Kanga ma e bukur 3
1 Natën, n’shtratin tem, e kom lyp
atë që e du. E
kom lyp, po s’e kom gjetë.
2 Kom me u çu e kom me u
sillë nëpër qytet. Nëpër rrugë e nëpër sheshe,
kom me e lyp atë që e
du. E kom lyp, po s’e kom gjetë.
3 Rojat që po silleshin nëpër qytet m’kanë gjetë.
‘A e keni pa atë që e du?’
4 Sapo i kom kalu ata, e kom gjetë
atë që e du. E kom majt fort
e s’e kom lshu ma, derisa e kom çu
në shpinë e nanës teme, në dhomën e
mbrendshme të asaj që m’ka majt në bark.
5 Ju vnoj me u betu, ju çika t’Jerusalemit, për gazelat
edhe sorkadhet e fushës: Mos u mundoni me ma zgju
a me ma ngacmu dashninë, derisa ajo vetë s’asht gati.”
6 “Qka asht kjo që po hyp pi shkretinës
si shtylla tymi, e parfumosun me mirrë edhe
temjan, me krejt pluhnat erëmirë të nji tregtari?”
7 “Kqyrni! Ky asht shtrati i bartshëm
i Solomonit, i rrethum pi 60 burra
t’fortë, pi burrat e fortë t’Izraelit,
8 krejt t’armatosun me shpata, krejt
t’ushtrum për luftë, secili me shpatën
n’anën e vet, për me
u mbrojt pi tmerreve t’natës.”
9 “Ky asht shtrati i bartshëm i mbretit Solomon, i
punum enkas për të pi drujt e Libanit,
10 shtyllat i ka pi argjendi,
e mbajtëset pi ari. Ulësen
e ka pi leshi ngjyrë purpuri,
e mbrendësinë ia kanë zbukuru
me dashni çikat e Jerusalemit.”
11 “Dilni jashtë, ju çika t’Sionit, kqyrne mbretin
Solomon, me kurorën e dasmës që
ia ka bo nana e vet ditën
e martesës së tij, ditën kur
zemra e tij u mbush me gëzim.”