Nahumi 2
1 Kundër teje ka ardh nji që i shpërndan krejt.
Ruji fortifikimet.
Kqyre mirë rrugën.
Bëhu gati edhe përdore krejt fuqinë tane.
2 Jehova po ia kthen prap krenarinë
Jakobit, edhe krenarinë Izraelit. Se
shkatërrusit i kanë shkatërru, edhe ua
kanë zhduk filizat e rinj.
3 Mburojat e burrave të tij të fortë jonë ly me
të kuqe, luftëtarët e tij jonë veshë me tesha të
kuqe të mbyllta. Hekurat e qerreve të tij të luftës
po shëndrisin si zjarm, ditën kur aj po bahet gati
për luftë, edhe shtizat prej drunit të dëllinjës po tunden.
4 Qerret e luftës po vrapojnë si të çmenduna naper rrugë.
Po shkojnë me vrull poshtë e nalt naper sheshe.
Po shëndrisin si pishtarë që digjen edhe po vetëtijnë si rrufe.
5 Aj po i thirr oficerët e vet.
Ata po marrin në thua tu ec përpara.
Po nguten kah muri i qytetit.
Po e vendosin barrikadën.
6 Dyert e lumenjve po çelen,
edhe pallati po shembet.
7 U vendos:
asaj po ia heqin mbulesën, po e çojnë robinë, e robneshat e saj po rënkojnë.
Po lëshojnë za si pëllumba edhe po i mshojnë gjoksit.
8 Niniva gjatë krejt kohës u konë
si nji pellg me ujë, po
tash njerëzit po ikin. “Naluni!
Naluni!” Po kërkush s’po kthehet mbrapa.
9 Plaçkitne argjendin, plaçkitne arin!
Ka thesare pa fund.
Asht plot me gjithfarë senesh të vlefshme.
10 Qyteti ka mbet bosh, i shkretë, i shkatërrum!
Zemrat po ju shkrihen pi frikës, gjunjtë po ju lëshojnë, ijët po ju dridhen.
Krejt ftyrat ju jonë skuqë.
11 Ku asht strofulla e luanëve, ku hanë
luanët e ri, ku luani del me
këlyshin e vet, pa i tutë kërkush?
12 Luani ka shqy boll gjah për këlyshët e vet,
edhe ka mbyt gjah për luaneshat e veta. Shpellat
e veta i ka majt plot me gjah,
e vendet ku mshefet plot me kafshë të shqyeme.
13 “Kqyre! Unë jom kundër teje”, thotë Jehova, Zotnia i ushtrive.
“Unë kom me t’i djeg qerret e luftës derisa të bahen
tym, edhe shpata ka me t’i përbi luanët e tu
të ri. Kom me ju dhanë fund plaçkitjeve tua nëpër tokë,
edhe zani i lajmëtarëve tu s’ka me u ni ma.”