Kangë t'shejta 112
1 Lavdojeni Jahun! א (Aleph) Lum aj që ka respekt të madh për Jehovën, ב (Bet) që gëzohet shumë me urdhnat e tij. ג (Gimel)
2 Pasardhësit e tij kanë me konë të fuqishëm në tokë, ד (Dalet) e brezi i njerëzve të drejtë ka me konë i bekuem. ה (He)
3 Në shpinë e tij ka mirëqenie e pasuni, ו (Waw) e drejtësia e tij ka me mbetë përgjithmonë. ז (Zajin)
4 Për njerëzit e drejtë, aj shndrit si nji dritë në terr. ח (Chet) Aj i kupton hallet e tjerëve, ka dhimt për ta edhe asht i drejtë. ט (Tet)
5 I shkon mirë atij që u jep borxh tjerëve me zemër të hapun. י (Jod) Aj i kryn punët e veta me drejtësi. כ (Kaf)
6 Aj kurrë s'ka me u lëkundë. ל (Lamed) Njeriu i drejtë ka me u kujtu përgjithmonë. מ (Mem)
7 Aj s'ka me u tutë pi lajmeve të këqija. נ (Nun) Zemrën e ka të fortë, se i beson Jehovait. ס (Samech)
8 Zemra e tij s'lëkundet. Aj s'ka frikë. ע (Ajin) Në fund ka me i kqyrë kundërshtarët e vet me gëzim për fitoren. פ (Pe)
9 Aj ka nda gjithandej, u ka dhanë të vorfnëve. צ (Zade) Drejtësia e tij ka me mbetë përgjithmonë. ק (Kof) Fuqia e tij ka me u ngritë me nder. ר (Resch)
10 I keqi ka me e pa këtë edhe ka me u idhnu. ש (Schin) Ka me i kërcitë dhambët edhe ka me u tretë. ת (Taw) Dëshirat e të këqijve kanë me u zhdukë.