2. Timoteut 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Po qat sen duhet me ditë: n’ditët e fundit kanë me kon kohë shumë t’vështira, zor me u përballu.

2 Se njerzt kanë me e dasht veç veten edhe paret. Kanë me u bo krenarë e mendjemdhaj. Kanë me sha Zotin edhe njerzit. S’kanë me ni ma per prindrit, s’kanë me dit me falenderu, as me kon ma besnik.

3 Kanë me kon pa dashni, s’kan me pranu marrëveshje, shpifin, s’e mbajn veten, jon të vrazhdë te eger, edhe s’e dojn t’mirën.

4 Kanë me tradhtu, jon kokëfortë, t’frymë prej mendjemadhësis, e e dojn ma shumë qefin se Zotin.

5 Përjashta doken si po e respektojn Zotin, po fuqia e vertet e fesë nuk shihet ne jeten e tyne. Prej ktyne njerzve largohu.

6 Prej ktyne dalin disa burra që me dredhi hyn naper shpi edhe i bajn për veti do gra te dobta, qe jan ngarkume me gjyna, që i shtyn ne qdo lloj deshire.

7 Ato gjith kohën po mundohen me mësu, po kurr s’po mrrijn me e kuptu saktë te vërtetën.

8 Si qysh Janesi edhe Jambreju i dolën kundër Moisiut, ashtu edhe kta po i dalin kundër t’vërtetës. Kta njerz jon t’prishun n’menje, edhe n’besim s’jon sprovu si duhet.

9 Po larg s’kanë me shkue, se marrëzia e tyne ka me dalë n’sy t’krejtve, si qysh u pa marrezia e atyne dyve.

10 Po ti e ke përcjell sakt mësimin tem, jetën teme, qellimin tem, besimin, durimin, dashninë edhe qendrueshmninë teme.

11 E din përndjekjet edhe vuajtjet që i kom pasë n’Antioki, n’Ikon, n’Listrë. Kto përndjekje i kom duru, edhe Zoti m’ka nxjerr prej krejt atyne.

12 N’fakt, krejt ata që dojn me jetu n’dorëzim ndaj Zotit, t’lidhun me Krishtin Jezus, kanë me u përndjekë.

13 Po njerzt e këqij edhe mashtrusat kanë me u bo edhe ma keq. Kanë me mashtru tjerët, po edhe vet kanë me u mashtru.

14 Po ti rri fort te ato gjana që i ke mësu edhe je bind për to. E din prej kujt i ke mësu.

15 Edhe prej fëminis i njeh Shkrimet e Shenjta. Ato mundën me t’dhan mençuri sa duhet, që me u shpëtu përmes besimit n’Krishtin Jezus.

16 Krejt Shkrimi i Shenjtë osht i frymëzum prej Zotit. Osht i dobishëm me mësu, me qortu, me ndreqë, edhe me edukue n’drejtësi.

17 Qështu njeriu i Zotit bohet i përgaditun krejt, edhe i gatshem për qdo punë t’mirë.