Joeli 1
1 Fjala që Joeli, djali i Pẹthuelit, e ka marrë pi Jehovait:
2 «Ngoni, ju pleq, ngoni mirë, krejt ju
që banoni n'këtë vend. A ka
ndodhë najherë nji sen i tillë n'kohën
tuej a n'kohën e t'parëve tuej?
3 Kallxojuni për këtë djemve tuej, e djemtë
tuej le t'ua kallxojnë djemve t'vet, e djemtë
e tyne le t'ia kallxojnë brezit tjetër.
4 Qka e ka lanë karkaleci grykës, e ka hangër karkaleci që vjen n'grupe.
Qka e ka lanë karkaleci që vjen n'grupe, e ka hangër karkaleci pa krahë.
E qka e ka lanë karkaleci pa krahë, e ka hangër karkaleci që s'ngihet kurrë.
5 Çohuni, ju që pini, edhe kajtni! Vajtoni,
krejt ju që pini venë, se vena e
ambël ju u ka hjekë pi gojës.
6 Se nji popull i fortë edhe shumë i madh ka hy me zor n'tokën teme.
Dhambët edhe nofullat i ka si t'luanit.
7 Ma ka shkatërru vneshtin edhe ma ka ba fikun cung.
I ka hangër krejt, i ka lanë cullak edhe i ka
gjujtë anash, e degët kanë mbetë veç dru i zhveshun.
8 Vajtoni si nji vajzë e virgjër e veshun me thes,
që po mban zi për dhondrrin e rinisë së vet.
9 S'ka ma kurbane pi drithi as kurbane me pije n'shpinë e Jehovait.
Priftat, shërbëtorët e Jehovait, po mbajnë zi.
10 Ara asht shkatërru, toka po vajton.
Se drithi u shkatërru, vena e re u sos edhe vaji s'ka ma.
11 Bujqit jonë tronditë edhe ata që punojnë
n'vneshta po vajtojnë për grunin edhe elbin, se
krejt t'korrat e arës kanë shku huq.
12 Vneshti asht tha, fiku asht
vyshkë. Qoftë shega, palma
a molla, krejt drujt e
arës jonë tha. Gëzimi
i popullit u kthy n'marre.
13 Vishni tesha thesi edhe mbani zi, ju prifta. Vajtoni, ju që
shërbeni te altari. Hyni mrena edhe kalojeni natën t'veshun me
thes, ju shërbëtorët e Zotit tem, se n'shpinë e Zotit juej
s'po jepen ma kurbane pi drithi as kurbane me pije.
14 Shpalleni nji agjërim, thirrni nji mbledhje t'shejtë. Mblidhini pleqt
bashkë me krejt banorët e vendit te shpija e
Jehovait, Zotit juej, edhe thirrni Jehovain me ju ndihmu.
15 Medet, qfarë dite! Se dita e
Jehovait asht afër edhe ka me ardhë
si nji shkatërrim pi të Gjithfuqishmit!
16 A s'na u ka hjekë ushqimi para syve tanë
edhe gëzimi e hareja pi shpija e Zotit tonë?
17 Farat jonë tha nën lopatat e tyne.
Depot e ushqimit jonë zbrazë.
Hambarët jonë rrënu, se drithi asht tha.
18 Bile edhe bagëtia po rënkon!
Tufat e gjedheve po enden andej-këndej, se s'po gjejnë ushqim!
Edhe tufat e deleve po e vuajnë dënimin.
19 Ty kam me t'thirrë për ndihmë, o Jehova,
se zjarri i ka përpi kullotat e shkretinës edhe
flaka i ka djegë krejt drujt e arës.
20 Bile edhe shtazët e egra po t'kërkojnë
me mall, se përrenjtë jonë tha edhe
zjarri i ka përpi kullotat e shkretinës.»