Luka 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Krejt kallabllaku u çu dhe e çun te Pilati. 2 Ata ja nisën me e akuzu tu i thanë: „E kemi gjetë qit njeri tu e shtij popullin tonë, tu e ndalu me i pagu taksat Cezarit, edhe tu thanë për veti që asht Krishti, nji mret.“ 3 Atëher Pilati e veti: „A je ti Mreti i Judenjve?“ Aj ju përgjigj: „Ti vetë po thu.“ 4 Atëher Pilati ju tha kryepriftërinjve edhe kallabllakut të njerzve: „Unë s’po shoh asnji arsye me e dënu qit burrë.“ 5 Po ata ngulshin kambë: „Me mësimet e veta po e shti popullin në krejt Judenë, ja ka nisë prej Galilesë e deri qitu!“ 6 Kur Pilati e nivi këtë, veti a asht ky njeri Galileas. 7 Masi u siguru që Jezusi ishte prej territorit ku sunonte Herodi, e dërgoi te aj. Edhe Herodi ishte në Jerusalem në qat kohë.

8 Kur Herodi e pa Jezusin, u gëzu shumë. Kaherë kishte pas qef me e pa, se kishte nij(ngu)shumë për të, edhe shpresonte me pa naj shenjë prej tij. 9 Herodi e veti shumë, po nuk mori kurrfarë përgjigje. 10 Kryepriftat edhe skribët u çojshin panal edhe e akuzojshin fort. 11 Atëher Herodi bashkë me ushtarët e vet e keqtrajtun me përbuzje, edhe Herodi u bajke hajgare me të, tu ja veshë nji tesh të mirë(bukur). Masanej e ktheu apet te Pilati. 12 Po qat ditë Herodi edhe Pilati u banë shokë, se ma herët jen kan armiq mes veti.

13 Masanej Pilati i thirri bashkë kryepriftat, udhëheqësit edhe popullin 14 edhe ju tha: „Ma keni pru qit njeri si nxitës të popullit. Unë e mora në pytje para jush, po s’gjeta kurgjo që i vërteton akuzat tuja. 15 As Herodi s’ka gjetë kurgjo, se na e ka kthy apet. Dhe kqyrni: ky s’ka bo kurgjo për me meritu me dek. 16 Masanej kam me e dënu dhe masanej kam me e liru apet.“ 17 –– 18 Po krejt kallabllaku bërtiti: „Hiqe qafe qita! Liroje Barabën!“ 19 Baraba ishte në burg për shkak të nji kryengritjeje në qytet dhe për vrasje. 20 Pilati ju foli edhe nji herë, se donte me e liru Jezusin. 21 Por ata bërtitshin me za të madh: „Vnoni në shtyllë me të! Vnoni në shtyllë me të!“ 22 Atëher ju tha për herë të tretë: „Pse? Qka ka bo ky njeri keq? Unë s’kam gjetë kurgjo te aj për me meritu vdekjen. Masanej kam me e dënu edhe kam me e liru.“ 23 Po ata ngulën kambë, tu kërku me za të madh që aj të ekzekutohej, edhe me britmat e tyne ja dolën. 24 Prandaj Pilati vendosi që të bohej qka po kërkojshin ata. 25 E liroi njeriun që ata e kërkun, atë që ishte në burg për kryengritje edhe vrasje, kurse Jezusin ja dorëzoi vullnetit të popullit.

26 Kur po e çojshin, rrugës e kapën nji farë Simoni pi Kirenës, që po vinte pi arave, edhe ja ngarkun shtyllën e mundimit, që ta barte mas Jezusit. 27 Shumë njerz po i shkojshin mas, edhe gra që vajtojshin e i bijshin gjoksit pi mërzia. 28 Jezusi u kthye kah gratë edhe ju tha: „Bija të Jerusalemit, mos kajni ma për mu. Kajni ma mirë për veten edhe për fmitë tuej, 29 se kanë me ardhë ditë kur kanë me thanë: ‘Lum gratë që s’kanë lindë, barqet që s’kanë ba fmi, edhe gjinjtë që s’kanë dhanë gji!’ 30 Atëherë kanë me ju thanë maleve: ‘Bini përmbi neve!’, edhe kodrave: ‘Na mbuloni!’ 31 Nëse këto sene po i bojnë kur druni asht i njomë, qka ka me ndodhë kur të thahet?“

