Gjoni 1
1 Në fillim u kan Fjala, edhe Fjala u kan te Zoti, edhe Fjala u kan nji zot. 2 Kjo Fjalë u kan në fillim te Zoti. 3 Krejt senet erdhën në ekzistencë përmes Fjalës, edhe pa Fjalën nuk ka ardh në ekzistencë asnji sen.
Qka ka ardhë në ekzistencë 4 përmes Fjalës, u kan jetë, edhe jeta u kan drita e njerzve. 5 Edhe drita po ndriçon në terr, po terri nuk e ka mujt(fitu).
6 Ka ardhë nji njeri, i dërgum si përfaqësues i Zotit. Emni i tij u kan Gjon. 7 Ky njeri ka ardhë si dëshmitar. Aj duhej me dëshmu për dritën, që përmes tij njerz të çdo lloji me ardhë në besim. 8 Aj nuk ishte qajo dritë, po duhej me dëshmu për qatë dritë.
9 Drita e vërtetë, që ju jep dritë njerzve të çdo lloji, ishte gati me ardhë në botë. 10 Aj u kan në botë, edhe bota erdh në ekzistencë përmes tij, po bota nuk e njofti. 11 Aj erdh në shpinë e vet, por populli i vet nuk e pranoi. 12 Po krejt atyne që e pranuen, ju dha të drejtën me u bo thfmi të Zotit, sepse besun në emnin e tij. 13 Edhe ata nuk lindën prej njerzve, as prej dëshirës njerëzore, as prej vullnetit të nji burri, por prej Zotit.
14 Kështu Fjala u bo njeri edhe banoi mes nesh, edhe na e pamë lavdinë e tij, nji lavdi qysh e ka nji bir i vetëmlindun prej babës së vet. Aj u kan plot me pranim hyjnor edhe të vërtetë. 15 Gjoni dëshmoi për të, po, aj thirri: „Për qit njeri kam thanë: ‘Aj që vjen mas meje, asht para meje, se ka ekzistu para meje.’“ 16 Se krejt na kemi marrë prej plotësisë së tij, po, mirësi të pameritume mbi mirësi të pameritume. 17 Se Ligji u dha përmes Moisiut, po mirësia e pameritume edhe e vërteta kanë ardhë përmes Jezu Krishtit. 18 Asnji njeri s’e ka pa kurrë Zotin; zoti i vetëmlindun, që asht te ana e Atit, aj ka dhanë shpjegim për Të.
19 Kjo asht dëshmia që dha Gjoni, kur judejtë dërgun te aj do priftërinj edhe Levitë prej Jerusalemit me e vet: „Kush je ti?“ 20 Aj foli hapur edhe nuk e mohoi(kundershtoj): „Unë s’jom Krishti.“ 21 Atëher deshtën me ditë: „Kush je atëher? Elia?“ Aj ju përgjigj: „Nuk jom.“ „A je Pejgamberi?“ „Jo!“, u përgjigj aj. 22 Ata e vetën: „Kush je? Na kallxo, që me ju dhanë përgjigje atyne që na kanë dërgu. Qka po thua për veten?“ 23 Aj u përgjigj: „Unë jom nji za që thirr në shkretinë: ‘Rrafshone udhën e Jehovajt’, qysh ka thanë pejgamberi Isaia.“ 24 Të dërguemit ishin prej Farisenjve. 25 Tash ata deshtën me ditë prej tij: „Nëse nuk je Krishti, as Elia, as Pejgamberi, pse po pagëzon atëher?“ 26 Gjoni ju përgjigj: „Unë pagëzoj në ujë. Mes jush po rrin dikush që ju nuk e njihni, 27 aj që vjen mas meje. E unë s’jom i denjë as me ja zgidhë rripin e sandales së tij.“ 28 Kjo ka ndodh në Betani, në anën tjetër të Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
29 Të nesërmen, aj e pa Jezusin tu ardhë kah aj edhe thirri: „Kqyrni, Kingji i Zotit, që e hjek gjynahin e botës! 30 Për qit njeri kam thanë: ‘Mas meje po vjen nji burrë që asht para meje, se ka ekzistu para meje.’ 31 As unë vetë s’e kam njoftë, por që aj me u njoftë qartë në Izrael, për qata kam ardhë edhe po pagëzoj në ujë.“ 32 Gjoni dëshmoi edhe këtë: „E kam pa frymën tu zhdryp prej havas si nji pëllum, edhe mbeti mbi të. 33 As unë vetë s’e kam njoftë, por po Aj që m’ka dërgu me pagëzu në ujë, m’ka thanë: ‘Mbi kon ta shohësh frymën tu zhdrypë edhe tu mbetë mbi të, aj asht ai që pagëzon me frymë të shenjtë.’ 34 Unë e kam pa këtë, edhe kam dëshmu: Ky asht Biri i Zotit.“
35 Të nesërmen, Gjoni apet rrinte me dy prej nxansave të vet, 36 edhe kur e pa Jezusin tu kalu, tha: „Kqyrni, Kingji i Zotit!“ 37 Dy nxansat e ninë këtë edhe e ndjeken Jezusin. 38 Kur Jezusi u kthye edhe pa që po e ndjeknin, i veti: „Qka po lypni?“ Ata ju përgjigjën: „Rabi, ku po rrin?“ Rabi, kur përkthehet, domethanë „Mësues“. 39 Aj ju tha: „Hajdeni, edhe keni me pa.“ Ata shkun me të edhe e panë ku po rrinte, edhe qat ditë ndejtën me të. Ishte dikun kah ora e 10-të. 40 Njani pi atyne dyve që i kishin nij fjalët e Gjonit edhe e kishin ndjekë Jezusin, quhej Andrea, vllau i Simon Pjetrit. 41 Aj së pari e takoi vllaun e vet Simonin edhe i tha: „E kemi gjetë Mesinë“, që kur përkthehet domethanë „Krisht“. 42 Masanej e çoi te Jezusi. Jezusi e kqyri edhe tha: „Ti je Simoni, djali i Gjonit. Kanë me t’qujtë Kefa“, që kur përkthehet domethanë „Pjetër“.
43 Të nesërmen, Jezusi deshti me u nisë për Galile, edhe kur e takoi Filipin, i tha: „Më ndiq.“ 44 Filipi ishte prej Betsaidës, qytetit të Andreas edhe Pjetrit. 45 Filipi e takoi Natanaelin edhe i kallxoi: „E kemi gjetë atë për të cilin ka shkru Moisiu në Ligj, edhe Pejgamberët: Jezusin, djalin e Jozefit, prej Nazaretit.“ 46 Po Natanaeli tha: „A mundet me dalë naj sen i mirë prej Nazareti?“ Filipi ju përgjigj: „Hajde e kqyre vetë.“ 47 Jezusi e pa Natanaelin tu ardhë kah aj edhe tha për të: „Kqyrni! Ky përnime asht Izraelit, në të cilin s’ka kurrfarë mashtrimi!“ 48 Natanaeli e veti: „Prej kah më njeh?“ Jezusi ju përgjigj: „Para se Filipi me të thirrë, të kam pa nën fiq.“ 49 Natanaeli ja ktheu: „Rabi, ti je Biri i Zotit, ti je Mbreti i Izraelit.“ 50 Jezusi ju përgjigj: „A po beson pse të thashë që të kam pa nën fiq? Ki me pa sene edhe ma të mëdhaja.“ 51 Masanej tha: „Nji sen asht i sigurt: keni me e pa havan të hapun edhe melaqet e Zotit tu hypë e tu zhdrypë te Biri i njeriut.“