Zbulesa 21
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Edhe unë pashë nji qiell të ri edhe nji tokë të re, se qielli i parë edhe toka e parë u zhdukën, edhe deti s’ish ma. 2 Pashë edhe qytetin e shenjtë, Jerusalemin e Ri, tu zbrit prej Zotit prej qiellit, i bo gati, si nji nusë e zbukuru për burrin e vet. 3 Masanej e niva ni zo të nalt nga karrika e mbretit [froni] që tha: „Tenda si kulibe e zotit osht te njerzt. Edhe aj ka me jetu me ata edhe ka mu kon populli i tina. Edhe vet zoti ka mu kon me ata. 4 Edhe aj qdo lot pi syve tynve ka mi fshi edhe vdekje mo s’ka me pas. Edhe s’ka me pas as vaj, as bertitje, as dhimt mo. Qka u kon përpara u kry."
5 Edhe aj qe osht i ulun në karrikën e mbretit [fron] tha: „I boj krejt të reja.“ Edhe tha: „Shkruji qeta fjalt se jon të besushme edhe të vërteta.“ 6 Masanej m’tha: „Krejt u kry. Unë jam Alfa edhe Omega, fillimi edhe mbarimi. Atij që ka etje ka me ja dhon pa pare me pi prej burimit të ujit të jetës. 7 Kush fiton ka me i trashëgu kto sene, edhe unë ka me i kon Zoti i tij, e ai ka me kon djali jem. 8 Po frikacakët, ata pa besim, t’ndytit, vrasësit, ata që bojn imoralitet, ata që merren me magji, idhujtart edhe krejt gënjeshtart, pjesa e tyne ka me kon në liqenin që digjet me zjarm e me squfur. Kjo osht deka e dytë.“
9 Njoni prej atyne shtatë engjëve që i kishin shtatë kupat e mbushuna me shtatë murtajt e mramta, erdh edhe m’tha: „Hajde, ka me ta kallxu nusën, grun e Qengjit.“ 10 Ai m’çoj me fuqinë e Frymës në nji mal shumë të madh e të nalt edhe m’kallxoj qytetin e shenjtë, Jerusalemin, që po zbriste prej Zotit prej qiellit. 11 Qyteti shndritte prej lavdis së Zotit. Drita e tij ish si nji gur shumë i qmuem, si gur jaspis që shkëlqen si xtall. 12 Qyteti kish nji mur shumë të madh e të nalt, me dymbëdhjetë porta, edhe te portat ishin dymbëdhjetë engjëj. Përmi portat ishin shkrute emnat e dymbëdhjetë fiseve të bijve t’Izraelit. 13 N’lindje ishin tri porta, n’veri tri porta, n’jug tri porta edhe n’perendim tri porta. 14 Muri i qytetit kish edhe dymbëdhjetë themele, e përmi ta ishin dymbëdhjetë emnat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit.
15 Ai që po fliste me mu e kishte n’dor nji kallam ari për me matë qytetin, portat e tij edhe muret e tij. 16 Qyteti ish katror, i gjat sa i gjanë. Ai e mati qytetin me kallam, e doli dymbëdhjetë mijë stade. Gjatësia, gjanësia edhe lartësia e tij ishin njisoj. 17 E mati edhe murin, e doli 144 kut, me masën e njerit, që osht edhe masë e engjullit. 18 Muri ish prej jaspisi, e qyteti ish prej ari të pastër, si xham i qartë. 19 Themelët e murit t’qytetit ishin të zbukuruar me çdo lloj guri t’qmuem. Themeli i par ish jaspis, i dyti safir, i treti kalcedon, i katërti smerald, 20 i pesti sardonik, i gjashti sard, i shtati krizolit, i teti beril, i nandi topaz, i dhjeti krizopras, i njëmbëdhjeti hijacint, i dymbëdhjeti ametist. 21 Dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë perla, çdo portë ish prej nji perle të vetme. Rruga kryesore e qytetit ish prej ari t’pastër, si xham i tejdukshëm.
22 N’qytet s’e pashë kurrfar tempulli, se Jehovaj Zoti, i Gjithpushtetshmi, osht tempulli i tij, edhe Qengji po ashtu. 23 Qytetit nuk i duhej as dielli as hana me i ndritë, se lavdia e Zotit e ndriqoj, edhe llampa e tij ish Qengji. 24 Drita e tij e ndriqon rrugën ku ecin popujt, edhe mbretat e tokës e qesin lavdinë e tyne mrena n’qat qytet. 25 Portat e tij kurr s’kanë me u mshel ditën, se aty s’ka natë. 26 Aty mrena kanë me u shti lavdia edhe nderi i popujve. 27 Po kurr s’ka me hi aty mrena kurgjo e ndyt, as kush që bon sende t’kqija e mashtruese, po veç ata që jon t’shkrum n’libër t’jetës të Qengjit.“