Luka 20

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Juli 2026, 17:10 Uhr von Nexhat (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Nji ditë, derisa aj po e msonte popullin në tempull edhe po e shpallte lajmin e mirë, ju afrun kryepriftat, skribët edhe pleqtë 2 edhe deshtën me ditë: „Na kallxo, me çfarë të drejte po i bon krejt këto? Kush ta ka dhanë ty kët drejtë?“ 3 Aj ju përgjigj: „Edhe unë e kam nji pytje për ju. M’kallxoni: 4 Pagzimi që e bante Gjoni, a ishte prej havas a pej njerzve?“ 5 Atëher ata nisën me menu mes veti: „Nëse thojmë: ‘Prej havas’, aj ka me na vet: ‘Pse pra s’i keni besu?’ 6 E nëse thojmë: ‘Prej njerzve’, krejt populli ka me na gjujtë me gurë, se janë të bindun që Gjoni ishte pejgamber.“ 7 Për qata ju përgjigjën se s’e dinin prej kah ishte, 8 e Jezusi ju tha: „Atëher as unë s’po ju kallxoj me çfarë të drejte i boj krejt këto gjana.“

9 Masanej aj nisi me ju kallxu njerzve nji krahasim: „Nji njeri e mbolli nji vneshtë, ju dha me qira vreshtarëve edhe udhëtoi larg për nji kohë të gatë. 10 Kur erdh koha, e dërgoi nji shërbëtor te vreshtarët, që me ja dhanë nji pjesë prej bereqetit të rrushit. Po vreshtarët e rrehën edhe e çun durthatë. 11 Pronari dërgoi edhe nji shërbëtor tjetër. Edhe atë e rrehën, e poshtrun edhe e çun durthatë. 12 Masanej e dërgoi edhe të tretin, por edhe atë e plagosën dhe e qitën(lagrun) jashtë. 13 Atëher pronari i vneshtës tha: ‘Qka me bo tash? Kam me e dërgu djalin tem, djalin tem të dashtun. Ndoshta atij kanë me i kallxu respekt.’ 14 Qysh e kan pa vreshtarët , mendun mes veti edhe i thanë njani-tjetrit: ‘Ky asht trashëgimtari. Hajde ta mytim, që trashëgimia me na metë neve!’ 15 Atëher e qitën jashtë vneshtës edhe e mytën. Qka ka me ju bo pronari i vneshtës atyne? 16 Ka me ardhë, ka me i mbytë qata vreshtarë edhe ka me ja dhanë vneshtën tjerëve.“ Kur njerzt e ninë këtë, thanë: „Mos ndodhtë kjo kurrë!“ 17 Por aj i kqyri drejt edhe i veti: „Atëher qka domethanë ajo që shkruhet në Shkrime: ‘Guri që e kanë refuzu ndërtuesit, aj asht bo guri kryesor i qoshes’? 18 Secili që bjen mbi ktij gur, ka me u copëtu. E mbi kon bjen ky gur, ka me e blu (rrërrmu)krejt.“

19 Skribët edhe kryepriftat deshtën me e kapë në qat orë, se e kuptun që me qit krahasim po folke për ta. Po ju tutën popullit. 20 Masi e vëzhgun me kujdes, pagun fshehtas do burra edhe i çun te aj. Ata duhej me u paraqitë si të drejtë, që me ja nxanë fjalën e vet e masanej me ja dorëzu qeveris edhe pushtetit të guvernatorit. 21 Kta burra e vetën: „Msues, e dimë që qka thu dhe qka mson asht e drejt, edhe nuk mban anë, po e mson me të vërtetë qysh duhet me jetu simas vullnetit të Zotit. 22 A asht e drejtë me i pagu taksa Cezarit, a jo?“ 23 Po aj e kuptoi hilen e tyne edhe ju tha: 24 „Ma kallxoni nji denar. E kujt asht pamja edhe mbishkrimi në të?“ Ata thanë: „E Cezarit.“ 25 Atëher aj ju tha: „Pra, patjetër jepni Cezarit atë që i takon Cezarit, edhe Zotit atë që i takon Zotit.“ 26 Kështu s’mujtën me ja nxanë fjalën para popullit, por u habitën me përgjigjen e tij edhe nuk folën ma (shujtën).

27 Masanej ju avytën do Saducenj, që thojnë se s’ka ringjallje, edhe e vetën: 28 „Msues, Moisiu na ka shkru: ‘Nëse nji burrë des edhe e len grun pa thfmij, atëher vllavi i tij duhet me e marrë vejushën për gru, që me i siguru pasardhës vllavit.’ 29 Ishin nji herë shtatë vllazën. I pari u martu, po diq pa thfmij. 30 Atëher e mori i dyti, 31 masanej i treti, po, krejt të shtatë u martun me të, por krejt diqën pa pas thfmij. 32 Në fund diq edhe gruaja. 33 E kujt ka me kan ajo gru në ringjallje? Se krejt të shtatë jen kan të martum me të.“

34 Jezusi ju tha: „Thfmijtë e këtij sistemi të botës martohen edhe martohen me ta, 35 por ata që janë pa të drejt me e marrë atë sistem të botës edhe ringjalljen prej të dekuneve, nuk martohen as nuk martohen me ta. 36 Ata as nuk munden ma me dekë, se janë si melaqet, edhe pasi janë thfmij të ringjalljes, janë thfmij të Zotit. 37 E që të dekunit ringjallen, këtë e ka bo të qartë edhe Moisiu në tregimin për kaçubën me therra, kur e qun(thirr) Jehovajn ‘Zotin e Abrahamit, Zotin e Isakut edhe Zotin e Jakupit’. 38 Aj s’asht Zot i të dekuneve, po i të gjallëve, se për të krejt janë të gjallë.“ 39 Atëher do skribë thanë: „Mësues, mirë fole.“ 40 Se ata ma nuk guxojshin me i bo as nji pytje të vetme.

41 Po aj i veti: „Qysh po thojnë që Krishti asht djali i Davidit? 42 Se vet Davidi thotë në librin e Psalmeve: ‘Jehovaj i tha Zotnisë tem: „Ulu në anën teme të djathtë, 43 derisa t’i vnoj armiqtë e tu si mbshtetse për kambët e tua.“’ 44 Davidi pra e qun Zotni. Qysh asht atëher djali i tij?“

45 Masanej Jezusi ju tha nxansave të vet, në vesh të krejtve: 46 „Ruhi prej skribëve, që kanë qef me ecë me tesha të gata edhe e dojnë me i përshëndetë ma shumë nëpër tregje, që i dojnë ulëset e para në sinagoga edhe vendet ma të mira në darka, 47 që ja marrin pasuninë vejushave edhe luten gatë për me u dokë të randësishëm. Ata kanë me marrë gjykim ma të randë.“