Mikea 5

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 “Tash po e pren veten, o
bijë, që po t’sulmojnë. Na
kanë rrethu. Me shkop po e
godasin n’faqe gjykatësin e Izraelit.

2 Edhe ti, Betlehem-Efrata, që je tepër i vogël me u
numru ndër qytetet e Judës, pi teje ka me dalë
për mu aj që ka me sundu n’Izrael, që fillimin
e ka pi kohët e largëta, pi ditët e moçme.

3 Për qata, aj ka me e lanë popullin e vet deri atëherë kur
gruaja që ka me lindë fmiun, ta ketë lindë. Edhe ata që kanë
mbetë pi vllaznit e tij kanë me u kthy te populli i Izraelit.

4 Aj ka me u çu e ka me shërby si
bari me fuqinë e Jehovait, me madhështinë e emnit t’Jehovait,
Zotit t’vet. Edhe ata kanë me jetu t’sigurt, se tash
madhështia e tij ka me mrri deri n’skajet e tokës.

5 Edhe aj ka me sjellë paqe. Nëse asiriani hyn n’tokën tonë
edhe i shkel kullat tona t’mbrojtjes, na kemi me i caktu
kundër tij shtatë barinj, bile tetë prijësa pi mesi i njerëzve.

6 Ata kanë me e rujtë tokën e Asirisë me
shpatë, edhe tokën e Nimrodit te hyrjet e saj. Edhe
aj ka me na shpëtu pi asirianit, kur aj
hyn n’tokën tonë edhe kur e shkel territorin tonë.

7 Ata që kanë mbetë pi Jakobi, n’mes
t’shumë popujve, kanë me konë si vesa që
vjen pi Jehovait, si shiu që bjen
mbi bimë, që s’e ka shpresën te njeriu
e as nuk pret pi bijve t’njerëzve.

8 Ata që kanë mbetë pi Jakobi kanë
me konë ndër kombe, n’mes t’shumë popujve, si
nji luan n’mes kafshëve t’egra t’pyllit, si
nji luan i ri n’mes tufave t’dhenve,
që kalon n’mes tyne, i sulmon edhe i
shqyen, e s’ka kush me i shpëtu.

9 Dora jote ka me u ngritë fitimtare mbi kundërshtarët e
tu, edhe krejt armiqtë e tu kanë me u shkatërru.”

10 “Atë ditë”, thotë Jehovai, “kam me i largu kuajt
pi mesi yt edhe kam me t’i shkatërru qerret.

11 Kam me i shkatërru qytetet e vendit tand edhe
kam me i rrëzu krejt fortesat e tua.

12 Kam me ua dhonë fund magjive tua, edhe n’mes
teje s’ka me mbetë kurrkush që merret me magji.

13 Kam me i shkatërru idhujt edhe shtyllat që i ke n’mes tand,
edhe ti s’ke me iu përkulë ma punës së durve tua.

14 Kam me i shkulë hunët e shenjtë pi
mesi yt edhe kam me t’i zhdukë qytetet.

15 Plot me mllef e zemërim kam me marrë
hak ndaj popujve që s’kanë ni fjalë.”