2. Timoteut 3
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Po qat sen duhet me ditë: n’ditët e fundit kanë me kon kohë shumë t’vështira, zor me u përballu.
2 Se njerzt kanë me e dasht veç veten edhe paret. Kanë me u bo krenarë e mendjemdhej. Kanë me sha Zotin edhe njerzt. S’kanë me i ni prindt, s’kanë me dit me falenderu, as me kon besnik.
3 Kanë me kon pa dashni, s’pranojn marrëveshje, shpifin, s’e mbajn veten, jon të vrazhdë, edhe s’e dojn t’mirën.
4 Kanë me tradhtu, jon kokëfortë, t’frymë prej mendjemadhësis, e e dojn ma shumë qefin se Zotin.
5 Përjashta doken si po e respektojn Zotin, po fuqia e vertet e fesë s’po shihet n’jeten e tyne. Prej ktyne largohu.
6 Prej ktyne dalin disa burra që me dredhi hyn n’shpi edhe i bajn për veti disa gra t’dobta, t’ngarkume me gjyna, që i shtyn qdo lloj deshire.
7 Ato gjith kohën po mundohen me mësu, po kurr s’po mrrijn me e kuptu saktë t’vërtetën.
8 Si qysh Janesi edhe Jambreju i dolën kundër Moisiut, ashtu edhe kta po i dalin kundër t’vërtetës. Kta njerz jon t’prishun n’menje, edhe n’besim s’jon sprovu si duhet.
9 Po larg s’kanë me shkue, se marrëzia e tyne ka me dalë n’sy t’krejtve, si qysh u pa marrezia e atyne dyve.
10 Po ti e ke përcjell sakt mësimin tem, jetën teme, qellimin tem, besimin, durimin, dashninë edhe qendrueshmninë teme.
11 E din përndjekjet edhe vuajtjet që i kom pasë n’Antioki, n’Ikon, n’Listrë. Kto përndjekje i kom duru, edhe Zoti m’ka nxjerr prej krejt atyne.
12 N’fakt, krejt ata që dojn me jetu n’dorëzim ndaj Zotit, t’lidhun me Krishtin Jezus, kanë me u përndjekë.
13 Po njerzt e këqij edhe mashtrusat kanë me u bo edhe ma keq. Kanë me mashtru tjerët, po edhe vet kanë me u mashtru.
14 Po ti rri fort te ato gjana që i ke mësu edhe je bind për to. E din prej kujt i ke mësu.
15 Edhe prej fëminis i njeh Shkrimet e Shenjta. Ato mundën me t’dhan mençuri sa duhet, që me u shpëtu përmes besimit n’Krishtin Jezus.
16 Krejt Shkrimi i Shenjtë osht i frymëzum prej Zotit. Osht i dobishëm me mësu, me qortu, me ndreqë, edhe me edukue n’drejtësi.
17 Qështu njeriu i Zotit bohet i përgaditun krejt, edhe i gatshem për qdo punë t’mirë.