Libri i parë i Musës 3
1 Gjarpni u konë ma dinak se krejt kafshët e egra të fushës që i kish bo Jehovai Zot. Aj i ka thanë grues: „A përnime Zoti ju ka thanë që s’guxoni me hangër pi krejt drujve të kopshtit?“
2 Gruja ia ka kthy gjarpnit: „Na guxojmë me hangër pemët pi drujve të kopshtit.
3 Po për pemët e drunit që asht në mes të kopshtit, Zoti ka thanë: ‘Pi atij druni s’guxoni me hangër, bile as me e prekë, se përndryshe keni me dekë.’“
4 Atëherë gjarpni i ka thanë grues: „Jo, ju kurrsesi s’keni me dekë.
5 Se Zoti e din që ditën kur hani pi atij druni, kanë me ju çelë sytë. Keni me u bo si Zoti, edhe keni me e ditë qka asht e mirë e qka asht e keqe.“
6 Atëherë gruja e ka pa që druni kish pemë të mira. Ato ia merrshin synin, edhe vet druni u konë i bukur me e pa. Për qata, ajo ka marrë pi pemëve të tij edhe ka hangër. Kur burri i saj u konë me të, ajo i ka dhanë edhe atij, edhe aj ka nisë me hangër.
7 Atëherë të dyve ju kanë çelë sytë edhe e kanë kuptu që jonë lakuriq. Për qata, i kanë qepë bashkë do fletë fiku edhe i kanë bo vetit mbulesa për rreth belit.
8 Ma vonë, burri edhe gruja e tij e kanë ni zanin e Jehovait Zot, që po ecë nëpër kopsht në qat kohë të ditës kur fryjke nji erë e lehtë. Atëherë janë mshef pi Jehovait Zot mes drujve të kopshtit.
9 Jehovai Zot e ka thirrë burrin disa herë: „Ku je?“
10 Në fund aj i ka thanë: „Ta kom ni zanin në kopsht, po m’ka kapë frika se u konë lakuriq, e për qata jom mshef.“
11 Zoti e ka vetë: „Kush të ka thanë që je lakuriq? A ke hangër pi atij druni që ta kom ndalu me hangër?“
12 Burri ia ka kthy: „Gruja që ma ke dhanë me nejt me mu, ajo m’ka dhanë nji pemë pi atij druni. Për qata kom hangër.“
13 Masanej Jehovai Zot e ka vetë grun: „Qka ke bo kështu?“ Gruja ia ka kthy: „Gjarpni m’ka mashtru. Për qata kom hangër.“
14 Masanej Jehovai Zot i ka thanë gjarpnit: „Pasi që e ke bo këtë sen, ti je i mallkum ma shumë se krejt kafshët e shpisë edhe krejt kafshët e egra të fushës. Ke me u zvarritë përmi bark edhe ke me hangër pluhun sa t’jesh gjallë.
15 Edhe unë kam me shti armiqësi mes teje edhe grues, mes pasardhësve tu edhe pasardhësit të saj. Aj ka me ta shtypë kryt, e ti ke me e plagosë në thembër.“
16 Grues i ka thanë: „Kam me ta bo shtatzaninë shumë ma të randë, edhe me dhimtë të mëdhaja ke me lindë fëmijë. Ti ke me pasë dëshirë të madhe për burrin tand, e aj ka me sundu përmi ty.“
17 Adamit i ka thanë: „Ti e ke ngu grun tane edhe ke hangër pi atij druni, edhe pse unë ta kom ndalu me hangër, tu të thanë: ‘Pi atij druni s’guxon me hangër.’ Për qata, toka asht e mallkume për shkakun tand. Krejt jetën ke me u mundu shumë për me hangër pi asaj që jep toka.
18 Toka ka me qitë therra edhe gjemba, edhe ti ke me u ushqy me bimët e fushës.
19 Me djersë të ballit ke me hangër bukë, deri sa të kthehesh apet në tokën pi së cilës je marrë. Se ti je pluhun, edhe në pluhun ke me u kthy.“
20 Masanej Adami ia ka lanë grues së vet emnin Eva, se ajo ka me u bo nana e krejt të gjallëve.
21 Jehovai Zot i ka bo Adamit edhe grues së tij tesha të gjata pi lëkurës me gëzof, që me u veshë.
22 Masanej Jehovai Zot ka thanë: „Tash njeriu u bo si njoni pi neve, se e din qka asht e mirë e qka asht e keqe. E tash, që mos me e shtri dorën e me marrë edhe pi drunit të jetës, me hangër e me jetu përjetë ...“
23 Atëherë Jehovai Zot e ka përzanë njeriun pi kopshtit të Edenit, që me e punu tokën pi së cilës u marrë.
24 Qeshtu e ka qitë njeriun jashtë, edhe në anën lindore të kopshtit të Edenit i ka vendosë kerubinët edhe nji shpatë me flakë që sillej pa nalë, për me e rujt rrugën që të çon te druni i jetës.