Sofonia 1
1 Fjala e Jehovës që i ka ardh Zefanisë, djalit të Kushit, djalit të Gedalias, djalit të Amarias, djalit të Hizkias, në kohën e Josias, djalit të Amonit, mbretit të Judës:
2 „Kam me i fshi krejt, pa lanë kurgjo pi faqes së tokës“, thotë Jehovai.
3 „Kam me i fshi njerëzit edhe kafshët. Kam me
i fshi shpezët e qiellit edhe peshqit e detit, edhe
krejt pengesat bashkë me njerëzit e këqij. Kam me
i zhduk njerëzit pi faqes së tokës“, thotë Jehovai.
4 „Kam me e shtri dorën tem kundër Judës edhe
kundër krejt banorëve të Jerusalemit, edhe kam me e
fshi në këtë vend çdo gjurmë të Baalit, emnin
e priftave të zotave të huej bashkë me priftat,
5 edhe krejt ata që përkulen mbi kulme para ushtrisë së qiellit,
edhe krejt ata që përkulen e i betohen Jehovës për besnikni,
po në të njejtën kohë i betohen për besnikni edhe Malkamit,
6 edhe krejt ata që ia kthejnë shpinën Jehovës e s’e ndjekin
ma, edhe ata që s’e kërkojnë Jehovën e as s’e pyesin.“
7 Rri i heshtun para Zotnisë Sovran Jehova, se dita e Jehovës asht afër.
Jehovai e ka përgatit nji kurban, edhe i ka shenjtëru ata që i ka ftu.
8 „Ditën e kurbanit të Jehovës kam me u kërku llogari burrave që
udhëheqin, djemve të mbretit edhe krejt atyne që veshin tesha të hueja.
9 Kam me i kërku llogari secilit që atë ditë hyp në platformë, krejt
atyne që e mbushin shpinë e zotnisë së vet me dhunë e mashtrim.
10 Atë ditë“, thotë Jehovai, „pi Portës së Peshqve
ka me u ni nji britmë e madhe,
pi Lagjes së Dytë ka me u ni
vajtim, edhe pi kodrave nji krismë e fortë.
11 Qani me të madhe, ju banorë të
Makteshit, se krejt tregtarët jonë zhduk,
krejt ata që peshojnë argjendin jonë shkatërru.
12 Në atë kohë kam me e kontrollu Jerusalemin mirë e mirë me llamba,
edhe kam me u kërku llogari atyne që jonë tepër të kënaqun me veten
e që thonë me vete: ‚Jehovai s’ka me bo as mirë, as keq.‘
13 Pasunia e tyne ka me u plaçkit, e shpitë e tyne kanë me u shkatërru.
Kanë me ndërtu shpi, po s’kanë me banu në to.
Kanë me mbjell vneshta, po s’kanë me pi venë pi tyne.
14 Dita e madhe e Jehovës asht afër!
Asht afër edhe po afrohet shumë shpejt!
Zani i ditës së Jehovës asht i hidhët.
Atë ditë nji luftëtar ka me bërtit me të madhe.
15 Ajo ditë asht ditë zemërimi,
ditë halli e frike,
ditë stuhie e shkatërrimi, ditë
terri e errësine, ditë
resh e terri të dendur,
16 ditë kur ka me u ni boria edhe britmat e luftës kundër
qyteteve me mure të forta edhe kullave të nalta nëpër qoshe.
17 Kam me u pru njerëzve hall e
mjerim, edhe kanë me ecë andej-knej si të
verbët, se kanë bo gjynah kundër Jehovës.
Gjaku i tyne ka me u derdh si
pluhuni, edhe mishi i tyne si plehu.
18 As argjendi e as ari i tyne s’ka me mujt me i shpëtu atë ditë kur
shpërthen zemërimi i Jehovës, se zjarri i zellit të tij ka me e përpi krejt tokën. Se
aj ka me i zhduk krejt banorët e tokës, e kjo ka me konë e tmerrshme.“