32 Edhe dy burra tjerë, kriminelë, u çun për me u ekzekutu. 33 Kur mbrrinën te veni që quhej „Kafka“, e gozhdun Jezusin në shtyllë pranë kriminelëve, njoni në të djathtë e tjetri në të majtë të tij. 34 Po Jezusi tha: „Atë, fali, se s’e dinë qka po bojnë.“ Ata hodhën edhe short për me i nda petkat e tij. 35 Derisa populli rrinte aty tu kqyrë, udhëheqësit e përqeshshin edhe thojshin: „Tjerët i ka shpëtu. Nëse ky asht Krishti i Zotit, i Zgjedhuni, le ta shpëtojë veten tash.“ 36 Edhe ushtarët u tallshin me të. Ju afrojshin, i ofrojshin venë të thartë 37 edhe thojshin: „Nëse je Mbreti i Judenjve, shpëtoje veten.“ 38 Përmbi të ishte vnu nji tabelë me mbishkrimin: „Ky asht Mbreti i Judenjve.“

39 Njani pi kriminelëve që rrishte i varun aty, i foli me përbuzje: „A nuk je ti Krishti? Atëherë shpëtoje veten, edhe neve!“ 40 Po tjetri e qortoi: „A s’ki hiç tutë pi Zotit, kur edhe ti e ke marrë të njejtin dënim? 41 Neve po na ndodhë me të drejtë, se po marrim qka meritojmë për veprat tona. Po ky njeri s’ka bo kurgjo të keqe.“ 42 Pastaj tha: „Jezus, kujtom kur të vish në mbretninë tande.“ 43 Aj ju përgjigj: „Përnime po të thom sot: ti ke me qenë me mu në Parajsë.“

44 Ndërkohë ishte afërsisht ora e 6-të, po përnjiherë ra terr mbi krejt venin deri në orën e 9-të, 45 se u zhduk drita e diellit. Pastaj perdja e shenjtores u shqye në mes. 46 Jezusi bërtiti me za të madh edhe tha: „Atë, në duert tua po e besoj frymën teme.“ Mas këtyne fjalëve, vdiq. 47 Kur oficeri e pa qka ndodhi, i dha lavdi Zotit edhe tha: „Ky njeri përnime ishte i drejtë.“ 48 Kur krejt ata njerz që ishin mbledhë me pa këtë ngjarje e panë qka ndodhi, u kthyn në shpi tu i ra gjoksit. 49 Krejt ata që e njihshin mirë Jezusin rrishin pak larg. Edhe gratë që e kishin përcjellë pi Galilesë ishin aty edhe i shihshin krejt këto sene.

50 Aty ishte edhe nji burrë me emnin Jozef, antar i Këshillit të Naltë, njeri i mirë edhe i drejtë. 51 Ky burrë nuk ishte pajtu me planet e liga e me veprimet e tjerëve. Aj ishte pi Arimatesë, nji qytet i Judenjve, edhe po pritte mbretninë e Zotit. 52 Ky burrë shkoi te Pilati edhe ja kërkoi trupin e Jezusit. 53 E zhdrypi trupin, e mbështolli me pëlhurë të hollë edhe e vnoi në nji varr të gdhendun në shkamb, ku hala s’kishte qenë i shtrimë kërkush. 54 Ishte Dita e Përgatitjes, edhe sabati ishte tu u afru. 55 Gratë që kishin ardhë me Jezusin pi Galilesë shkun mas tij, e panë varrin edhe e panë qysh u vnu trupi mrena. 56 Pastaj shkun me përgatitë erëza aromatike edhe vajna me erë të mirë. Po në sabat, normal, e mbajtën pushimin simas urdhnimit.