Amosi 6

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 «Mjerë ata që rrinë pa merak n'Sion,
ata që ndihen t'sigurt n'malin e
Samarisë, burrat me nam t'popullit ma t'dalluem,
te t'cilët shkon shpija e Izraelit!

2 Shkoni n'Kalne e shiheni. Pi aty shkoni
n'Hamathin e Madh, e pastaj zhdrypni
n'Gat, qytetin e filistinëve. A jonë ata
ma t'mirë se këto mbretni, a
e kanë vendin ma t'madh se ju?

3 A po e largoni pi mendjes ditën e fatkeqësisë
e po e leni dhunën me sundu n'mes jush?

4 Ata shtrihen n'shtretër pi fildishi e zgjaten mbi divana,
i hanë deshtë e tufës edhe viçat e majmë.

5 Ata i sajojnë kangët aty për aty me tingujt
e harpës, e si Davidi, shpikin vegla muzikore.

6 Ata pinë venë tas mas tasi,
e lyhen me vajrat ma t'shtrenjtë. Ama
hiç s'mërziten për rrënimin e Jozefit.

7 Për qata ata kanë me shku t'parët n'robni, e ka
me marrë fund ahengu i atyne që rrinë t'shtrimë.

8 ‘Zotnia Jehova, që sundon mbi krejt, asht betu
n'veten e vet’, thotë Jehovai, Zoti i ushtrive.
‘“E kom neveri krenarinë e Jakobit, i urrej
kullat e tij mbrojtëse, e kom me e
dorëzu qytetin bashkë me krejt qka ka mrena.

9 Edhe nëse mbesin dhjetë burra n'nji shpi, edhe ata kanë me vdekë.

10 Nji i afërm i tyne ka me ardhë me i nxjerrë jashtë e me i djegë njanin mas tjetrit. Aj ka me i nxjerrë trupat e tyne t'vdekun pi shpija. Pastaj ka me e vetë atë që asht n'dhomat e mbrendshme t'shpisë: ‘A ka mbetë edhe dikush me ty?’ E aj ka me ia kthy: ‘Askush!’ Atëherë ka me i thanë: ‘Hesht! Tash s'asht koha me e përmendë n'kurrfarë mënyre emnin e Jehovait.’”

11 Se Jehovai po jep urdhën, e shpinë e
madhe ka me e ba rrënojë, e
shpinë e vogël ka me e ba copë-copë.

12 A vrapojnë kuajt mbi shkëmb, a lëvron
dikush aty me qe? Ju e keni
kthy drejtësinë n'nji bimë helmuese, e frytin
e asaj që asht e drejtë n'pelin.

13 Ju po gëzoheni për gjana që s'vlejnë kurgjo e po thuni:
“A s'jemi ba t'fuqishëm me forcat tona?”

14 Për qata, o shpi e Izraelit, kom me e çu nji
popull kundër teje’, thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, ‘e aj ka
me t'shtypë pi Lebo-Hamathi e deri poshtë te përroi i Arabës.’»