëdhej të detit, edhe krejt gjallesat që lëvizin n’uj, që ka plot prej tyne, secila si lloji i vet, edhe çdo shpez që fluturon si lloji i vet. Edhe Zoti e pa që ish mirë.
22 Pastaj Zoti i bekoi e ju tha: "Bani fëmij, shumohuni edhe mbushni ujnt e detit. Edhe shpezët le të shumohen në tokë."
23 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e pestë.
24 Pastaj Zoti tha: "Toka le të nxjerrë gjallesa si lloji i vet: kafshët e shpijës, gjallesat që zvarriten edhe shtazët e egra të tokës, secila si lloji i vet." Edhe qeshtu u bo.
25 Zoti i boni shtazët e egra të tokës si lloji i vet, kafshët e shpijës si lloji i vet, edhe krejt gjallesat që zvarriten në tokë si lloji i vet. Edhe Zoti e pa që ish mirë.
26 Pastaj Zoti tha: "Na po e bojm njerin si pamjen tonë, të ngjashëm me na. Le të sundoj mbi peshqt e detit, mbi shpezët e qiellit, mbi kafshët, mbi krejt tokën edhe mbi krejt gjallesat që zvarriten në tokë."
27 Edhe Zoti e krijoi njerin si pamjen e vet. E krijoi si pamjen e Zotit. I krijoi mashkull edhe femën.
28 Pastaj Zoti i bekoi e ju tha: "Bani fëmij, shumohuni, mbushne tokën edhe merrne nën kontroll. Sundoni mbi peshqt e detit, mbi shpezët e qiellit edhe mbi krejt gjallesat që lëvizin në tokë."
29 Pastaj Zoti tha: "Qe, ju kom dhon krejt bimët në tokë që japin farë, edhe krejt drujt që bajn fruta me farë mrena. Kto kanë me ju shërby për me hangër."
30 E për shtazët e tokës, për shpezët e qiellit edhe për krejt gjallesat që lëvizin në tokë e që kanë frym jete, ju kom dhon krejt bimët e gjelbra për me hangër." Edhe qeshtu u bo.
31 Masanej Zoti e pa krejt çka kish bo, edhe ish shumë mirë. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e gjashtë.