Mikea 1

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mesazhi i Jehovait që e ka marrë Mika pi Moreshetit, në kohën e Jotamit, Ahazit edhe Hizkisë, mbretave të Judës, edhe që aj e ka pa në nji vegim për Samarinë edhe Jerusalemin:

2 „Ngoni mirë, ju krejt popuj! Vëja veshin, o
tokë, edhe krejt qka ka në ty. Le
të dalë Jehovai, Zoti Sovran, si dëshmitar kundër
juve, Jehovai pi tempullit të vet të shenjtë.

3 Se kqyrni, Jehovai po e len vendin e vet.
Aj ka me zhdryp edhe ka me shkelë mbi vendet e nalta të tokës.

4 Nën të, malet kanë me u shkri
edhe luginat kanë me u ça,
si dylli përpara zjarmit, si uji që
derdhet teposhtë nji shpati të rrëpijtë.

5 Krejt kjo ka me ndodhë për shkak
të rebelimit të Jakobit, për shkak
të gjynaheve të shpisë së Izraelit. E
qka asht rebelimi i Jakobit? A
s’asht Samaria? E qka jon vendet e
nalta të Judës? A s’asht Jerusalemi?

6 Unë kam me e bo Samarinë nji grumbull rrënojash
në fushë, nji vend ku mbillen vneshta. Gurët
e saj kam me i gjujt poshtë në luginë
edhe themelet e saj kam me i zbulu.

7 Krejt figurat e idhujve të saj kanë me u thy copë-copë,
edhe krejt dhuratat që i ka marrë tu e shit
veten kanë me u djegë. Krejt idhujt e saj kam me
i shkatërru. Se ajo i ka mbledhë me paret e
kurvnisë, edhe prapë kanë me u kthy në pare të kurvnisë.“

8 Për qata, unë kam me vajtu edhe
me ulëritë, kam me ecë dathë edhe
lakuriq. Kam me lshu britma vajtimi
si çakajt edhe britma pikëllimi si strucat.

9 Se plaga e saj s’ka shërim, ajo ka
mrri deri në Judë. Plaga asht përhapë deri
te porta e popullit tem, deri në Jerusalem.

10 „Mos e kallxoni këtë në Gath,
mos e derdhni as nji
lot. Në Beth-Afra, rrugullisuni në pluhun.

11 Kaloni andej lakuriq edhe me marre, ju banorë të Shafirit.
Banorët e Zaananit s’kanë dalë jashtë.
Në Beth-Ezel kanë me vajtu, edhe aj vend s’ka me ju ndihmu ma.

12 Se banorët e Marothit kanë pritë diçka të mirë, po pi
Jehovait ka zhdryp e keqja deri te porta e Jerusalemit.

13 Lidhni kuajt përpara qerreve, ju banorë të Lakishit.
Te ju ka nis gjynahi për bijën e Sionit,
se te ju u gjetën rebelimet e Izraelit.

14 Për qata, keni me i dhanë dhurata lamtumire Moreshet-Gathit.
Shpitë e Akzibit u tregun të pabesa ndaj mbretave të Izraelit.

15 Unë hala kam me e pru pushtuesin te ju, ju banorë të Mareshës.
Lavdia e Izraelit ka me ardhë deri në Adullam.

16 Rrujeni kryt edhe qethni flokët për shkak të fëmijëve tuaj të
dashun. Bani veten tullac si shqiponja, se fëmijët tuaj i
kanë marrë me zor edhe i kanë çu larg pi juve.“